• |
ide | kryesore

“Në Serie D paguhesha 400 euro”: nga diletantët në kombëtaren e Italisë, kjo është përralla e Compagno

-Instant, Sport
Compagno



Zgjidhja e problemeve të sulmit të Italisë mund të vijë… nga Rumania. Ai quhet Andrea Compagno, një sulmues i lindur në vitin 1996 me origjinë nga Palermo. Aktualisht me Fotbal Club FCSB, klubi që trashëgoi titujt dhe traditën sportive të Steaua Bukuresht, Compagno ishte sulmuesi italian më produktiv në botë në vitin 2022, me 24 gola të shënuar. Mes përfaqësimeve në SuperLiga dhe Conference League në vitin kalendarik ai la pas edhe Immobile, me 22. Performanca që tërhoqën interesin e Roberto Mancini, aq sa ta bindnin trajnerin që ta përfshijë Matador në skuadër. Compagno, që nofkën e ka për shkak të flokëve të gjatë, është në listën e 26 lojtarëve për ndeshjet e para kualifikuese të Euro 2024 kundër Anglisë (23 mars) dhe Maltës (26).

Këtë e ka bërë të ditur Mihai Stoica, drejtori i përgjithshëm i klubit rumun, i cili për Orange Sport nuk e ka fshehur kënaqësinë: “Rrallëherë emocionohem kaq shumë. Kemi një lojtar në kombëtaren kampione europiane në fuqi, Compagno në kombëtaren e Italisë. Andrea ka një seriozitet që rrallë e kam parë te një lojtar. Valeriu Argaseala (presidenti i klubit, red) më telefonoi dhe më tha: ‘A të kanë harruar emailin? Compagno është thirrur në kombëtare’. E pyeta nëse po bënte shaka. Ne nuk kemi pasur kurrë një lojtar në ekipin kombëtar në këtë nivel”.

KARRIERA E PABESUESHME

E kur e mësoi, duhet të jetë dukur shaka edhe për vetë Compagno. Sulmuesi u rrit futbollistikisht në Palermo (ku luante edhe babai i tij Rosario). Ai kaloi një jetë në ligat e vogla italiane përpara se të nisej në moshën 22-vjeçare për të fituar përvoja të reja jashtë kufijve. Në vitin 2018 erdhi rasti i madh me fanellën e Tre Fiori, në San Marino. Me ta ai debutoi në raundet paraprake të Europa League dhe shënoi 37 gola në 41 ndeshje zyrtare.

COMPAGNO: “PAGUHESHA 400 EURO”

Craiova e pikasi dhe falë 26 golave të tij arriti promovimin dhe verën e kaluar e shiti te FCSB. Me fanellën e re, këtë vit, ai ka shënuar tashmë 16 gola në 24 paraqitje, duke debutuar edhe në grupet e Europa League. “Në Itali fitoja 400 euro në muaj dhe shkoja në pazar me makinë llogaritëse”, tha Compagno për La Gazzetta dello Sport. Tani qendërsulmuesi 194 centimetra i gjatë, i aftë në sponde dhe fatal nën portë, ëndërron të bëhet debutuesi numër 56 i aventurës së teknikut Mancini në pankinën e kombëtares.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *