• |
ide | kryesore

“Të gjithë kemi prekur femra”: frazë seksiste për të justifikuar një lojtar, tekniku i Angers duhet të dorëhiqet

-Instant, Sport
Angers



“Nuk ka asgjë të keqe me këtë, ne të gjithë kemi prekur femra”. Ky koment seksist i kushtoi pankinën trajnerit të Angers, Abdel Bouhazama. Faji i tij ishte se tentoi të justifikonte kështu vendimin për të futur në fushë mbrojtësin Ilyes Chetti. Lojtari është në qendër të një procedimi për ngacmim seksual ndaj një vajze. Fraza e Bouhazama, që erdhi përpara humbjes së rëndë 5-0 në Montpellier, shkaktoi një stuhi në Francë. Menjëherë shpërthyen shumë polemika dhe protesta. Vetë klubi i Angers dënoi sjelljen e trajnerit të tij dhe pranoi dorëheqjen e tij.

Angers janë në fund të tabelës në Ligue 1. Ata kanë vetëm 10 pikë pas 26 ndeshjesh të luajtura dhe situata është e pashpresë. Zona e shpëtimit është 12 pikë larg. Krejtësisht e paarritshme për një skuadër që ka sulmin më të keq me 21 gola dhe mbrojtjen më të dobët me 58 të pësuar.

Lexo më tej: Ligue 1, rrahje e pushtim fushe çdo javë: në Paris plagoset një fëmijë i vogël

“Përballë presionit mediatik dhe për të ruajtur imazhin e klubit dhe qetësinë e dhomës së zhveshjes, Abdel Bouhazama i njoftoi presidentit Saïd Chabane se ai ka vendosur të largohet nga posti i tij si trajner”, thuhet në deklaratën e klubit. “Presidenti pranon vendimin e trajnerit. Klubi nuk pranon asnjë formë diskriminimi dhe dënon seksizmin dhe mizogjininë. Abdel Bouhazama u ka kërkuar falje kolegëve të tij, veçanërisht femrave”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *