I pyetur nëse edhe për Këshillat do të jenë me një listë të përbashkët, Meta tha se me ish-kryeministrin Sali Berisha kanë arritur një marrëveshje historike, duke shtuar se kandidatët nuk janë Berishës, por të qytetarëve.

“Pa rimëkëmbjen e arsimit , pa mbështetjen e mësuesve, kërkimit shkencor ky vend kurrë nuk mund të ecë. Kandidatët janë të primareve, një proces që ka ndodhur në Shqipëri për herë të parë dhe u aplikua me shumë guxim dhe kurajë në një shtet që për të mbijetuar ka vetëm korrupsionin, procesi i primareve ku morën pjesë me dhjetëra mijëra demokratë, tashmë kanë nxjerrë super kandidatë që nuk i takojnë më Berishës, por qytetarëve. Nuk ka më hile dhe poshtërsi që i ndalon super kandidatët të regjistrohen më 14 maj. Këtë proces e udhëheqin qytetarët. Kudo ku shkoj vetëm entuziazmohen nga përzgjedhja që kanë dalë nga primaret. Veç garës për kryetar të bashkive është edhe gara për këshilltarë bashkiakë.,”, tha Meta.

Pyetja: Në listë të përbashkët edhe për këshillat?

Meta: Kemi marrëveshje historike me PD. Vetë qytetarët do të vijnë të flasin për problemet që kanë ndeshur apo edhe që mund të kenë në të ardhmen.