• |
ide | kryesore

Përplasen 2 avionë në Florida, raportohet për 4 viktima

-Instant, Lajme, Planet



Katër persona mbetën të vrarë të martën pasi dy avionë të vegjël u përplasën mbi Winter Haven, lorid. Një 19-vjeçare dhe një 24-vjeçar ishin në mesin e katër personave të vrarë në aksident, konfirmoi Zyra e Sherifit të Qarkut Polk.

Viktima e tretë ishte një 67-vjeçar, ndërsa i katërti ende nuk është identifikuar. Katër viktimat ishin të vetmit pasagjerë të avionëve të vegjël.

Përplasja ndodhi mbi liqenin Hartridge pranë Aeroportit Rajonal Winter Haven rreth orës 14:00, të martën.

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *