• |
ide | kryesore

Skandali i arbitrave, Barcelona fundoset nga një frazë e zbuluar e Negreira: “Mund t’ju ndihmoj me VAR”

-Instant, Sport
negreira



Ndërsa gjykatësi analizon denoncimin për korrupsion në biznes, të paraqitur nga prokurori ndaj klubit të Barcelonës, El Mundo nxjerr një tjetër pjesë të rëndësishme të kësaj historie. Cështja Negreira nuk zhgënjen kurrë.

7 MILIONË

Jose Maria Enriquez Negreira ishte arbitër në La Liga për një kohë të gjatë. Kur u largua ai u zgjodh nënkryetar i Komitetit të Arbitrave. E gjatë kohës që mbante postin, Barcelona e pagoi 7 milionë euro vetëm në periudhën 2003-2018. Dyshohet se marrëdhënia e punës ka nisur edhe më herët. Për çfarë ka paguar kaq shumë Barcelona? Përgjigja mbetet në ajër dhe për këtë arsye po hetohet.

LAMTUMIRA DHE KËRCËNIMET

Në vitin 2018, me ndryshimin në krye të federatës spanjolle të futbollit, Enriquez Negreira humbi pozicionin. E një moment më vonë edhe kontratën gjysmë milioni euro në vit me Barcelonën. Ish-arbitri ndihet keq, kërkon më shumë para. Ai kërcënon me zbulime që beson se do të krijonin skandal dhe siklet për Barçën, por asgjë. Raporti u mbyll.

“T’JU JAP NJË DORË”

Por në vitin 2020 ai u kthye në sulm: “Unë mund t’ju ndihmoj me Var” është mesazhi i Negreira për Bartomeu, presidenti që kishte hequr dorë nga shërbimet e tij. Kjo është ajo që zbulon El Mundo, gjithmonë në frontin e parë me dokumentet origjinale për rastin Negreira. Sipas asaj që lexohet në gazetën madrilene, ish-arbitri përfitoi se Blaugranat ishin indinjuar për disa vendime të Var. Sipas Culés ato kishin kushtëzuar luftën për titull në favor të Madrid, kështu që Enriquez Negreira u kthye të ofronte ndihmën e tij.

ANKESAT DHE OFERTA

Në fund të fundit, nga procesverbali i marrjes në pyetje në hetimin tatimor që nisi skandalin, kallëzuesi pretendonte se në fillim të shekullit ishte kontaktuar nga Barcelona “Për të siguruar trajtim të drejtë në çështjet e arbitrimit”. Sipas El Mundo Enriquez Negreira në vitin 2020, i kishte bërë të ditur Barcelonës se ai mund të bënte diçka në drejtimin e VAR: “Gjërat me mua do t’ju shkonin më mirë”, ishte mesazhi i tij në Camp Nou. Në ato ditë, Bartomeu ishte ankuar publikisht për VAR, dhe Enriquez Negreira kishte menduar se ndoshta ishte një mundësi për të rivendosur një marrëdhënie me vlerë 500,000 euro në vit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *