• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tentohet grabitja e 32 milionëve USD në aeroportin e Kilit, 2 të vrαrë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
aeroportin



Një tentativë për një grabitje shumëmilionëshe në aeroportin e Santiagos në Kili është pasuar me një shkëmbim zjarri që la të vdekur 1 grabitës dhe 1 zyrtar të sigurisë së aeroportit. Përpjekja e dështuar ndodhi mëngjesin e së mërkurës në aeroportin ndërkombëtar “Arturo Merino Benitez”. Raportohet se kanë qenë 10-12 grabitës që sulmuan punonjësit e aeroportit të cilët po lëviznin 32.5 milionë dollarë në para nga një aeroplan.

“Ngarkesa mbërriti me një aeroplan LATAM nga Miami. Ajo do të merrej nga kompania [e sigurisë] Brinks. Në këtë moment grabitësit shpërthyen në zonë, por u zmbrapsën nga zyrtarët e sigurisë,” – tha Eduardo Baeza, një prokuror i ngarkuar për drejtimin e hetimeve.

Krimi i organizuar ka qenë një shqetësim në Kili vitet e fundit përfshirë aeroportin që ka qenë në shënjestër edhe në të kaluarën. Në vitin 2017, një grup i armatosur vodhi rreth 18 milionë dollarë. 3 vjet më vonë në një grabitje të ngjashme u morën 15 milionë dollarë nga një kamion i blinduar.

Zëvendësministri i Brendshëm Manuel Monsalve u tha gazetarëve se zyrtarët e sigurisë patën një shkëmbim zjarri me grabitësit, duke parandaluar një “grabitje shumë të organizuar me shumë njerëz të armatosur dhe ndoshta shumë të planifikuar mirë”. Autoritetet konfirmuan se 1 nga sulmuesit dhe 1 zyrtar i sigurisë së aeroportit u vranë.

Monsalve u tha gazetarëve se grabitësit lidhën një roje sigurie dhe hynë në aeroport me 3 automjete. Agjencia e lajmeve AFP raportoi se hajdutët depërtuan përmes një porte dhe u drejtuan për në zonën e ngarkesave ku ata shpresonin të gjenin 32.5 milionë dollarë përpara se ato të zhvendoseshin.
Pasi u përballën me zyrtarët e sigurisë, personat e armatosur u larguan duke u vënë flakën dy automjeteve të tyre në një autostradë aty pranë. Vijon kërkimi për autorët. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. “Tentohet grabitja e 32 milionëve USD në aeroportin e Kilit, 2 të vrαrë”

    Kilianet duhet të vijnë në Shqipëri për marrje eksperience. Vjedhje pa viktima fare, si bos. Shkoni te Edi se ai i di mir si bëhen këto punë. 😉

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *