• |
ide | kryesore

A do rishfaqet Basha për të firmosur si kryetar PD-je?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ndonëse njohu si përfaqësues të vulës së PD-së grupin Basha Alibeaj, Kryekomisioneri Qëndror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi,nuk e shmangu dot kënaqësinë për ti’a rrotulluar atyre thikën në plagë. Ky grupim, kundërshtar me Berishën, u paraqitën për tu regjistruar pranë KQZ, për zgjedhjet e 14 majit, me një autorizim të Lulzim Bashës, ku pretendohej se ai ia delegonte përfaqësimin e partisë pasardhësve të tij.

Por, për Celibashin kjo qe e pamjaftueshme dhe Basha duhet ta bënte po të njëjtën gjë sërish në ditët e sotme. “Në vlerësimin që i kemi bërë dokumentit autorizues të zotit Basha për zotin Indrit Sefa, unë vlerësoj që ky dokumentacion nuk është i plotë….  Sipas vlerësimit tim, duhet që akti autorizues të jetë i qartë. Do t’ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara, domosdoshmërisht për deklaratën e kryetarit të partisë politike”, theksoi ai.

Lexo më tej:

Spjegimi i Celibashit/ Tre skenarët se çfarë mund të ndodhë me vulën e PD 

Ky qëndrim i Celibashit ndonëse duket i argumentuar ligjërisht e ka futur Lulzim Bashën në një dilemë të madhe. A do ti nënshtrohet ai një akti qesharak për të hequr dorë nga dorëheqja e një viti më parë dhe të nënshkruaj sërish si kryetar i PD-së?

Disa mbështetës të tij e kanë theksuar qartë se ai është e shkuara dhe nuk duhet të rikthehet. Po atëherë si do të arrihet që celibash të regjistrojë Alibeajn dhe jo Berishën në zgjedhje me siglën e PD?

Jorida Tabaku: Basha është e shkuara e PD, duhet parë nga e ardhmja 

Duket se në kampin e PD me vulë ka konfuzion. Menjëherë pas deklaratave të Celibashit një nga mbështetësit e grupit të vulës, deputeti Flamur Hoxha deklaroi në rubrikën Opinion në Nevs 24 se dokumentacioni do të plotësohet gjatë dy ditëve të ardhshme. Pra se Basha do ta hajë turpin me bukë dhe do firmosë një letër të re si kryetar i PD-së. 

Por, pak më vonë se ai, u prononcua një njeri më i afërt me Bashën si Gazmend Bardhi, që e hodhi poshtë mundësinë që ish kryetari i dorëhequr të lëshojë një autorizim të dytë. “PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë”, shkroi ai në Twitter.

Pyetja mbetet: ç’do të bëjë Basha?

Nëse ai nënshkruan një autorizim të ri, ndonëse baltoset politikisht, ligjërisht çështja zgjidhet dhe Celibashi regjistron këtë grupim në zgjedhje si PD me gjithë avantazhet e caktimit të komisionerëve, financimin nga shteti dhe kohën televizive.

Andi Bushati: Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve 

Ama nëse Basha refuzon të heqë dorë nga dorëheqja dhe nuk pranon të nënshkruajë Kryekomisioneri Qëndror i Zgjedhjeve, nuk e regjistron grupin e Alibeajt si PD. Ata do të ankohen në KAZ dhe në Kolegjin Zgjedhor për tu pranuar me atë dokumentacion që kanë dorëzuar duke iu lutur edhe njëherë Edi Ramës, për të marrë pjesë në garën zgjedhore të 14 majit.    

©Lapsi.al



22 Comments

      1. Kleptokracia maniako-depresive e Edi Ramës po asgjëson pluralizmin
        Nga Ylli Dylgjeri – 10:49, 10/03/2023

        Sulmi permanent mbi pluralizmin, ligësia dhe pasioni për shkatërrimin e tij prej KM, është krimi më poshtërues dhe më i ulët mbi shqiptarët, që mbas fitores së pavarësisë nga osmanët më 1912. Shqipëria, në të gjithë historinë e saj të vështirë mijëravjeçare ka pësuar me dhjetëra pushtime, grabitje të tëra pasurish dhe territoresh, dhunimesh dhe vrasjesh, por ka arritur të mbijetojë. Në këtë inerci të dhunshme pushtimesh të tejzgjatura, ka rënë, është bërë viktimë, ka prekur fundin, ka arritur aq poshtë sa të parapëlqejë edhe diktaturë makabre, por asnjëherë nuk është asimiluar dhe dorëzuar. Asnjëherë nuk e ka humbur shpresën. Ka pasur forcë të ringrihet dhe arriti më në fund me thonj të gjakosur të ngrinte një shoqëri pluraliste, që me gjithë problemet që mbarti, e përqasi sadopak vendin krah shteteve europiane.

        Por vendimi i Gjykatës së Apelit të Tiranës i datës 3 mars, marrë nga gjykatës me sovranitet partiak, që shikojnë me lupë procedurën dhe mohojnë të drejtën materiale, për të cilën është ngritur kjo procedurë, nuk bëri gjë tjetër, veçse i vuri vulën një fenomeni fatal për të ardhmen; atë të shkatërrimit përfundimtar të pluralizmit të brishtë shqiptar.

        Përjashtimi i opozitës, cilado qoftë ajo, nuk ka arsye juridike, ajo ka vetëm një arsye; atë të asgjësimit të pluralizmit, për të zgjatur jetën politike të dinosaurit të korrupsionit, të gllabërimit të aseteve publike të shqiptarëve të zhvatur keqazi, të cilëve zgjidhja e vetme i ka mbetur të ikin nga sytë këmbët. Duke ikur sa më larg nga vendi i tyre, deri në Afrikë të Jugut, Zelandë të Re, Alaskë, me mendimin që sa më larg të shkojnë, aq më shumë i largohen së keqes.

        Gjyqtarët e apelit, që në këtë gjykim u prezantuan si skrupulozë pa skrupuj, bashkë me pluralizmin nuk arrijnë të kuptojnë, që me këtë vendim asgjësuan edhe vetë drejtësinë, e cila nuk mund të ekzistojë pa pluralizmin.

        Në një pamje të sipërfaqshme prej njerëz apolitikë, kjo shumëkushit i duket si një lojë politike dhe e zgjuar e KM. Herë- herë i duket edhe si loja politike e një “strategu largpamës” model Erdogani, që di të fitojë përherë, por harrojnë vetëm faktin e thjeshtë, që pikërisht këtë lojë të pushtimit të frymëmarrjes politike të shqiptarëve mund ta bënte lehtësisht kushdo. Gjithsecili, që ka qenë në krye të pushtetit gjithë këto vite të vështira tranzicioni, sikurse Berisha, Nano, Majko, Meta, Fino, mund ta kishin realizuar lehtësisht sulmin mbi pluralizmin, por në asnjë rast nuk e bënë dhe as nuk e çuan nëpërmend me gjithë dëmet që mund t’i kenë shkaktuar, për vetë faktin e thjeshtë, se me këtë akt makabër nuk do të asgjësonin vetëm Shqipërinë, por edhe vetveten.

        Mjerimi më i madh në këtë dramë politike është indiferenca, cinizmi, meskiniteti, komentet infantile të medias që analizojnë asgjësimin e tyre, që lobojnë kundër misionit të tyre dhe nuk arrijnë të kuptojnë, ose nuk duan të kuptojnë, vetëm për interes të një grushti parash të pista. Që arrijnë të nënshtrohen deri në kufijtë e përunjësisë mesjetare dhe i kanë hyrë garës së pasurimit material nën diagnozën virusiane të vetë dinosaurit, me shpresë që aty do të gjejnë prehjen e lumturisë shpirtërore.

        Kryemjerimi infinit është vetë KM, që vuan ankthshëm nga “obsesioni i letrës” i pangopësisë me paranë, tek e cila për dramë të një populli të rraskapitur, shikon lumturinë e munguar nga gjendja e haluçinacioneve të idiotit.

        Nuk di ndonjë rast, ose autor në të gjithë historinë e diturisë botërore, që të stigmatizojë forcën e parasë, si kusht për një jetë të lumtur shpirtërore, përpos një fjalë të urtë cinike kavajase, sipas së cilës vetë urtësia thotë: “Zot më jep mend sa të lidh ushkurët e brekëve, të tjerat m’i jep pare”. Ndoshta kjo urtësi kavajase duhet të jetë deviza e këtij dinosauri, që nuk ndjen të nginjur me marrinë pas “letrës” dhe syrin ia ka vënë së fundmi edhe pronave të vetme që i kanë mbetur sovranit, apartamenteve që nuk i shkatërroi dot as tërmeti i fundit. Apartamenteve ku sovranit i erdhën në emër të tij më se dy miliardë euro. Apartamenteve të vogla ku ata kanë kaluar kohën e mjerimit të vështirë totalitar, shumë shpejt do t’i trokasin “ekspertët” e shtetit që do të vlerësojnë se në cilën prej tyre do të rrafshojnë dhe në vend të tyre të ngrenë godina shumëkatëshe oligarkët ortakë të qeverisë dhe të KM. Edhe këto duhet të gëlltiten, që të mos mbetet asgjë tjetër, ndoshta edhe vetë ajri, që Ai të ketë rezerva të pashtershme në botën e përtejme, në fenë unike ku ka lidhur besimin e tij, sipas së cilës, aty nuk pranohesh pa thasë të rëndë miliardash.

        Kryemjerimi është pikërisht KM që me logjikë Kim Jong Un mbasi ka gllabëruar të gjithë pushtetet, rrëmben edhe vetë vulën e thatë të opozitës së lodhur nga kjo torturë dhe paturpësisht kërkon të ndeshet në ringun elektoral me një kundërshtar me duar dhe këmbë të lidhura, ndërsa vetë dinosauri ka në dispozicion të gjithë arsenalin e armëve të botës për të goditur, shkelmuar dhe grushtuar. Një turp i madh do jetë kjo “fitore” vrastare. Një turp shumë i madh, aq sa edhe vetë inteligjencës së tulatur nga ky vulgaritet, i vjen turp për llogari të turpit të tij. Një turp i madh është ky edhe për vetë PS-në, që me këtë fitore shkon përtej marrëzisë së fitores enveriane, që shumë më “ndershëm” e vrau pluralizmin me plumb kokës pa mbërritur mirë në zyrat e pushtetit.

        Pluralizmi politik në Shqipëri, njësoj sikurse asetet publike, është marrë peng nga partia e feudalizuar e E.Ramës, i cili është duke krijuar artificialisht një pluralizëm fals të polarizuar alla-Alibashian, ku në vend të garës demokratike për ide, vizione e programe qeverisëse behën përndjekje, burgosje, shkatërrime pronash me tritol të kundërshtarëve politikë, etiketime, bojkotime, intriga dhe kërcënime nga më të ndryshmet.

        Që prej 12 dhjetorit 1990 kur është krijuar partia e parë opozitare shqiptare, në një vend me një përvojë minimale pluraliste 1920-1924, gjyqi i datës 3 mars që nuk legjitimon pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje është vrasja përfundimtare e opozitës dhe kalimin në një pluralizëm të kontrolluar prej KM, ku subjektet elektorale do të jenë thjesht satelitë të tij, vegla të liderit absolut, që po e çon vendin në një shoqëri kazerme të kontrolluar.

        Kryetari i partisë me kompetenca të një monarku absolut, emëron deputetët, emëron ministrat, është kryeministër dhe de facto kryetar shumice në parlamentin që duhet të kontrollojë qeverinë e tij, ndërsa cikli mbyllet me një sistem vertikal që personalizohet në atë masë, sa fatet e shtetit, partisë dhe shoqërisë përcaktohen nga një individ.

        Po përse bëhet e gjithë kjo!? Përse gjithë ky shkatërrim për të ardhmen e shqiptarëve!? Vetëm që të dendet në para një person, që vuan në formën më të rëndë maniako-depresive; atë të grumbulluarit të letrës me vlerë, të thasëve me para, të miliardave.

        Por kur një ditë të zbulohen thesaret e grumbulluara nga grabitja e aseteve publike të shqiptarëve, padyshim që do të ndodhin skandale shumë më të rënda se ato të ish-presidentit të Republikës së Kongos, Mobutu Sese Seko, ku paratë e arit dhe diamanteve të grabitura tronditën vetë bursat e Gjenevës.

        1. Analize e plote dhe e mirefillte, ju pergezoj.
          “Verba volant, scripta manent”, pra ne shqip “fjalet i merr era, e shkruara mbetet”, ky eshte ndryshimi juaj me analizat e ekraneve ku rralle degjojme te sakta e te verteta.

    1. Shkodranët Armando Broja dhe Luiz Ejlli, rreshtohen në krah të Edvin Ramës.
      Luiz Ejlli:- Unë dhe Edi Rama, jena njësoj. Nuk na mund kush në zgjedhje.
      Armando Broja, i dhuron një fanellë Edi Ramës me mbishkrimin – Edi Rama, faleminderit për ç’ka bën për shqiptarët.

      1. Karlliku i rradhes, nuk ka nevoje Rama se ka mafian dhe oligarket plus Kimeten per vete.

        Vetem do ja fusi nga nje cik bashkepunetoreve te vet.

        1. Po dhe Salen Rama e mban se i leverdis. Me Salen dhe Like floririn perball, Rama e ka te sigurt fitoren. A ka me komod se Rama me Salen dhe Like floririn perball? Un mendoj qe eshte pikerisht Rama qe u jep oksigjen ketyre te dyve, si me te tre ndihmojn njeri tjetrin.

    1. Po vallë a i ka mbetur hajdarmallute apo vetëm drogmallute e të tjerat dyst taban kryesuar nga truri i vogël

  1. Foltoristet te mos fiksohen kot me emrat e logot se ka sa t’dush.

    Quajeni psh. Partia e Doktorit se inicialet njesoj mbeten.

    Njerezit s’kane per ta kuptuar ndryshimin.

  2. Pergjigjia cfare do te ndodhe eshte dhene ne fund; Basha do te refuzoje të heqë dorë nga dorëheqja dhe nuk do pranoje të nënshkruajë dokument te ri. Kryekomisioneri Qëndror i Zgjedhjeve, nuk do e regjistroje grupin e Alibeajt si PD. Ata do të ankohen në KAZ dhe në Kolegjin Zgjedhor për tu pranuar me atë dokumentacion që kanë dorëzuar duke bere sikur i luten edhe njëherë kultit te individit – Edi Rama, për të marrë pjesë në garën zgjedhore të 14 majit. Qe edhe nqse nuk marrin pjese jane te perligjur ti shmangen humbjes turperuese pa kandidate dhe elektorat! Keshtu te 2 PD-te jane te “vrara” pa marre pjese fare ne zgjedhje..

  3. Rama shkaterrues I reformes ne drejtesi.
    Ata qe ka ne weveri e deputete burra ,jane te ardhur unuke. Frikacake.
    Me bytheqiri eshte Majko,Klosi e me rradhe

  4. betohet që është me shpirt e zemër me të, por s’ka çfarë t’i bëjë ligjit, një shprehje publike e pazakonte e dashurisë së një kryetari KQZ në detyrë.

    E gjithë kjo tregon thjesht se kush është Sali Berisha dhe në aspektin praktik. Një njeri i çorganizuar, me një tufë idiotësh rreth vetes që bëjnë si mendimtarë, dhe që nuk dinë as rregullat elementare të regjistrimit në zgjedhje

  5. Paftyresia nuk paska limit ne kete vend.

    Ishalla firmos qe ta provoje te dali ne zgjedhje ta provoje sa vota do marri ky gjarper.

    1. eee po nje 8% ose 9% e kapi ky ne zgjedhjet e fundit, ndersa Sala bashk me liken kapen nje 17%. PD ne keto momente nuk e ka lluksin te humbas as nje 0,01%. Po ju me shum keni merak hallin e Sales sesa hallet tuaja. Nga nje ane thoni posht Rama, nga ana tjeter i shkoni mbrapa Sales, qe po mban Ramen ne pushtet se ashtu e ka hallin personal. E dini shum mir qe Sala nuk vjen me ne psuhtet dhe ne vend qe te filloni te mendoni si me cu PD ne pushtet, jeni ber mish per top per hallet e nje njeriu. Nejse, koha do i tregoj te gjitha.

  6. Po eja pra shpejt more Lyl djali,
    se per ty fort me ka zene malli,

    Te betohem solemnisht e te jap llafin si burre,
    qe ate “Lyli fle gjume” nuk te them me kurre…

    Eja o Lyli shpejt dhe na e bej ate, rregjistrimin,
    se Bllof ja nxjerr Alobeut gjithe kete Aktrimin!

  7. PL – partia e Likes, PD – partia e doktorit. Beni nje PLD ose PDL dhe e zgjidhet dhe punen e vules dhe punen e sigles, dhe meqe Sali Meta pretendon se i fiton zgjedhjet se i ka numrat, ja zgjidhja, beni PLD ose PDL. Po puna eshte se ne tjeter vend fle lepuri. Sala vulen e ka pretekst per te justifiku humbjet qe do vijn e per te mbajt delet rresh vetes si antiplumb dhe mburoj nga ligji. Ka fut dhe Liken se edhe ai ka nevoj per mburoj, sidomos tani qe ka ngel komplet pa elektorat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *