• |
ide | kryesore

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

-Instant, 1, 2, Arkiva, Ide
andi bushati opozita

Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë atë që nuk besojnë, japin dorëheqjen. Kryekomisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nuk u soll kështu. Ndonëse deklaroi se sipas tij Berisha është shumicë në PD, ai e bëri fare të qartë se të drejtën e përfaqësimit në zgjedhje do t’ia japë kryetarit të dorëhequr prej një viti, Lulzim Bashës.


Ka dy arsye se përse ai e mori këtë vendim. E para sepse dilemën morale mes të drejtës dhe asaj që e urdhërojnë, ai e ka vrarë që kur drejtonte KQZ-në fillimvitet dymijë. Tjetra edhe më e rëndësishme, sepse ai është i ndërgjegjshëm që nuk do të drejtojë një garë elektorale në kushtet e një sistemi të lirë dhe të ndershëm.


Lexo më tej:

Spjegimi i Celibashit/ Tre skenarët se çfarë mund të ndodhë me vulën e PD 

Pikërisht në sfondin e këtij aspekti të dytë duhet parë maratona qesharake që po zhvillohet për vulën e përfaqësimit të PD-së, etapa e së cilës ndaloi këtë të enjte mbi zyrën e kryekomisionerit të zgjedhjeve. 

Po të qëmtohet dinamika mbi një vjeçare, del e qartë se ka pasur një strategji të mirë menduar për të lënë të papërfaqësuar në zgjedhje opozitën reale të vendit. Drejtësia e re, në tre drejtime paralele, punoi që kjo të ndodhte. Gjykatat zvarritën në maksimum, sidomos me vendimin e fundit të Apelit, që e ktheu çështjen nga fillimi, procesin se kujt i takon vula e PD-së. Me një akt arbitrar ato nuk pranuan ta regjistronin Berishën si kryetar të PD. Nga ana tjetër, një proces paralel, ai me padinë e një ish konkurenteje për të çregjistruar Bashën e dorëhequr, u shty në kalendat greke.

Por kjo drejtësi e paaftë për të dhënë zgjidhje, nuk do të qe e tillë pa frymëzim politik. Disa javë më parë, kryeministri i vendit tha se aq i bënte, nëse futej në zgjedhje pa opozitën. Shefi i qeverisë dhe shumicës parlamentare, që është përgjegjës edhe për ekuilibrat socialë, barazinë para ligjit dhe paqen në vend, deklaroi nga studioja e “Opinion” se detyra e tij ishte vetëm që t’u prezantonte një program sa më të mirë zgjedhësve, pavarësisht se kush garon si alternative ndaj tij.

Ky sinjal ishte një mesazh i qartë për rrugën që duhej ndjekur. Në shërbim të saj u vunë edhe disa instrumenta opozitarë, të cilët edhe më parë kishin dhënë shenja të bashkëpunimit me Ramën, kur votuan zgjatjen e mandatit të komisionerëve të vettingut, apo kur prodhuan ligje për nxjerrjen e armiqve të autokratit rilindas nga politika. Ata i mbajtën gjallë të gjitha alibitë për vonesat e gjykatësve, duke bërë padi dhe duke u paraqitur pranë KQZ-së, madje dhe me çmimin qesharak të rikthimit për një ditë të vetme të ish kryetarit të dorëhequr, për t’i përfaqësuar para Celibashit.

Estrada e vulës/ Minoranca në PD regjistrohet në KQZ si partia e Bashës 

Në këtë kuptim, po i pe të veçuar të gjithë kanë alibinë e tyre. Alibeaj & Co pretendojnë se janë në të drejtën e vet të ngrejnë padi për një vendim që s’u pëlqen. Rama po ashtu, i lan duart kur thotë se gjykatat janë të pavarura. Gjykatësit gjejnë një mijë e një kleçka juridike për të zvaritur një çështje që zgjidhet për 5 minuta, atë se cila është shumica reale në PD. Celibashi bën shejtan budallain sikur s’ka ç’u bën letrave që i kanë sjellë mbi tryezë (dhe kerkoi rifirmosje dokumentacioni nga Basha ndoshta për t’ia percjellë topin KAZ-t dhe Kolegjit Zgjedhor). Kështu, veç e veç të gjithë janë të justifikuar, por po t’i mbledhësh së bashku, të gjithë rezultojnë pjesë e një koalicioni për organizimin e zgjedhjeve pa opozitë reale. 

Jorida Tabaku: Basha është e shkuara e PD, duhet parë nga e ardhmja 

Dhe kjo strategji, që bazohet gjoja në mosfunksionimin e pafajshëm të sistemit, prodhon atë paradoksin që Ilirian Celibashi e përmblodhi së fundi në një fjali: “Unë e di që shumicë është Berisha, por për kryetar më duhet të njoh Bashën”. Natyrisht, formalisht ai mund të ketë të drejtë. Gjykata e Tiranës i ka sjellë një shkresë, ku ende lider i opozitës rezulton i dorëhequri i marsit të shkuar. Por, në kuptimin moral dhe politik, ai bashkë me këtë pranon se do të jetë arbitri i një gare, ku së paku njëri prej konkurentëve kryesorë do të garojë në kushte të pabarabarta. 

A mund të quhen normale zgjedhje të tilla? Do të mjaftonte vetëm ky fakt, ku pushteti favorizohet në raport me rivalin e vet kryesor, për ta varrosur që tani 14 majin. Por, po të mendosh pastaj, se me të njëjtën mendësi dhe në të njëjtin mjedis të ngjashëm do të zhvillohen krejt lokalet e 2023, kuptohet më lehtë se rrugës do të dalin edhe Celibashë të tjerë, të pafajshëm, për të justifikuar një rezultat të paracaktuar.    

©lapsi.al


46 Comments

  1. Perfekt Andi

    Ketu jane bere bashke mafia kombetare e nderkombetare.

    Ketu ose meren armet e qerohet gjithshka ose ul koken e nisu per kurbet.

    1. Bashen e kapi mat Rama dhe Basha u kurverua si zonje burre nga Rama.
      Me pas Basha kurveroi shume prej kurvave pa patente te PD ne ate kohe por sot jane te deklaraura dhe skane nevoje per patente fare, si alibeu, gjekmarku, tabaku, gaz bardhi, dashkurv sula, eedhe disa anonime te tjere ne politike qe smbledhin dot as votat e familjes se vet

      kurverimi qe te ben rama ska fund o zoti llull.

      1. Le të hidhen mijra “tironas” e mijra “kurveeleshas” për ta “tallur” Bashën me nofkën “llulli”.
        Fakt është se me apo pa të drejtë pas shpalljes non grata të Berishës nga qeveria amerikane, ate veç demokratëve amerikanë, e kanë shpallur edhe konservatorët britanike non grata, dhe me te nuk është takuar asnjë politikan apo ambasador perëndimor.
        Le të dalë e të më përmend cilido qoftë edhe një fakt të vetëm, që e hedh poshtë këtë realitet.
        Megjithate, edhe unë vetë kam bindjen e plotë se Berisha nuk e meritonte këtë ndëshkim e politikani shqiptar që e meriton më së shumti “non gratën” nga shtetet demokratike perëndimore, ësht vetëm karagjozi dymetrosh me intrigat e tij djallëzore.
        Në situatën tepër kritike e të rrezikëshme të krijuar nga i çmenduri Putin me agresionin në Ukrainë e me kërcënimet e tij për përdorim të armëve bërthamore, primare për të gjitha shtetet e NATO-s, është bashkimi i të gjithë shteteve antare të saj, , jo vetëm për të ndihmuar popullin martir ukrahinas, por edhe për të ndëshkuar e bllokuar marrëzinë kriminale të Putinit.
        Është paradoksalisht e vërtetë që sa i përket politikës shqiptare, NATO e shtetet antare të saj mbështesin qeverinë e Ramës, pikërisht se shohin tek ai jo një politikan normal demokrat, por një aventurier politik bythëlëvizur që ka deklarur shpesh publikisht se po qe se nuk më pranoni mua, (duke e identifikuar Shqipërinë me veten e tij) , Shqipëria do të kthejë sytë nga Turqia e nga Lindja.
        Në situatën e krijuar nga marrëzia kriminale e Putinit me Ukrainën, është e natyrëshme që NATO e SHBA që e drejton ate, të përqëndrojnë vëmendjen në rajonin e Ballkanit jugperëndimor, ku Rusia ka një aleat të rrezikshëm , Serbinë e Vuçiçit.
        A mud të mendohej që dipllomacia e vendeve të NATO-s që bombardoi Beogradin për të rrëzuar qeverinë e Millosheviçit e për të ndihmuar Kosovën për aspiratën e saj për pamvarësi, ta trajtojë ish ministrin e propogandës millosheviçiane Vuçiç, si një “kandidat” për në BE ?
        Në hartën e Ballkanit, janë tashmë vetëm dy shtete që nuk janë antarë të NATO-s, Serbia e Bosnja, pasi realisht me KFOR-in edhe Kosova është në NATO.
        NATO sheh me shqetësim se edhe tre shtetet ballkanike , Shqipëria, Maqedonia e veriut e Mali i Zi, ndonëse janë antare të NATO-s, rrezikohen nga penetrimet e politikës ruso-serbe.
        Thua vërtetë se perëndimi e beson idenë e marrëzishme të dyshes Rama-Vuçiç për shengenin rajonal të tyre që rikthen ish Jugosllavinë me Shqipërinë mbrenda ?
        Përse e kanë kaluar deri tani këtë ide pa e kundërshtuar me forcë ?
        Shkaku është se duke e ditur e njohur mirë natyrën korruptive të Ramës, e duke qenë i tillë është lehtas i shantazhueshëm, ja kanë varur atij në qafë rolin e ndërmjetësit “dipllomatik” me Serbinë e jo se e vlerësojnë ate si një “lider botëror” siç e paraqet veten bojaxhiu.
        Sa për Berishën , mund të thuhet me gojën plot, veçanërisht pas skandalit me McGonigalin, se edhe non grata e tij, ashtu si edhe sulmi për “paratë ruse” të Bashës, janë vepër e intrigantit Rama.
        Në mbyllje , mendimi im është se Berisha ka të drejtë që pretendon se është ndëshkuar padrejtësiht me non gratën, por bëri gabimin e madh që për hir të problemit të tij, qoftë edhe me nxitimin e Bashës, që të përçante partinë që krijoi vetë, Partinë demokratike.
        Sa për historinë e ndërhyrjes së gjykatave për “përkatësinë e vulës”, nuk dua të hyjë në teknikalitetet, por ajo që më bën përshtypje , është pretendimi i Berishës se duhet respektuar vendimi i gjykatësit Shukri, e kundërshtuar me forcë vendimi i një gjykate më të lartë apeli me tre gjykatës.

        1. Kleptokracia maniako-depresive e Edi Ramës po asgjëson pluralizmin
          Nga Ylli Dylgjeri – 10:49, 10/03/2023

          Sulmi permanent mbi pluralizmin, ligësia dhe pasioni për shkatërrimin e tij prej KM, është krimi më poshtërues dhe më i ulët mbi shqiptarët, që mbas fitores së pavarësisë nga osmanët më 1912. Shqipëria, në të gjithë historinë e saj të vështirë mijëravjeçare ka pësuar me dhjetëra pushtime, grabitje të tëra pasurish dhe territoresh, dhunimesh dhe vrasjesh, por ka arritur të mbijetojë. Në këtë inerci të dhunshme pushtimesh të tejzgjatura, ka rënë, është bërë viktimë, ka prekur fundin, ka arritur aq poshtë sa të parapëlqejë edhe diktaturë makabre, por asnjëherë nuk është asimiluar dhe dorëzuar. Asnjëherë nuk e ka humbur shpresën. Ka pasur forcë të ringrihet dhe arriti më në fund me thonj të gjakosur të ngrinte një shoqëri pluraliste, që me gjithë problemet që mbarti, e përqasi sadopak vendin krah shteteve europiane.

          Por vendimi i Gjykatës së Apelit të Tiranës i datës 3 mars, marrë nga gjykatës me sovranitet partiak, që shikojnë me lupë procedurën dhe mohojnë të drejtën materiale, për të cilën është ngritur kjo procedurë, nuk bëri gjë tjetër, veçse i vuri vulën një fenomeni fatal për të ardhmen; atë të shkatërrimit përfundimtar të pluralizmit të brishtë shqiptar.

          Përjashtimi i opozitës, cilado qoftë ajo, nuk ka arsye juridike, ajo ka vetëm një arsye; atë të asgjësimit të pluralizmit, për të zgjatur jetën politike të dinosaurit të korrupsionit, të gllabërimit të aseteve publike të shqiptarëve të zhvatur keqazi, të cilëve zgjidhja e vetme i ka mbetur të ikin nga sytë këmbët. Duke ikur sa më larg nga vendi i tyre, deri në Afrikë të Jugut, Zelandë të Re, Alaskë, me mendimin që sa më larg të shkojnë, aq më shumë i largohen së keqes.

          Gjyqtarët e apelit, që në këtë gjykim u prezantuan si skrupulozë pa skrupuj, bashkë me pluralizmin nuk arrijnë të kuptojnë, që me këtë vendim asgjësuan edhe vetë drejtësinë, e cila nuk mund të ekzistojë pa pluralizmin.

          Në një pamje të sipërfaqshme prej njerëz apolitikë, kjo shumëkushit i duket si një lojë politike dhe e zgjuar e KM. Herë- herë i duket edhe si loja politike e një “strategu largpamës” model Erdogani, që di të fitojë përherë, por harrojnë vetëm faktin e thjeshtë, që pikërisht këtë lojë të pushtimit të frymëmarrjes politike të shqiptarëve mund ta bënte lehtësisht kushdo. Gjithsecili, që ka qenë në krye të pushtetit gjithë këto vite të vështira tranzicioni, sikurse Berisha, Nano, Majko, Meta, Fino, mund ta kishin realizuar lehtësisht sulmin mbi pluralizmin, por në asnjë rast nuk e bënë dhe as nuk e çuan nëpërmend me gjithë dëmet që mund t’i kenë shkaktuar, për vetë faktin e thjeshtë, se me këtë akt makabër nuk do të asgjësonin vetëm Shqipërinë, por edhe vetveten.

          Mjerimi më i madh në këtë dramë politike është indiferenca, cinizmi, meskiniteti, komentet infantile të medias që analizojnë asgjësimin e tyre, që lobojnë kundër misionit të tyre dhe nuk arrijnë të kuptojnë, ose nuk duan të kuptojnë, vetëm për interes të një grushti parash të pista. Që arrijnë të nënshtrohen deri në kufijtë e përunjësisë mesjetare dhe i kanë hyrë garës së pasurimit material nën diagnozën virusiane të vetë dinosaurit, me shpresë që aty do të gjejnë prehjen e lumturisë shpirtërore.

          Kryemjerimi infinit është vetë KM, që vuan ankthshëm nga “obsesioni i letrës” i pangopësisë me paranë, tek e cila për dramë të një populli të rraskapitur, shikon lumturinë e munguar nga gjendja e haluçinacioneve të idiotit.

          Nuk di ndonjë rast, ose autor në të gjithë historinë e diturisë botërore, që të stigmatizojë forcën e parasë, si kusht për një jetë të lumtur shpirtërore, përpos një fjalë të urtë cinike kavajase, sipas së cilës vetë urtësia thotë: “Zot më jep mend sa të lidh ushkurët e brekëve, të tjerat m’i jep pare”. Ndoshta kjo urtësi kavajase duhet të jetë deviza e këtij dinosauri, që nuk ndjen të nginjur me marrinë pas “letrës” dhe syrin ia ka vënë së fundmi edhe pronave të vetme që i kanë mbetur sovranit, apartamenteve që nuk i shkatërroi dot as tërmeti i fundit. Apartamenteve ku sovranit i erdhën në emër të tij më se dy miliardë euro. Apartamenteve të vogla ku ata kanë kaluar kohën e mjerimit të vështirë totalitar, shumë shpejt do t’i trokasin “ekspertët” e shtetit që do të vlerësojnë se në cilën prej tyre do të rrafshojnë dhe në vend të tyre të ngrenë godina shumëkatëshe oligarkët ortakë të qeverisë dhe të KM. Edhe këto duhet të gëlltiten, që të mos mbetet asgjë tjetër, ndoshta edhe vetë ajri, që Ai të ketë rezerva të pashtershme në botën e përtejme, në fenë unike ku ka lidhur besimin e tij, sipas së cilës, aty nuk pranohesh pa thasë të rëndë miliardash.

          Kryemjerimi është pikërisht KM që me logjikë Kim Jong Un mbasi ka gllabëruar të gjithë pushtetet, rrëmben edhe vetë vulën e thatë të opozitës së lodhur nga kjo torturë dhe paturpësisht kërkon të ndeshet në ringun elektoral me një kundërshtar me duar dhe këmbë të lidhura, ndërsa vetë dinosauri ka në dispozicion të gjithë arsenalin e armëve të botës për të goditur, shkelmuar dhe grushtuar. Një turp i madh do jetë kjo “fitore” vrastare. Një turp shumë i madh, aq sa edhe vetë inteligjencës së tulatur nga ky vulgaritet, i vjen turp për llogari të turpit të tij. Një turp i madh është ky edhe për vetë PS-në, që me këtë fitore shkon përtej marrëzisë së fitores enveriane, që shumë më “ndershëm” e vrau pluralizmin me plumb kokës pa mbërritur mirë në zyrat e pushtetit.

          Pluralizmi politik në Shqipëri, njësoj sikurse asetet publike, është marrë peng nga partia e feudalizuar e E.Ramës, i cili është duke krijuar artificialisht një pluralizëm fals të polarizuar alla-Alibashian, ku në vend të garës demokratike për ide, vizione e programe qeverisëse behën përndjekje, burgosje, shkatërrime pronash me tritol të kundërshtarëve politikë, etiketime, bojkotime, intriga dhe kërcënime nga më të ndryshmet.

          Që prej 12 dhjetorit 1990 kur është krijuar partia e parë opozitare shqiptare, në një vend me një përvojë minimale pluraliste 1920-1924, gjyqi i datës 3 mars që nuk legjitimon pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje është vrasja përfundimtare e opozitës dhe kalimin në një pluralizëm të kontrolluar prej KM, ku subjektet elektorale do të jenë thjesht satelitë të tij, vegla të liderit absolut, që po e çon vendin në një shoqëri kazerme të kontrolluar.

          Kryetari i partisë me kompetenca të një monarku absolut, emëron deputetët, emëron ministrat, është kryeministër dhe de facto kryetar shumice në parlamentin që duhet të kontrollojë qeverinë e tij, ndërsa cikli mbyllet me një sistem vertikal që personalizohet në atë masë, sa fatet e shtetit, partisë dhe shoqërisë përcaktohen nga një individ.

          Po përse bëhet e gjithë kjo!? Përse gjithë ky shkatërrim për të ardhmen e shqiptarëve!? Vetëm që të dendet në para një person, që vuan në formën më të rëndë maniako-depresive; atë të grumbulluarit të letrës me vlerë, të thasëve me para, të miliardave.

          Por kur një ditë të zbulohen thesaret e grumbulluara nga grabitja e aseteve publike të shqiptarëve, padyshim që do të ndodhin skandale shumë më të rënda se ato të ish-presidentit të Republikës së Kongos, Mobutu Sese Seko, ku paratë e arit dhe diamanteve të grabitura tronditën vetë bursat e Gjenevës.

          1. E lexova këtë analizë të Dylgjerit e do të ishte tërësisht realist, nëse do ti shtohej një fakt tjetër “i vockël”.
            Duke pranuar se Berisha është një politikan i regjur i kalibrit të madh, një buldozer i papërmbajtshëm i politikës, a mund të mendohet se Partia demokratike e Shqipëria do të rifitojë pushtetin qoftë edhe me telendarin Rama, nëse ka kundër SHBA, Britaninë e madhe e BE ?

    2. Tirona po me kujton Enver Hoxhen qe i mbushte mendjen popullit se e gjithe bota ishin bere bashke kunder Shqiperise socialiste dhe kunder shokut Enver,ashtu edhe ju trushkulurit e Berishes,ju duket sikur Shpetimtari i botes eshte plaku i pjerdhur nga viçidoli dhe nuk e vini trurin ne pune qe te mendoni po sikur te terhiqet ky matuf qu ja ka vene vulen gjithe bota a nuk do ishte me mire dhe a nuk do arrihej me kollaj qellimi final per te permbysur Ramen????

      1. dhe pidhi i mammit tat nuk do ishte me mire ?

        skane te sosur karat dhe budallenjte, ose me mire shejtan budallenjte

        pu sa kar tjetri!

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Berishës i kanë lënë vetëm një shteg: Dhunë dhe vetëm dhunë për të përmbysur diktaturën!

        1. Sali Berishes i ka ngelur vetem nje rruge,te vdesi te shkoje ne p.te semes e te shpetoje njehere e mire Shqiperia,e sa per dhune bam ia ben xhani po ska bythe se ska njerez perveç ca te marrosurve si puna jote e ca ishsigurimsa,ishhajduta qe punonin ne administrate e ishministra pa tru e pa ide…

  2. A gjeti drejtesia e re kush ishte lavirja ne makinen e Olldashit?
    Kjo eshte zanafilla e pengmarrjes se Qelbashit.

    1. e di gjith bota qe olldashi i shkrete kishte marredhenie me gruan e celibashit, por kjo ska lidhje fare me celibashin qe flet sot. se c bejne njerezit privatisht nuk i intereson askujt. Publiisht si kqz celibashi do beje ate qe thote rama. sic beri gjykata ate qe donte rama, sic ben basha alibeu etj ate qe do rama.
      rama eshte koka e ketij cirku te ngordhur

  3. Ju ka luajtur mend te gjitheve Lul Basha, Sali Vula e me rradhe foltoriste vulash. Tani kemi dhe Andi Vulen. Nje gje qendron ne shkrimin e Andit, Celibashi u deklarua nje legen pa dinjitet, si mund te shprehet ne karriken e Kryetarit te KQZ sikur eshte duke pire kafe privatisht ne lokal. Ai njihka Berishen kryetar te PD po ligji njeh Bashen. Njeriu i ligjit personalisht njihka Maliqin. Njeri pa personalitet dhe nuk ka si te jete ndryshe kunati i shokut Xhemal.

  4. Partia eshte bashkim vullnetar individesh te cilet me pas zgjedhin te lire perfaqesuesit dhe kryetarin e tyre. ne kete kendveshtrim ceshtja e kryetarit nuk mund te mbetet per tu percaktuar nga gjykatat apo procedurat. Nese eshte e qarte se shumica duan Berishen, nuk ka me diskutim. Pakica duhet ta pranoje, kujt nuk i pelqen te krijoje parti tjeter. Berisha pastaj ta provoje veten me vote se sa vlen. kjo eshte demokracia, te tjerat jane kulisa

    1. ueee me ne fund nje koment normal , ne mes te nje tufe shpifesirash , neveritesish dhe qesharakesh te fuges

      ec ta pime nje kafe tek shallvaret se na mbyten fugshkatarrumat

    2. O i pa Emer, 100% prasin e ke ti ne tullum, po do e kuptosh kur tet Dali ne gojë ose ne vesh . O i pa Emer Rama gjithmon thot e ka Fain Saliu, por sepse shulin t’a ka rras te lyer me vaj Palme si patronazhist qe te ka. O i pa Emer kur t’a kuptosh qe prasin e ke ne Sum, tak fap Rama do t’a Shtupoj ne vesh e ne gojë qe ti o i pa Emer te ndjehesh i superlumtur.

      1. hmmm , bytha e metes? apo kari i rames ?
        apo bytha me mut dhe sperme e fuges. veliajt dhe bashbardhalibejat ?!

        apo me mire me salen dhe koalicionin ku edhe meta do jete pjese?

        zgjedhje e veshtire

      2. Donim te futeshim te pidhi i anetes, se nxe shume…. po s’na la daje Spirua…..
        Po Gregu i kujt ishte…..se s’u mor vesh?

        1. Po pse si fute mik Salen daja Spiros,pasi te dy jane shoke te nje ideali,te dy per te njejtin qellim luftonin…

          1. Vdekje ty o byth skerdhyer!I ores 19;48 robqime si te gjithe kurvat e qeverise!

      1. e drejte, por kur kqz nuk regjistron minimalisht PD qe perfaqeson gjysmen e votuesve ne vend , arlindi nuk i bi nermend njeriu

      2. Ça Arlind Qorri thua ti,per keta bota rrotullohet vetem rreth Berishes,keta kujtojne se jane demokrate,por ne fakt ne te menduar e vepruar jane komunist ekstremist,mjafton te shohesh qe çdokush qe ka mendim tjeter nga keta,direkt e shpallin te blere nga Rama,çfare nuk thane per Topallin,Hajdarin,Murrizin etj.kur nuk pranuan te digjnin mandatet e tani lepijne ate qe peshtyne,njerez pa shtylle kurrizore!

  5. Ah sa kar qe je me Bushat.

    E hap artikullin duke thone qe Celibashi duhet te jepte doreheqjen, Celibashi eshte shkerdhat qe prej viteve 2000 dhe se Celibashi e ka nda mendjen qe te mos beje zgjedhje te ndershme.
    I fut nji sallate qe Rama eshte shkerdhat dhe gjykatat jane kukllat e Rames…..
    Dhe e perfundon artikullin duke thone qe Celibashi formalisht ka te drejte, pooor….

    Kshu eshte kur skorpinsat e gurit vendosin me u bo anal ista.

    1. Jo se e ke gabim, por Andi eshte djal i zgjuar dhe trim. Ai duhet te jete i kujdesshem si shkruan. Nese do jete brutalisht agresiv ndoshta, larg o Zot, peson ndonje “aksident”. Këta s’të falin. Mos harro se Shqiperia eshte nje nder vendet më të rrezikshme ne bote. Edhe ne qe shkrujm ketu rrezikojme dhe kemi pasur tek tuk ndonje kercenim “miqesor”.

      Prandaj faleminderit Andit edhe per kaq. Më butë herë tjeter.

  6. Nxehuni me veten.

    S’jua kane fajin te tjeret.

    Vete u katandiset ne kete pike.

    Neve thjesht na keni mbet ne dere.

    1. Celibashi vërtetë është vegël e Ramës por të paktën i tregua korrekt ne deklarimin që e përcepton që Berisha është shumicë.Dhe në një farë mënyrë i jep një shuplakë të fortë kolegëve të tij në gjykata dhe këtyre lëpirësave që pretendojnë që janë PD.Dhe sigurisht dhe ambasadores amerikane.

  7. betohet që është me shpirt e zemër me të, por s’ka çfarë t’i bëjë ligjit, një shprehje publike e pazakonte e dashurisë së një kryetari KQZ në detyrë.

    E gjithë kjo tregon thjesht se kush është Sali Berisha dhe në aspektin praktik. Një njeri i çorganizuar, me një tufë idiotësh rreth vetes që bëjnë si mendimtarë, dhe që nuk dinë as rregullat elementare të regjistrimit në zgjedhje.celibashin e zgjodhi vete salihu elimonoje rusmajlin dhe celibashi i futi prasin ne bythe salihut e shpellkareve cecene te salihut

    1. O i pa Emer, 100% prasin e ke ti ne tullum, po do e kuptosh kur tet Dali ne gojë ose ne vesh . O i pa Emer Rama gjithmon thot e ka Fain Saliu, por sepse shulin t’a ka rras te lyer me vaj Palme si patronazhist qe te ka. O i pa Emer kur t’a kuptosh qe prasin e ke ne Sum, tak fap Rama do t’a Shtupoj ne vesh e ne gojë qe ti o i pa Emer te ndjehesh i superlumtur.

  8. TE MERRESH, E PO MERREMI ME NJE SEMUNDJE KOMENTUES,,,,, I PA EMER,,, POR QE EMERIN E KA TE QARTE FARE SI MIJ GJERIZI I SEKTIT RILINDAS. I THEME KETE NE ORIGJINALITETIN E TRASHEGIMERINE NGA KANE ARDHUR. KULISHE BASTARDE E KODOSHE PATRONAZHISTE, AKTIVISTE TE RRENJES SE TYRE KRIMINELESH. SOT KETA BASTARDE POLITIKE DUAN, APO NA HIQENME PRO PERENDIMOR SE ATA QE VUAJTEN NEN RREGJIMIN E BABALLAREVE TE TYRE. SPIUNE, PERCARES, HORRA POLITIK JANE BIJTE E TYRE QE SOT JANE NE PUSHTET. I SHIHNI NGA KANE ARDHUR, E SI KANE ARDHUR. E CTE PRESESH NGA JU O RRACE KURVI, KUR DHE POLITIKEN E KENI BERE ME KURVE NGA CESHTE VETE.HANI, PINI, VIDHNI E ROBERONI KETE POPULL, E MBULOJENI .E MANTELIN E MASHTRI.IT, E TRADHTISE. KETE JU SJENI NE GJENDJE TA MENDONI, JU ESHT TRASHUR TRURI, QORRUAR SYRI, POR HALENE E TE LEHURIT E VENI SHPESH NE PUNE.

  9. Diktatura u vendos; Kur nje parti politike nuk regjistrohet me njemije justifikime, me shkelje te ligjit, per kohen kur nje gjykute duhet te mare vendimin, degjenrimi i ligjeve e moszabatimi i tyre nga ata qe vete i kane votuar vete keto ligje tregon se me keq se nen qeverine hadjute e antishqiptre ridhjerjes Shqiperia nuk eshte gjendur kurre! (njesoj si ne diktaturen hoxhiste) Hajduti e ka treguar qe ne fillim qe do i bente njemije te keqija ketij vendi e ketij populli ! Opozita e llullit u shit tek hajduti, e te gjitha te tjerat dihen e po i shohim çdo dite! Fundi eshte arritur, eshte kulmi i diktatures! Mungojne vetem burgimet e vrasjet, qe po te veprohet keshtu edhe ato nuk jane larg!Nuk kuptohet se ç’pret opozita e tanishme, ( se ate te llullit e pame ) qe nuk del ne proesta te dhuneshme , nuk ka rruge tjeter; me protesta paqesore, siç thote Berisha, sa e bejne te qeshe hajdutin, sepse me portesta paqesore asnje here ne asnje vend qeveria ka nuk ka dhene doreheqjen ( jo ky i vdekur per vjedhje e shketrrim) qe thoshte me i vene ne gjume gjumashet “Une?- Mos e dhente zoti qe te rri gjate kryeminister” Tani vetem dhuna e lagon, ose po vdiq nga perndia, e ne kete rast te gjithe ç’ka vjedhur do i mare me vete ne varr, si faraonet! Nuk e kuptoj Berishen kur thote nuk bejme protesta te dhuneshme se pastaj nuk na njeh evropa si qeveri! Po mire mor shoku berisha edhe po ta thone kete do ta thone ne fillim pastaj do japin te drejet popullit! Koha ka treguar qe evropa eshte kurve, tani edhe e korruptuar nga hadjuti, kjo dihet, e ne fund te fundit jane shqiptaret qe vendosin , jo Evropa! Dyshoj se gjithe kete beteje Berisha e ka bere per te çliruar vendin nga kjo bande hajdutesh, Po te ishte keshtu Berisha e dinte se hadjuti do bente lufte dhe do varroste ne zgjedhjet me gjykatat e ngordhura qe jane nun urdherat e hajdutit, ashu siç po ben! Ajo qe habit eshte pse berisha nuk krijoi nje parti me nje emer tjeter te ndaesh nga partia e llullit, e te gjithe antaret pa me te voglin hezitim do shkonin me Berishen, llullit do i ngelnin nje dy tre zare te tije, qe dhe ata do e braktisnin me pas kur ky te ngelte vetem??? Pyteja eshte mos po vazhdon lojen e llullit edhe Berisha??? …………………….Ps:besoj se Berishes i kujtohet presideni prorus i Ukraines, i cili u rrezua me protesta te dhuneshme ne sheshin Maidan te Kievit! Protesta te dhuneshme per te dhunshmit!
    Rrofte Shqiperia e shqiptareve!

  10. televizioni i djalit të tij, në “parashikimet e veta opimiste” për 14 majin, një nga objektivat e lidhte me ambasadoren Yuri Kim, pra që Berisha do fitonte më 14 maj dhe më 20 maj ambasadorja do të largohej (deri tani e kanë larguar disa herë).

    Ky është një zhvillim i ri sa i takon Berishës në raport me SHBA. Ai po hyn në zgjedhje lokale me një retorikë të rritur anti-amerikane, dhe me një qëndrim lufte ndaj tyre.

  11. Goxhaj tha se tanimë në PD ekziston grupi i tradhëtarëve dhe dështakëve.

    “Ne kemi të bëjmë me dy krah të të njëjtës opozitë, është grupi i tradhëtarëve dhe grupi i dështakëve.

    Grupi i tradhëtarëve të Lulzim Bashës dhe grupi i dështakëve të Sali Berishës”

  12. Cecenet e salihut coni e xixa e kuptoj dhimbjen tuaj ne bythe keni 10 vjet me prasin ne bythe dhe ju prap nuk ndaleni per lepirbythjen tuaj per salihut xixa ja thash shko nga spiuni metaj per lepirbythjen se do ushqesh kopilat e salihut,kurse per ty coni te them vazhdo dhe pak lepirbythjen e salihut deri kur ti vij ngordhja Qenit serb salih,pune te mbare

  13. ka marrë shkas nga një njoftim i foltors ku është ngatërruar Ramiz Alia me Azem Hajdarit, të ironizojë Berishën.

    “Sa herë Berisha do të lavdërojë Azemin e ngatërron me Ramiz Alinë. Nuk është punë demence prej moshës. Ashtu i ka të lidhur në tru”, shkruan Baze, duke publikuar edhe njoftimin tragjikomik të zyrës së shtypit të foltores.

  14. Sigurisht që në një sistem demokratik, duhet të respektohet parimi i shumicës por ama kur ka një shumicë reale e jo të imponuar me dhunë.
    Por a thua vërtetë për gati pesë dekada shqiptarët me një shumicë absolute me 99.99% votuan me dëshirën e tyre për diktatorin stalinist Enver Hoxha e kundër gjithë botës ?
    A thua vërtetë shqiptarët ishin gati të hanë bar për pesë dekada për idealet komuniste ?
    Aventurieri politik Edi Rama erdhi me një mandat të tretë në krye të qeverisjes “demokratike” të Shqipërisë.
    Por a thua se vërtetë i fitoi votat me një shumicë reale e me zgjedhje të lira ?
    Le të hidhemi akoma më larg me Ahmet Zogun, personazhin historik që vuri bazat e shtetit shqiptar.
    Deri sa ishte kryeministër e president “i zgjedhur” nga parlamenti, edhe mund të thuhet se erdhi me vota,
    Por kur e shpalli veten mbret duke e kthyer Shqipërinë në sistem monarkik feudal. a thua të jetë e vërtetë që gjithë shqiptarët digjeshin nga dëshira që të kenë një sistem të atillë ?
    Këtë vitin e fundit, ka marë hov debati politik për Partinë demokratike, se kush e përbën shumicën në këtë parti, berishistët apo bashistët.
    Një pjesë e madhe e armatës mediatike, për shkaqe të ndryshme ngulin këmbë se shumicën dërmuese në këtë parti e përbëjnë mbështetësit e Berishës.
    Nëse bëjmë një analizë të mirfilltë mbi argumenta llogjike, do të shtronim pyetjen :
    Kujt më shumë se Edi Ramës i intereson për të shkatëruar PD, duke krijuar me forcë iluzionin e shumicës për Berishën ?
    A nuk doli me skandalin e korruptimit të agjentit të FBI McKonigal, se Rama ka bërë çmos për të diskretituar opozitën demokratike, në fillim me akuzën se kryetari aktual Basha e ka mbajtur ate post me rublat ruse për të lobuar në qeverinë amerikane e më vonë në shpalljen e Berishës non grata nga qeveria amerikane, me akuza të pa faktuara , tetë vite pasi ai kishte “dhënë dorheqjen nga çdo post partiak e shtetëror” ?
    Pasi Rama e Meta e “asgjësuan” Bashën si “një politikan që fle gjumë ??????”, si një politikan naiv e që “të gënjen për orën”, pasi disa gazetarë me mendësi primitive provinciale e nivel të ulët intelektual, talleshin me Bashën se ndonëse ju vodhën votat, vazhdonte të deklaronte se ne do të fitojmë sepse luftojmë për një kauzë të drejtë, flamurin e luftës së egër kundër Bashës e mori Berisha duke krijuar tek elektorati demokrat mendësinë se të gjitha fajet i paskej pasur Basha që paskej punuar nën rogoz për të mbajtur në pushtet Ramën.
    Pra Basha paskej braktisur rrogën e madhe të OKB si jurist në Gjykatën e Hagës e më vonë si jurist që punoi për ngritjen e ministrisë së drejtësisë në Kosovën e pamvarur, për të ardhur në Shqipëri që me një pagesë katër herë më të vogël si ministër i Berishës, për të sjellë e mbajtur në pushtet dymetroshin karagjoz.
    Intriganti Rama, duke parë që në mendësinë shqiptare të mësuar me kultin e individit të Enverit, filluan ti besonin sharllatanëve të mediave provinciale, ju erdhi edhe ai në ndihmë duke e injoruar Bashën e duke tentuar të krijojë përshtypjen se është e vërtetë që Bashën e ka ai në dorë.
    Përse e bëri ai këtë ?
    A thua se vlerësonte Berishën si rrezikun e tij më të madh ?
    Përkundrazi.
    E bëri me bindjen se pasi qeveria amerikane deklaroi se nuk do të mbështeste një lider si Berisha, djallëzisht bëri çmos për ta risjellë ate si një kartë e djegur sipas mëndjes së tij.
    Tani le ti kthehemi legjendës së “shumicës” që krijoi Berisha në PD me energjitë e tij të pashterëshme, ndonëse afër të tetëdhjetave.
    Do të cilësoheshte një shumicë reale ajo, nëse kryesia e PD, deputetët e saj e Këshilli kombëtar të mblidheshin e të vendosnin sëbashku nën kontrollin e dy palëve, një “udhëheqje të re” me një kryetar “fringo të ri” si Berisha.
    Po si ndodhi ?
    Ishte Berisha ai që përcaktoi “komisionin e rithemelimit” e që më vonë u votuan pa praninë e palës tjetër.
    Mund të jem i gabuar, por mendoj se asnjë nga “antarët e komisionit të rithemelimit” që përzgjodhi Berisha, nuk mund ti afrohet portretit të Bashës, qoftë i provuar si ministër , qoftë i dalluar si një intelektual e jurist me formim perëndimor, apo qoftë edhe për nivelin e komunikimit në publik.
    Krahasoni retorikën papagalleske të Nokës si i dyti pas Berishës, me retorikën e oratorinë e kjartë të Bashës
    Krahasoni karierat e tyre politike.
    Berisha me të vërtetë megjithë moshën e tij, është një politikan më energjik se Basha.
    Po a nuk shquhet edhe Rama për energji.
    Ajo që harojmë në vlerësimet e energjive të politikanëve, është kahja e këtyre energjive, a janë këto energji pozitive apo negative.
    Duke lënë mënjanë karagjozin Rama se ai është i pashembullt në llojin e tij, a nuk është Berisha një lider me energji të dhunëshme për të pastruar PD nga ata që ai dyshon se mund ta zëvëndësojnë ?
    Do të mjaftonte fakti se ndonëse Berisha predikon e në fakt ka bërë protesta të qeta e paqësore revolucionare me kundërshtarin politik Rama, me të përzgjedhurit e tij që nuk ishin në një mëndje me te, u tregua shumë i dhunshëm kur sulmoi selinë e PD për të marë “vulën”.
    “Lulzim brava” është nofka që ka përdorur ai më shumë për dishepullin e tij Basha.
    Po a e ka dëgjuar kush Bashën që të deklarojë publikisht për Berishën me nofkën “Sali bravëthyesi” ?
    E thjeshtëzuar kjo dukuri me botën e krimit.
    Kush mund të jetë ajo drejtësi që të mbrojë ata qytetarë që shpërthejnë me dhunë bravat për të marë një vulë që e kanë braktisur vetë më parë ?
    Edhe mund të luftonte Berisha për të shkatëruar bravat e selisë së PD e të rimerte vulën, nëse Basha e grupi i tij do ta kishin rrëzuar nga kryetarllëku me dhunë alla grusht shteti.
    Po ka ndodhur krejtë e kundërta.
    Berisha duke humbur zgjedhjet si kryeministër, me një milion vota kundër, dha dorheqje nga të gjitha postet duke deklaruar se nuk do të përzjeheshte më në udhëheqjen e PD.
    Basha u zgjodh si preferencë e Berishës, e gjatë 8 viteve që e drejtoi opozitën, ashtu edhe siç e ka deklaruar vetë Berisha, ai dhe të gjithë deputetët thireshin në zyrën e ish kryeministrit që drejtonte në hije.

  15. e para, për shkak se vetëdija e tij politike u formua në shkollën e socializmit shtetëror dhe ai vetë nuk u ngrit dot kurrë përtej horizontit të ngushtë të asaj shkolle dhe praktikave të atij rendi shtetëror; e dyta, sepse e tëra jeta e tij politike, nga vitet 1990 e këtej, është mbështetur mbi demagogjinë. Berisha është demagogu par excellence i politikës shqiptare të tranzicionit.

  16. I biri i Kristaq Ramës që firmosi si antari i presidencës varjen e një poeti antikomunist e nipi i Spiro Kolekës që kërkoi në dhjetorin e 1990-s shtypjen me tanke të lëvizjes së studentëve , ndonëse në ate kohë u shit si antienveristi më i madh, na u bë nga shefi i PPSH me emër të ndryshuar PS, në fillim si “ministër kulture” e mandej si pashai i pashallëkut komunist të Tiranës.
    Pasi u bë kryeministër me votat e enveristëve, e ndroi bojën e nga shef i komunistëve na u bë lideri i sistemit kapitalist të egër të llojit të gangsterëve amerikanë të para 200 viteve apo edhe më vonë të kapomafieve tip Al Capone.
    Në Shqipërinë e sunduar nga ish perandoria osmane për mbi 5 shekuj, titujt Pasha , Bej apo deri Aga, përfaqësonin tituj nderi të fisnikërisë e të elitës intelektuale patriotike që nga Skënder-beu, Ismail bej Qemali e deri tek bejlerët Frashëri apo Faik bej Konica. pasardhësit e të cilëve diktatura enveriste i kishte persekutuar e masakruar.
    Për tu paraqitur si një mbështetës i politikës antikomuniste, pasi sistemi komunist i kishte persekutuar të gjithë bejlerët që u shquan si rilindasit e kombit shqiptar, Rama përdori dredhinë për ta quajtur veten “rilindës” duke rivlerësuar rilindas të shquar si Mithat bej Frashëri, ate që nuk e kishte bërë edhe kryedemokrati Berisha.
    Po a mund të krahasohet formimi patriotik, intelektual e moral i Ramës, me kollosët bejlerë patriotë rilindas ?
    Berisha një intelektual e mjek i shquar, antar i PPSH, në fund vitet 80-ë të shekullit të kaluar, me njohjet e tij në kupolën shtetërore ramiste, arriti të botojë në gazetën “Zëri i popullit” nja dy shkrime befasuese me kërkesa për liberalizimin demokratik të sistemit shtetëror diktatorial komunist.
    Me shpërthimin e lëvizjeve antikomuniste në të gjitha ish vendet lindore satelite të Bashkimit sovjetik, e veçanërisht me skenat e tërheqjes zvarë në rrugët e Bukureshtit të diktatorit rumun Çaushesku, edhe në Shqipëri më së fundi u gjallëruan ndjenjat e ndrydhura të revoltave që kulmuan me lëvizjen studentore.
    Ishte Ramiz Alia që përzgjodhi intelektualin e profesorin e mjekësisë tropojanin Sali Berisha, si ndërmjetësues me studentët që udhëhiqeshin nga studenti tropojan Azem Hajdari .
    Duhet të mos harojmë një fakt lidhur me lëvizjen studentore.
    Në Shqipëri e drejta e studimit për shkolla të larta ju jepej kryesisht bijve të familjeve fanatike komuniste.
    Gjithashtu, në Shqipërinë e fillim viteve , nuk kishte ngelur më asnjë disident aktiv pasi edhe ata pak që jetonin, kishin dekada që trajtoheshin mizorisht në burgjet e diktaturës.
    A ishte Berisha personi i duhur për të udhëhequr lëvizjen demokratike antikomuniste kur ai kishte 25 vite si antar i PPSH ?
    Nuk është kaq e lehtë që të jepet një përgjigje e shkurtër me po apo jo.
    Është fakt se Berisha vinte nga një familje e varfër tropojane, me një fëmijëri të dhimbëshme e me pasion për tu arsimuar, e për të mund të thuhet me plot gojën se i çau rrugët e arsimimit e formimit intelektual, jo për merita pro komuniste familjare, por për merita të vullnetit e të intelektit të tij.
    A ka lënë gjurmë tek Berisha antarësimi i hershëm në PPSH ?
    Deklarata e tij e dyshimtë se të gjithë shqiptarët janë njëkohësisht vuajtës e bashkëfajtorë për diktaturën komuniste, ishte sinjali i parë i atij ndikimi.
    Ajo deklaratë u pasua nga një veprim konkret majtist, e ashtuquajtura reformë e rindarjes së tokave me ligjin 7501, që ishte në reminishencë me sekuestrimin e tokave të bejlerëve e të pasurve të tjerë nga regjimi komunist enverist, për tjua ndarë “proletariatit” bujqësor.
    Ka edhe gabime të tjera Berisha si lider i PD, si konsiderimi i piramidave mshtruese, si një nisje e sistemit bankar privat, pr kjo mund të justifikohet me faktin se ai nuk i njihte ligjet e sistemit të konkurencës së lire kapitaliste.
    Por le të kthehemi tek realiteti absurd i kohëve të fundit.
    Berisha zgjedhjet e vitit 2013 , për mendimin tim i humbi ngaqë në mandatin e dytë si kryeministër qeverisi në aleancë me një fraksion të partisë socialiste, partisë LSI të Metës që kishte një përceptim negativ për kameleonizmin politik sa majtas djathtas.
    Në këtë rast më ka tërhequr vëmëndjen qëndrimi i habitshëm i deputetit Tomor Alizoti, që i ka kaluar vitet e fëmijërisë në mizerje në internime, e midis kauzës së dyshes Berisha e Meta e Basha e Alibej, zgjedh të parën.
    Kur u pyet nga një gazetare për këtë zgjedhje, ai u përgjigj se që në rininë e tij për te Berisha ishte heroi i demokracisë duke haruar të thotë se çfarë është për te Ilir Meta.
    Alizoti që vjen nga një familje bejlerësh, ka preferencë Berishën kundrejt kolegut të tij deputet Alibeajt që Berisha publikisht e përbuz si bej, duke ja ndryshuar sipas zakonit të tij edhë për Bashën, në “Alibeu” apo “Alibasha.”
    Nuk dua kursesi që ta bëj fajtor Z.Alizoti, për këtë, pasi edhe unë si një bir i një të burgosuri politik, e kam adhuruar dikur Berishën

    Një pjesë e madhe e antarësise së PD e kanë parë me dyshim aleancën Berisha-Meta e besoj se ky dyshim është shtuar akoma më shumë sot pas piruetave të shumta të Metës.
    Është vënë re dukshëm në publik se Basha, ndryshe nga Berisha, ndonëse u bashkua në aleancë opozitare me LSI të drejtuar nga znj.Kryemadhi, haptazi e tregonte antipatinë e tij për Metën.
    Edhe ky duke mos gjetur dot asnjë fakt për ta demonizuar Bashën, përsëriste akuzën qesharake se “Basha të gënjen për orën” që ndonjë gazetar mediokër e dallkauk e përdor si fakt se Basha është “gënjeshtar”

  17. Nard Ndoka tallet me PD: Në këto zgjedhje do dalë me e fortë sepse ka Berishën ditën dhe Bashën natën,e shikoni o cecene e shpellkare te salihut cfare tallje ben ministri me i suksesshem i salihut,tallje bythe nga nardi per qenin plak serb salih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.