• |
ide | kryesore

Kendall Jenner dhe Bad Bunny konfirmojnë romancën e tyre

Paparazzi, Slider



Kendall Jenner dhe Bad Bunny kanë konfirmuar së fundmi aludimet për një romancë dashurie.

Të dy u panë duke u përqafuar pasi kishin ngrënë një darkë në Sushi Park në West Hollywood, Kaliforni, të martën mbrëma, sipas fotove të siguruara nga Page Six. Me ta ndodhej motra më e vogël e modeles, Kylie Jenner, si dhe miku i tyre i ngushtë Taco, emri i vërtetë i të cilit është Travis Bennett.

Dalja e tyre publike erdhi vetëm disa ditë pasi u përhapën thashethemet se ai dhe Kendall ishin çift falë një artikulli të postuar nga blogu i thashethemeve DeuxMoi.

“Kjo modele beqare u pa duke u puthut me Bad Bunny në një klub privat në LA mbrëmë”,thuhej në postim.Pronari i llogarisë në Instagram pohoi gjithashtu, “Kam dëshmitarë në skenë që e panë atë [Jenner] të largohej nga klubi. Kendall u largua, hipi në makinën e saj, dy minuta më vonë doli makina e Bad Bunny-t.

Dhe ish-i dashuri i saj, Devin Booker, nxiti më tej spekulimet se ajo ishte me fituesin e Grammy kur atleti e hoqi atë nga Instagram në fund të shkurtit. Kendall dhe Bookeru ndanë përgjithmonë në tetor 2022 me burime që pretendonin në atë kohë se ata i dhanë fund gjërat për shkak të orareve të ngjeshura./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *