• |
ide | kryesore

KQZ njeh si kryetar të PD Bashën/ Meta: Çmenduri e regjimit të Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat foli për situatën politike në vend.

Pas hapit që ndërmori KQZ e cila njohu si kryetar të PD, Lulzim Bashën dhe i la një afat 48 orë për të shtuar disa dokumente për tu regjistruar më pas në zgjedhjet e 14 majit, komentoi dhe kreu i PL.

Lexo më tej: Shpjegimi i Celibashit/ Tre skenarët se çfarë mund të ndodhë me vulën e PD 

Në pyetjen nga një gazetare, se PD rrezikon të mbetet jashtë zgjedhjeve, Meta u përgjigj duke thënë se ‘ këto janë çmenduritë e regjimit të Ramës”.

“Çdo individ përfaqësues në këto institucione për udhëhiqet nga Kushtetua dhe ligji meriton vlerësimin më të madh, që të mos u rikthehem grafikëve. Nuk dua të hyj në këto çështje procedurale.

Qëndrimi im është dhe mbetet një, respekti i vullnetit dhe anëtareve të PD i cili është demonstruar në mënyrë publike dhe transparente përmes foltoreve dhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar. Po ashtu është demonstruar dhe nga akti që PD ka marrë. Çmenduritë e regjimit të Ramës. Mënyrën sesi ai pengoi regjistrimin e gjykatës dhe lojërat e tanishme. Më 14 maj, PL dhe opozita e vërtetë do të jetë atje. Asnjë votë nuk do të preket. Nëse dikush guxon ta prekë do mbajë përgjegjësi. Për shkak të krimit të organizuar është vendi i parë nga ku njerëzit ikin me vrap duke rrezikuar jetën”, tha Meta.



3 Comments

  1. Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj thotë se do të ketë kosto për demokratët nëse nuk dilet në zgjedhje me një kandidat.

    ”Përderisa Berisha ka marrë lidershipin duhet t’i dalë zot. Nëse vazhdon me këtë histori kërcënimesh, kjo është histori e turpshme.Ky eshte me i gezuari ne kete kohe rumpalle ne pd e foltore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *