• |
ide | kryesore

Lirimi i Safet Bajrit para 14 Majit/ Lidhja me PS e Shkodrës dhe dënimet në Belgjikë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kapitulli “Belgjika” konsiderohet i mbyllur për Safet Bajrit, personazhi i botës së krimit, i njohur në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë. Drejtësia belge i ka vendosur mbi shpatulla dy dënime të tjera dhe nëse rikthehet atje, arrestohet menjëherë për t’u mbyllur në burg edhe për 13 vjet të tjera.

Aq të vëmëndshëm janë për rastin e Bajrave, sa kur doli lajmi që ai rifitoi lirinë, menjëherë gazetarët belgë nisën llogaritë e viteve të dënimit.

E vërteta është se Bajri ka shlyer në Shqipëri vetëm një nga tre dënimet që mori në Belgjikë.

“Nieuwsblad.be” shkruan se “Bajri u dënua edhe dy herë në vitin 2018 për trafik kokaine, me 8 vjet dhe 5 vjet. A ka harruar Belgjika t’ua raportojë këtë shqiptarëve?”

Departamenti i Drejtësisë pranoi se dosjet nuk janë dërguar në Shqipëri, por “nëse ai paraqitet në Belgjikë, do ta lëmë të vuajë ato dënime me burg”

Safet Bajri në foto me miq pas lirimit nga burgu
Safet Bajri në foto me miq pas lirimit nga burgu

Lirimi para zgjedhjeve lokale të 14 Majit

Rikthimi i Safet Bajrit në Shkodër përkon edhe me një ngjarje të rëndësishme për qytetin, siç janë zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Socialistët janë investuar fort që ta fitojnë Shkodrën këtë vit dhe kanë vendosur atje kandidaturën e Benet Becit, aktualisht deputet i PS-së, por i njohur më shumë për menaxhimin e qindra miliona eurove si drejtor i Fondit Shqiptar për Zhvillim nga viti 2005.

E dërguara e Ramës për Shkodrën është Elisa Spiropali, që pak muaj më parë, bëri një goditje politke duke i marrë LSI-së deputetin biznesmen Agron Çela.

A është rastësi që lirimi i një prej njerëzve më të rrezikshëm në Shqipëri ka ndodhur dy muaj para zgjedhjeve lokale?

Perceptimi është se Bajrat janë pozicionuar në krah të Partisë Socialiste të Shkodrës, ndërsa familja Lici në hasmëri me to, është pozicionuar në anën e Partisë Demokratike.

Majde Mustafë Lici, që nuk e fsheh konfliktin me Bajrat, ka drejtuar edhe një parti aleate me PD-në dhe është zgjedhur këshilltar bashkiak në Shkodër.

Lexo edhe: Në Belgjikë kriminel i rrezikshëm, në Shkodër mbrohet nga deputeti i PS

Lexo edhe: “Shkodra e 5 familjeve mafioze” Mediat belge shkruajnë për Safet Bajrin

Lexo edhe: Akuzat për Bajrat/ Fino i bërtet Bushatit: Ktheji përgjigje Saliut dhe Lulit!

Akuzat e Sali Berishës në adresë të Bajrave kanë qenë konstante.

Në vitin 2017, Berisha denoncoi një plagosje që Safet Bajri kishte kryer në Shkodër. Sipas mesazhit që publikoi Berisha policia ishte tërhequr nga arrestimi pas telefonatave të deputetit të PS-së, Luan Harusha.

Sipas Berishës, Safet Bajri kishte punuar për fushatën e PS-së dhe kishte imunitet nga policia në Shkodër. Bajri, sipas tij, lëvizte me një mjet të blinduar me targa ruse dhe konsiderohej i paprekshëm.

Vetë Safet Bajri, në një intervistë që ka dhënë për gazetarin Artan Hoxha deklaroi të kundërtën, se dikur kishte qenë komisioner i Partisë Demokratike dhe kishte punuar për fushatën e Bardh Spahisë në Shkodër.

“Ai si thotë se kam ndihmu Luan Harushën, por unë nuk kam qenë pjesë e zgjedhjeve hiç. Luan Harushën e kemi komshi në lagje, por unë s’kam lidhje fare me këtë person. Në 2013 jam marrë me zgjedhje, kam qenë vëzhgues i përgjithshëm për Partinë Demokratike, për Bardh Spahinë” tregoi Safet Bajri në një intervistë. (VIDEO KETU)

Mbrojtjen politike të Safet Bajrit e ka konfirmuar edhe ish-Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Pas operacionit të arrestimit, Xhafaj u shpreh: “Ky grup ka pasur influence shtetërore në kohëra të ndryshme ndër vite, madje edhe në polici. Në kohët e fundit ne kemi punuar shumë që t’ia heqim këtë influence”

Safet Bajri, para deportimit nga Belgjika

“Portreti i një njeriu të keq” në mediat belge

Emri i Safet Bajrit u kthye në shqetësim për qeverinë belge, pasi ai duhej më parë të vuante dënimin me burg, pastaj të deportohej. Bajri përshkruhet në gazetat e Belgjikës si një njeri i lidhur me 40 vrasje.

Në dosjen për shfrytëzimin e prostitucionit, tregohen me detaje episodet e rrahjes së prostitutave që duhej të punonin për Bajrat, të detyruara nga dhuna dhe shfrytëzimi çnjerëzor.

“Më 4 shtator 2014, Kristina, njëra prej dy prostitutave me të cilat banonte së bashku, është dëgjuar të thotë nga një vajzë tjetër që quhej Alesia…., me të njëjtin profesion, se Safeti pasi kishte pirë i kishte thyer legenin Anxhelës.

Anxhela më pas dëgon një mesazh/SMS në Shqipëri, në të cilin i shpreh bashkëbiseduesit të saj që ka legenin të thyer dhe se është Safeti që e ka goditur.

Të nesërmen në një bisedë me Sabrinën, Anxhela i thotë se ajo vetëm sa e pyeti Safet Rustemin, për arsyen që ai pinte aq shumë, në një kohë që ajo punonte për të pa problem, që pastronte, që lante enët dhe përgatiste për të ngrënë për të” shkruhej në dosje.

Bajrat ngritën një system gjobëvënie në lokalet e Brukselit, të ngjashëm me “picon” në Itali, sipas shkrimeve në mediat atje. Gazetari Pieter Huyberechts ka shkruar për gazetën e Antëerp:

“Nëse nuk paguan, do të përdhunoj vajzën 12-vjeçare”. Ky ishte kërcënimi i Safet Rustemit, 33 vjeç, kur pronari i një kafeneje në Bruksel fillimisht nuk pranoi të përkulej para mafies shqiptare. Më në fund, ai pagoi, si thuajse të gjithë në qendër të kryeqytetit. E njëjtat histori në dhjetëra kafene në Schaerbeek, Koekelberg, Molenbeek, Anderlecht dheGanshoren.”

Historitë për të cilat Bajrat përmenden në Belgjikë janë të shumta, mes tyre edhe vrasja e dy shqiptarëve që u zhdukën pa lënë gjurmë. Por thuajse në të gjitha shkrimet, përmendet fakti se në Dobraç, në Shkodër, ata i kanë krahët e ngrohtë nga politika.

Në Shkurt të vitit 2019, dalja e Safet Bajrit nga burgu për një fatkeqësi familjare shërbeu që media belge HLN të aludonte për një trajtim preferencial që i është bërë Bajrit, për shkak të lidhjeve të tij me politikanë. “Ky trajtim preferencial përsëri tregon se sa afër jane lidhjet mes politikanëve aktuale dhe klaneve mafioze” – shkruante kjo media.

Shqiptari, i njohur edhe me pseudonimin Safet Rustemi dhe i lidhur me rreth dyzet vrasje, prostitucion dhe trafik droge u burgos në shtator të vitit të kaluar”, shkroi HLN, duke komentuar kështu lejen prej 6 orësh që iu dha të fortit të Shkodrës, për të përcjellë në banesën e fundit të atin.

“Në 10.20 të mëngjesit Bajri doli nga qelia për në banesën e tij në Shkodër”, shkruan media belge, duke vijuar: “Pas kësaj ai mori pjesë në ceremoninë e shoqëruar nga policia dhe forca të sigurisë, e më pas Bajri u kthye në qelinë e tij, ku duhet te vuaje denimin”.

Më herët, në Korrik të vitit 2018, gazeta belge “La Dernier Heure” shkruant se Safet Bajri ishte një ndër tre emrat më të kërkuar të policisë federale në Belgjikë.

Portreti i një njeriu të keq’’, ishte titulli i shkrimit ku përmendej atentati ndaj një personi në Shkodër dhe se si policia ishte tërhequr nga arrestimi.

“Tani që zyrtarisht është cilësuar si një nga kriminelët më të mëdhenj i dënuar në Belgjikë, Shqipëria do të vazhdojë ti mbyllë sytë?” ishte pyetja e gazetarit belg.

Zbythja e drejtësisë shqiptare para Bajrave

Bajrat u goditën me një operacion të bujshëm në Tiranë, Shkodër dhe në Hollandë në Shtator të vitit 2018, gjatë kohës kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj.

11 persona u arrestuan atëherë, të gjithë emra të njohur të grupit që kontrollon një zonë të konsiderueshme të Shkodrës.

Ishin mbajtur prej disa kohësh në përgjim telefonik dhe ambjental dhe u akuzuan për trukim ndeshjesh, gjobëvënie, punësime të paligjshme në OSHEE dhe në Spitalin e Shkodrës.

Por akuzat u shfrynë shumë shpejt.

SPAK refuzoi ta marrë dosjen në hetim, duke rrëzuar akuzën për grup të strukturuar kriminal. Të arrestuarit u liruan nga burgu.

Lexo edhe: Raporti i Prokurorisë/ Si u vëzhguan lëvizjet e Safet Bajrit në Tiranë

Lexo edhe: “Trukoi ndeshjen me Tërbunin”/ Telefonata e Armir Grimës me Safet Bajrin

Lexo edhe: SPAK nuk merr pësipër grupin “Bajri”, ia kthen Prokurorisë së Shkodrës

I vetmi që mbeti brenda ishte Safet Bajri, i cili duhej të shlyente dënimin e gjykatës së Belgjikës prej 9 vitesh.

Nuk kanë kaluar as 6 vjet nga arrestimi dhe është qytetar i lirë. Në pamundësi për të udhëtuar drejt Bashkimit Europian, do të qëndrojë në Shqipëri.

Për të kuptuar më mirë se çfarë do të thotë kjo, vlen të kujtohet një deklaratë e zv.ministrit të Brendshëm Besfort Llamallari i cili u ankua se belgët e kishin vonuar vendimin e gjykatës për 5 muaj. Dhe këto muaj, Safet Bajri kishte qëndruar i lirë.

“Në javët dhe muajt e fundit, në Shqipëri, më saktësisht në Shkodër, janë kryer krime të rënda, përfshirë vrasjet dhe grabitje”, – tha Lamallari në intervistën e vitit 2018. “Ekziston një hetim i grupit për këto krime, të cilat mund të ishin shmangur” deklaroi ai, duke konfirmuar edhe një herë imunitetin që gëzonte Bajri nga policia shqiptare./Lapsi.al

https://lapsi.al/2019/03/31/zeri-i-amerikes-shkodra-nje-qytet-i-tronditur-nga-krimi/



6 Comments

  1. Pra drejtesia e reformuar punon sipas udhezimeve te partise. Safeti duhet per zgjedhjet. Po kthehemi te epoka e partise-shtet. Te fala aktivisteve

    1. prit se do dlain te tjere akoma , jan burgjet plot , dhe asnje sdo te rrije ne burg, rama ka me i nxjerr te gjithe ata te cilet do mbledhin vota per te

  2. Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj thotë se do të ketë kosto për demokratët nëse nuk dilet në zgjedhje me një kandidat.

    ”Përderisa Berisha ka marrë lidershipin duhet t’i dalë zot. Nëse vazhdon me këtë histori kërcënimesh, kjo është histori e turpshme.Komente qe paralajmerojn humbjen ne shkoder,kur fiton salih nuk ka Bajra etj

  3. Loje e Rames me Kim.
    Gjoja flitej se Dumani eshte ushtar I kim.
    Rama gjoja ishte kunder.
    Te ishte gjalle AI e ti vente flaken ketyre Sorroiste. Loje e shpifur tamam si surrati Ylsi Manjes.✌✌✌✌

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *