• |
ide | kryesore

“Gati të vdes për këtë skuadër, por nuk jam aq budalla sa të vritem”: Conte i kthen përgjigje Richarlison

-Instant, Sport
Conte



Antonio Conte është rikthyer të flasë pas eliminimit nga Champions League. Tekniku i Tottenham e bëri këtë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Nottingham Forest: “Klubi e di shumë mirë se cila është situata ime dhe cilat janë mendimet e mia – tha trajneri italian -. Nëse duhet të bëhem personi për tu shënjestruar… Jo, nuk jam ky person. Duhet kohë dhe durim, edhe pse e kuptoj që durimi për tifozët ka mbaruar. Kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Nëse më pyet nëse jam gati të vdes për këtë klub, do të them po. Deri në fund. Por nuk jam aq budalla sa të vritem”.

“Kam nënshkruar një kontratë të çuditshme për një vit e gjysmë. Zakonisht nënshkruan për 3 vjet, por mendoj se është bërë për të vlerësuar situatën – vazhdoi ai -. Klubi duhej të kuptonte aftësitë e mia si trajner, personalitetin tim dhe për mua ishte njësoj. Kjo për të kuptuar nëse ishim në të njëjtën linjë. Tani pas një viti e gjysmë klubi më njeh, unë i njoh dhe situata është e qartë. Do të përfundojmë sezonin dhe do të shohim, ata i dinë shumë mirë mendimet e mia. Deri në fund të sezonit jam gati të vdes për Spurs. Tani gjëja më e rëndësishme është të fokusohem në kampionat. E dini dëshirën time, ne aspirojmë të jemi konkurrues dhe të luftojmë për fitore. E kam thënë për një kohë të gjatë”.

Lexo më tej: Video/ Richarlison i vërsulet Conte në transmetim direkt pas eliminimit të Tottenham: “Një sezon m*ti”

PËRGJIGJIA NDAJ SULMEVE TË RICHARLISON

Është e pashmangshme të flitet për rastin Richarlison: “E dëgjova intervistën e tij. Ai nuk më kritikoi, ai thjesht tha se sezoni i tij është një m*t. Dhe ka të drejtë. Sepse sezoni i tij nuk ishte i mirë. Ai kishte shumë dëmtime. U dëmtua në Ligën e Kampionëve, më pas shkoi në Kupën e Botës, por u eliminua dhe pati një dëmtim tjetër. Qendroi jashtë për një muaj, pastaj erdhi një ndalesë tjetër. Ai shënoi zero gola për ne, vetëm dy në Champions League. Djaloshi ishte shumë i sinqertë, por sezoni nuk ka mbaruar dhe ai ka kohë për t’u rikuperuar. Nëse e meriton të luajë, do t’i jap mundësinë. Përndryshe do të luajë dikush tjetër”.

Në fakt, Richarlison u ankua edhe për aktivizimin e ulët, duke thënë se nuk e kupton pse ka luajtur kaq pak kohët e fundit. Kështu, Conte e sulmoi lojtarin për tonet tepër egoiste të përdorura në intervistë: “Kur gjithmonë flet duke thënë ‘unë, unë, unë’ do të thotë që mendon vetëm për veten. Jo për ekipin, jo për klubin. Gjithsesi ai e kuptoi shumë mirë, kërkoi falje dhe për mua ishte një gjë e mirë. Arrita të sqaroja edhe një herë rëndësinë e shpirtit të ekipit. Ky është një aspekt që duhet ta përmirësojmë. Unë kam djem të mirë në dispozicion, por ndonjëherë nuk mjafton të jesh i mirë. Duhet një shpirt sakrifice, një dëshirë për të luftuar… Ndonjëherë jemi pak të ‘lëshuar’”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *