• |
ide | kryesore

“Penallti e pastër, duhet respekt për këta djem”: Çela shpërthen kundër arbitrit, Martini shan fushën

-Instant, Sport
Çela



“Tani luftojmë për mbijetesë. Luanim ndaj ekipit më të fortë të momentit e patëm më shumë qarkullim. Pati pasiguri, probleme, pati probleme me kartonin e kuq. Dhamë maksimumin, Rexhinaldo dhe Selmani bënë shumë mirë”. Emiljano Çela nuk i heq asnjë meritë skuadrës së tij, që me 10 lojtarë barazoi 0-0 ndaj Teutës. Një rezultat që i rri ngushtë krutanëve, që në fund mund të kishin marrë fitoren. Një penallti që në fushë u akordua e VAR e anulloi, për prekjen me dorë të Kouros. “Për mua ishte një penallti e pastër, arbitri nuk e dha. Nuk bën fare lajm nëse Kastrioti bie nga Kategoria, por duhet të ketë më shumë respekt për këta djem”.

Tekniku i Kastriotit vazhdoi më pas të karikonte ambjentin, i ndërgjegjshëm se është në pozita të vështira: “Duhet të mbajmë entuziazmin, pasi unë e konsideroj fitore këtë të sotmen. Sot bëmë një ndeshje perfekte, bëmë më të mirën e mundshme. Kemi lojtarë jashtë pozicionit, nuk zhbëjmë dot problemet që kemi. Është problem për ne trajnerët”, u shpreh Çela.

MARTINI: FUSHA NUK NA LEJOI TË LUANIM

“S’morëm pikët, kushtet e fushës s’të lejojnë të luash. Qarkulluam topin, por ishte e vështirë të shënonim golin. Na prishën punë dëmtimet, improvizuam sot. Por nuk është justifikim se duhet të fitonim. Janë dy pikë që do i qajmë në fund”. Edi Martini kapet me fushën për të justifikuar barazimin e dytë radhazi në kampionat, pas atij me Vllazninë. Teuta nuk shkoi më shumë se 0-0 kundër Kastriotit me 10 lojtarë. Një rezultat penalizues për durrsakët, edhe pse Martini i jep kreditet kundërshtarit: “Më vjen keq për pikët e humbura, njësoj si me Vllazninë. Kastrioti ka shumë shpirt – tha Martini -. Çdo ekip që luan këtu e ka të vështirë të fitojë. Jam i kënaqur me Emiljano Vilën dhe e komplimentoj për performancën e bërë sot në pozicionin e dhënë” përfundoi Martini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *