• |
ide | kryesore

Stoltenberg jep alarmin: Po mori Rusia Ukrainën, Kina do të pushtojë Tajvanin

-Instant, Lajme, Planet



NATO paralajmëron se performanca e Rusisë në Ukrainë mund të përcaktojë nëse Kina do pushtojë Tajvanin. Shqetësimi lexohej qartë në deklaratën e kreut të aleancës më të madhe ushtarake të globit. Sipas tij një triumf i rusëve në agresionin e paprovokuar ndaj vendit fqinj, mund të inkurajojë Kinën të marrë me forcë ishullin. Kina e sheh Tajvanin si krahinë të shkëputur të saj.

“Ajo që po ndodh sot në Europë, nesër mund të ndodhë në Azi. Rezultati i luftës në Ukrainë ndikon në përfundimet që do të nxirren në Pekin. Kjo përfshin Tajvanin. Nëse Putini arrin atë që dëshiron me Ukrainën duke shkelur ligjin ndërkombëtar e duke përdorur forcën ushtarake, atëherë ky do të përbëjë një mesazh edhe për liderët e tjerë autoritarë, përfshirë ata në Pekin, se duke përdorur forcën ushtarake, mund ta arrijnë atë që duan”, tha Stolenberg.

Shumica dërrmuese e qytetarëve në Tajvan duan që ai të mbetet i pavarur.  Ishulli ka një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike, një ekonomi të fortë dhe ushtrinë e vet. Por edhe pse ka të gjitha vetitë e një shteti, mosmarrëveshje të mëdha rrethojnë statusin e vërtetë të Tajvanit, të cilin Pekini zotohet ta rimarrë, ndërsa liderët vendas insistojnë në sovraniteti e tij..

Për shkak të këtyre përplasjeve, Tajvanin e njohin vetëm  15 shtete të botës. Kryesisht janë shtete të vogla, ndërkohë që gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm kinez Qin Gang paralajmëroi se Pekini dhe Uashingtoni po shkojnë drejt “konfliktit dhe konfrontimit” nëse SHBA nuk ndryshon kursin, duke folur me një ton më luftarak në një moment kur marrëdhëniet midis rivalëve janë historikisht në nivelin më të ulët./ Express



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *