• |
ide | kryesore

Theu masën ‘arrest shtëpie’ dhe shiste fara kanαbisi në banesë, arrestohet 32-vjeçarin në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi theu masën e ‘arrest shtëpie’ dhe shiste fara kanabisi në Vlorë. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale F.B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F. B., 32 vjeç, banues në Vlorë. Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, duke dalë jashtë banesës së tij.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në ambientet e banesës së shtetasit F. B., shërbimet e Policisë gjetën një sasi farash kanabisi, të cilat i mbante me qëllim për t’i shitur, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së  tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së  tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *