• |
ide | kryesore

Kronikë e një skandali të paralajmëruar

-Instant, 1, Arkiva, Ide
Blendi Kajsiu



Dy TECt-et lundruese që janë ankoruar në gjirin e Vlorës që në fillim të shtatorit të vitit 2022 ende nuk prodhojnë energji elektrike edhe pse qeveria shqiptare dhe KESH do të paguajë 68 milion dollarë për ta. Kjo pagesë do bëhet edhe sikur këto dy TEC-e, me emrat “Tigri 1” dhe Tigri 3”, mos të vihen kurrë në funksionim. (shiko https://faktoje.al/tecet-lundrues-ne-det-te-hapur-kontrata-rrezikon-te-kthehet-ne-shpenzim-luksi/ )

Ministrja Balluku deklaroi në dhjetor të vitit 2022 se në janar dhe shkurt të vitit 2023 tecet do viheshin në funksionim, ama dicka e tillë ende nuk ka ndodhur.  Për momentin dy tecet nuk vihen në funksionim sepse kaskadat e hidrocentraleve janë plot dhe Shqipëria nuk ka nevojë për energjinë e tyre (shiko https://faktoje.al/tecet-lundrues-ne-det-te-hapur-kontrata-rrezikon-te-kthehet-ne-shpenzim-luksi/). Ato u blenë në kulmim e krizës energjetike në Marsin e kaluar por arritën në Shqipëri vetëm në Shtator të vitit 2022. Pra ishin një zgjidhje e vonuar për një urgjencë imediate. 

LEXO ME TEJ:

TEC-et që nuk punojnë, por i paguajmë mbi 90 mijë euro në ditë

Në fakt ka shumë mundësi që këto tece mos të vihen kurrë në punë jo thjesht sepse Shqipëria sot nuk ka nevojë për to por sepse kosto e prodhimit të energjisë së tyre është shumë më e lartë sesa kosto e energjisë elektrike sot në bursë. TEC-et lundruese prodhojnë energji elektrike duke djegur rreth 600 ton naftë të rëndë në ditë, për pasojë kosto e prodhimit të energjisë nëpërmjet tyre është jo vetëm më e lartë se energjia në bursë por edhe shumë më e lartë se kosto e energjisë diellore (shiko http://mjedisi.al/rama-dhe-balluku-dhe-ere-ne-siklet-me-tecin-e-bangladeshit/ ).

Pa përmendur këtu koston katastrofale që ka djegia e mijërave ton naftë në ndotjen e gjirit të mrekullueshëm të Vlorës. Nëse vihen në punë për dy vite, sic parashikon kontrata, tecet lundruese do djegin qindra mijëra ton naftë të rëndë (mazut) në bregdetin e Vlorës. Janë tece të vjetëra që nuk kanë asnjë certifkim ambiental nga institucione ndërkombëtare. Deklaratat e Ministres Balluku se tecet lundrues janë të sigurta sepse kanë certifikim ambiental nga Banka Botërore u përgënjeshtruan pak kohë më parë nga ky institucion (shiko https://faktoje.al/banka-boterore-nuk-i-ka-certifikuar-nga-ana-mjedisore-tecet-lundruese-te-vlores/ ). 

Kemi të bëjmë me një situatë sa absurde edhe skandaloze ku shteti shqiptar del vetëm me humbje. Nëse TEC-et vihen në punë shteti shqiptar humbet miliona euro sepse prodhon energji mbi koston e tregut. Kosto totale e prodhimit të energjisë elektrike nga këto dy tece për dy vite do ishte 336 milion euro dhe përëri nuk do mbulonin dot të gjithë nevojat energjitike në kohë krize (shiko: http://www.mcntv.al/2022/09/29/tec-et-lundruese-xama-mbulojn-15-t-konsumit-punimi-i-tyre-me-naft-ndot-ambientin). Imagjinoni se cfarë investimesh madhore mund të bënte KESH dhe shteti shqiptar me 336 milion euro për të prodhuar energji të pastër diellore apo ere, në vend që të blente dhe të fuste në punë dy tece të vjetra nafte. 

Ndërkohë nëse tecet lundruese do funksiononin pa pushim për dy vite rrjesht djegia e qindra mijërave tonelata nafte të rëndë (mazut) do prodhonte një ndotje po aq të rëndë për gjirin e Vlorës dhe turizmin e saj. Pa përmendur rreziqet e aksidenteve dhe rrjedhjes së naftës në det që janë të natyrëshme po të kemi parasysh se kemi të bëjmë me dy tece lundruese sa të shëmtuar aq edhe të vjetër. 

Nga ana tjetër nëse tecet nuk vihen kurrë në punë, sic është në fakt e llogjikëshme, përsëri shteti shqiptar humbet pasi duhet ti paguajë 68 milion dollarë kompanisë Excelerate Energy nga e cila ka blerë këto tece. Pa llogaritur paratë e haraxhuara për ndërtimin e portit ku tecet u ankoruan. Mbetet një mister i madh se si shteti shqiptar nënshkruan një kontratë ku paguan një shërbim edhe kur ai nuk ofrohet.  

Kemi të bëjmë me një tjetër skandal të qeverisjes Rama ku është vështirë të dallosh ku fillon paaftësia dhe rrumpalla administrative dhe ku mbaron korrupsioni. Si ka mundësi që qeveria Shqiptare një emergjencë energjetike në Mars të vitit 2022 e zgjidh me blerejen e teceve me naftë që mund të vihen në punë vetën në vitin 2023 kur emergjenca ka mbaruar? 

Si ka mundësi që pas skandalit të TEC-it të naftës ekzistues në Vlorë, që u ndërtua gjatë qeverisjes Berisha në vitin 2011 me financimin e Bankës Botërore, qeveria Rama na sjell dy tece të tjera me naftë po në gjirin e Vlorës? 

Ne prej vitesh kemi një TEC nafte në Vlorë që na kushtoi 120 milion euro dhe nuk u vu në punë asnjë ditë sepse kosto e prodhimit të energjisë nga ai është më e lartë se ajo e bursës, ndërkohë që shteti ynë vazhdon të harxhojë miliona euro cdo vit për mirëmbajtjen e tij. Por edhe sikur të vihej në punë TEC-i i ndërtuar nga qeveria Berisha dhe Banka Botërore do prodhonte mjaft ndotje për gjirin e Vlorës.

Si ka mundësi që qeveria Rama duke e njohur skandali i TEC-it ekzistues në gjirin e Vlorës vendos të sjellë aty dy tece të tjerë nafte, edhe më të vjetër edhe më të lodhur se teci ekzistues? Nga buron fiksimi i qeverive tona për të sjellë tece me naftë në gjirin e mrekullueshëm të Vlorës, sidomos kur mungon tërësisht llogjika ekonomike dhe ambientale që justifikon ndërtimin dhe blerjen e tyre? 

Ajo që e bën akoma më të rëndë skandalin e rradhës të qeverisë Rama është fakti se ashtu sikurse në rastin e TEC-it të Vlorës gjatë qeverisjes Berisha edhe këtë rradhë kishte shumë zëra nga shoqëria civile dhe nga ambientalistët që e paralajmëruan skandalin e teceve lundruese. Vetëm tek faqja mjedisi.al e ambientalistit të njohur Lavdosh Ferruni ka dhjetëra shkrime që e kanë denoncuar aferën e teceve lundruese prej kohësh (shiko: http://mjedisi.al/11-arsye-per-te-mos-pranuar-ne-vlore-tecet-me-nafte-te-rende-ardhur-nga-bangladeshi/)

Fatkeqësisht askush nuk i dëgjon këto zëra në hapësirën tonë politike dhe mediatike ku transmetohet 24 orë cirku Rama-Berisha-Meta-Alibasha. Qeveria Rama prej kohësh i ka mbyllur veshët dhe sytë përballë shoqërisë civile. Opozita është shumë e zënë me denoncimin e shkatërrimit që Rama po i bën Amerikës për tu marrë me dëmin që qeveria e tij po i bën Shqipërisë. Media, nga ana tjetër, është transformuar në një zgjatim të sherrit politik brenda dhe jashtë opozitës ndaj nuk ka as kohë dhe as kapacitete për të pasqyruar problemet reale të vendit. 

Ndaj sot sodisim dy tece të shëmtuara nafte që janë ankoruar në gjirin e bukur të Vlorës.  Dje ky gji kish një tec nafte që nuk funksiononte, të ndërtuar nga qeveria Berisha. Sot ka edhe dy tece të tjera nafte që nuk funksionojnë, edhe më të vjetër edhe më të shëmtuar, dhuratë nga qeveria Rama. Asnjëri nga këto tece nuk punon, dhe nuk duhet të punojë, edhe pse kanë kushtuar qindra miliona euro. 

Dje qeveria Rama harxhoi miliona euro për të ndërtuar inceneratorë me naftë që nuk djegin plehra por i groposin ato. Sot ka blerë dy tece lundruese me naftë që nuk prodhojnë dhe nuk duhet të prodhojnë energji elektrike. Si ka mundësi që qeveritë dhe politikanët tanë bëjnë vazhdimisht po të njëjtat gabime dhe po të njëtin korrupsion? 

Blendi Kajsiu, artikulli enkas për Lapsi.al



22 Comments

  1. Kjo quhet vjedhje hashiqare me paramendim. Kush mban pergjegjesi?
    Te rroje palloshi dhe klika e tij superhajdute

    1. Teci eshte bere nga qeveria nano dhe u perfundua kur ishte berisha ne qeveri. Berisha i beri nder te madh lagunes duke mos e vene ne pune dhe qe atehere ka mbetur pa pune pa bere dem natyre. Precedenti i berishes u be vendimtar qe teci te mos e qelbte vloren
      Kajsi kajsiçari ska pse te merret me te shkuaren por mund te thote pse teci nuk djeg gaz ae eshte me mure se nafta duke pas edhe tap ne shqiperi me gaz te lire
      Por tregtine e gazit rama e beri monopol dhe ndau ne 2 duar edhe nafta ne pak duar, tani po ben edhe deme te tjera ekonomike por edhe ekologjike.
      Nese berisha dha leje per hidrocentrale dhe sot ato kontrbuojne me rreth 35% te energjise se shpenzuar rama do te vjedhe duke ndare leket me Yuri Kim e cila loboi per keto germadhat lundruese duke marre pjesen e saj.

      Rama tallet me vloren, u beri lungomaren dhe vlonjatet iken ne europe sepse pronat aty i kane mafiozet e vlores dhe jo vlonjatet.
      Vlora ka marre fund, shkoni je fundjave dhe shihni si jetojne, lungomare ishte mashtrimi i radhes

  2. Kajsiu ka nje ndryshim te madh mids Tec ne Vlore dhe ketyre dy anijeve Tec>

    1, Tec Vlores eshte prone e shtetit kurse anijet jane me qira

    2.Financimin e beri Banka Boterore me fondet e saj dhe shteti nuk i detyrohet asgje kurse anijet TEC marrin cdo dite 90.000 euro pa u vene ne pune

    3. Tec Vlores eshte i certifikuar per shkarkimet ne ambjent ky i anijeve nuk ka asnje dokument pasi punon me nafte.

    Keshtu qe hajdutllikut te rilindjes edhe kur duan te bejne dicka per mire u del katrahure.

  3. Sipas bq kajsiut denoncimi qe i ka bere Sala para se anijet te mberrinin nuk quhet denoncim. Ky gazetaruc legen ne cdo rast merret vetem me moton “fajin e ka Saliu” dhe vetem atje e sheh te keqen e ketij vendi edhe pse Sala ka 10 vjet qe vetem nje ipad ka ne dore. Vazhdo legen vazhdo. Fajin e ka Saliu

  4. Goxhaj tha se tanimë në PD ekziston grupi i tradhëtarëve dhe dështakëve.

    “Ne kemi të bëjmë me dy krah të të njëjtës opozitë, është grupi i tradhëtarëve dhe grupi i dështakëve.

    Grupi i tradhëtarëve të Lulzim Bashës dhe grupi i dështakëve të Sali Berishës”

  5. Kajsiu je bo llogaritar .
    Lepuri pjell 10-15 kelushe ndersa luani vetem 1 ,por eshte luan.
    A ke ngrene ndonje gje sot?

  6. SA PER DENONCIMIN, KAJSIU ESHT I FUNDIT. DHE SA PWER SHKRIMIN, NJE PERSERITJE E ATYRE QE I KANE BERE KETO KRITIKA AMBJENTALISTE. PO FUTUNI NE ANALIZE ME TE THELLE, SE MBASE KORRUPSIONI NE MAREVESHJEN PER KETO TECE LUNDRUES, ESHTEME E KOMPLIKUAR SE AMBJENTI E VLERA. KETO SHKOJNE GJETIU, E KETE TE NDJEKE KAJSIU. PER SHTYPIN MOS TE BEJE SYRIN QORR, E VESHIN TAPE, KETE E DI MIRE AUTORI SE CFARE PRODHIMI E KU SHITEN SOT MEDIAT. PO SE DITI, TE SHOHE RAPORTET MBI SHTYPIN. NE VEND QE KY AUTOR TI THOTE KETIJ PUSHTETI, QE DERI ME SOT ME SHUME NA KA DISKRETITUAR, E DEGJENERUAR NGA CDO ANE, E INVESTIME PERVETESUSE, VJEDHJE TE POPULLIT, I FUT PAK NGJYRE OPOZITARIZMI QE TE LEHTESOJE KETE GJENDJE MAKABRIALITETI QE KA BERE PUSHTETI I PUSHTUESEVE TE RILINDJES.

  7. ka marrë shkas nga një njoftim i foltors ku është ngatërruar Ramiz Alia me Azem Hajdarit, të ironizojë Berishën.

    “Sa herë Berisha do të lavdërojë Azemin e ngatërron me Ramiz Alinë. Nuk është punë demence prej moshës. Ashtu i ka të lidhur në tru”, shkruan Baze, duke publikuar edhe njoftimin tragjikomik të zyrës së shtypit të foltores.

    1. S me genjeve as kete here Kajsiu. Sado qe perpiqesh gjoja te kritikosh rilindjen ne keto afera skandaloze, thua dy llafe per te e njezet per te “ ligun “ Berisha qe i ka fajet edhe per ate qe ka ne mendje per te bere neser Rama. E quan vehte intellectual e nuk di pergjigjen me te thjeshte pse i prune tecet lundrues ne Vlore? Edhe ai fshatari qe nuk ka lexuar dicka pasi mbaroi tetvjecaren e di . Vetem per te futur miliona per xhepat e tyre dhe per rushfetet e Mcgonigallet e ambasadoret qe te mbajne pushtetin .Pse nuk ben nje shkrim per parate e korupsionit qe s po lene vrime pa mbushur pushtetmbsjtsit e sotem zoti intelectualuc ? Oh , me fal! Fajin e ka Berisha.

  8. I PAEMERI, 18,47, PERRALLAXHI, PERFOLES I TE PA FOLURAVE, AKOMA SKE DALE NGA TURBULLIRA E DROGES MO KODOSH, ENDERRAT QE SHEH, A PO TI TREGO IDIOTI QE TE KA VENE LAKUN NE FYT, TE KA ERRESUAR TRUTE E VESH E SY. NE KETE SHKALLE GJERIZI JENI, SA VETEM TE SHPIFNI E TE ANDERRONI NE KETO KOMENTET TUAJA QE DALIN NGA LABORATORI I SHEJTANIT HIBRIT KU JU METONI.HAPNI SYTE, PASTRONI NDERGJEGJEN QE E KENI BLOZE, E SHIHNI RREALITETIN, SE NUK JENI JU GJITHECKAJA QE POPULLI JU NJRH, E DO U SHPORRE SI MBETURINA, SKORIE TE SHOQERISE. JETA DO ECE NE RRUGEN E KETHESES SE DREJTE, E JO NE ATE TE ENDERAVE QE PERRALLISNI JU. DEFORMUAT, E PERVETSUAT PUSHTETIN, POR ME SE FUNDEMI,,,,, DO U HAJE KOKEN PER ATE QE KENI BERE. KAPAK FLORIRI, THOTE POPULLI.

    1. XIXA, kur lexoj idiotllieqe si keto te tuat, seriozisht me kap depresioni. Vetem ideja qe vota ime dhe vota jote XIXA, vlejne njelloj, me ben te ndihem keq.

  9. Kjo Bella Ballukja kjo kurvica e qemotit,
    qe mban nder shale koken e Ram idjotit,
    Pasi doli Skarco ai Ben Ahmet-Hamuti,
    e ka zevendesu Ballukja si shef Hajduti,
    Ballukja me tjerat rrospije te kesaj qeverise,
    porsi Lenka Cukot e dikurshme te Ram Alise.

  10. e para, për shkak se vetëdija e tij politike u formua në shkollën e socializmit shtetëror dhe ai vetë nuk u ngrit dot kurrë përtej horizontit të ngushtë të asaj shkolle dhe praktikave të atij rendi shtetëror; e dyta, sepse e tëra jeta e tij politike, nga vitet 1990 e këtej, është mbështetur mbi demagogjinë. Berisha është demagogu par excellence i politikës shqiptare të tranzicionit.
    Me shume te dhemb bytha nga e verteta se nga prasi qe ke ne byth prej 10 vjetesh o ceceni malok i salihut Xixa

  11. Perpjekja per te barazuar skandalin e anijeve te Rames qe marrin miliona Euro pa punuar fare, me TEC-in e Berishes (qe ne fakt eshte i Nanos), tregon se qellimi i vertete i ketij shkrimi te Kajsise eshte relativizimi i skandalit.
    Beqir ke qene o Kajsi dhe beqir mbetesh.

    1. Nard Ndoka tallet me PD: Në këto zgjedhje do dalë me e fortë sepse ka Berishën ditën dhe Bashën natën,e shikoni o cecene e shpellkare te salihut cfare tallje ben ministri me i suksesshem i salihut,tallje bythe nga nardi per qenin plak serb salih

  12. “Të dy po i shërbejnë Ramës. Duke e dobësuar PD. Mund ta bëjnë dhe për shkak të papërgjegjshmërisë. PD po ndëshkohet “për krimin”, po flas për krim simbolik, sepse po përdoret për interesa të ngushta dhe nuk ka të bëjë me interesin e demokratëve, që po i nëpërkëmbin dhe po i marrin zvarrë”

  13. është nxehur foltorja, pasi nësë nis me Rudin kjo përzgjedhje bëhet standard, që do të thotë se opozita do të kërkojë kandidatë dhe për deputetë jo nga panelet, por nga shoqëria. E këtu realisht shuhet foltorja, e cila premtoi hapjen por doli më keq. Madje kush del si protagonist e shpallin si bashkëpunëtor të Ramës. Sa për info: si Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj kanë qenë bashkëpunëtorë, madje të ngushtë të Sali Berishës…

  14. VOTA IME, VOTA JOTE, KUSH MA THOTE,,,NJE LYRASH QE E BLE VOTEN, QE E VJEDH ATE, E TRANSFORMON ATE. NUK MUND TE JEMI NJESOJ KURRE ME ATA QE JANE VEMJE TE PUSHTETIT.TI, I PA EMERI I PARTISE HIBRIDE, KUR TI PRANOSH BEMAT E TE PA BERAT E BANDWS SE PUSHTETIT QE TI E MBRON ME FANATIZEM, MBASI TI HIQNI E LARGONI VESET, VEPRIMET, VJEDHJET, MASHTRIMET, BANDAT, DROGEN NGA DUART E GOJA E QELBESIT QE KENI NE KRYE, EDHE KONKURO ME NDERGJEGJEN TIME, POR MESA DUKEN BATHET, JANE LARG ATO PROPAGANDA KUQALESH QE NA LESHO NE KOMENT

  15. 8,21, KOMENTUES PURO TRADHETAR I TRASHEGUAR, ANTI SHQIPTAR, BIRE KURVI. PASI TE STUDIOSH FJALORIN, QELBESIRE E SEKTIT, FUTI CECENET NE PARTINE TENDE, SA PER MALOK, PA SHIHE RRACEN APO MOS GENIN TEND, SE DO E KESHE NGA MUGOSHA E DUSHANI ORIGJINEN. ANDAJ INI,,,BIJE KURVI,, E SNDREQENI JU, SE INI KODOSHE TE REALITETIT, E KAFSHE ME FYTYRE NJERIU. TE POSHTER KENI LINDUR, E ASHTU DO VDISNI. SHKO MERR RYSHFETIN SI AKTIVIST, E PATRONAZHIST, SE KETE E BENI MIRE JU, SKORIET E SHOQERISE, KRIMBA TE GJERIZIR TE RILINDJES HIBRIDE.

  16. Mos ju pergjigj fare XIXA ketyre bq qe e kane ne terezi me keta hajduter qe e zbrazen vendin,harrojne qe kur te ngelen vetem ato do ti vi radha tjua qr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *