• |
ide | kryesore

Tabulatet e celularit/ Alda Klosi komunikoi me Rozetën një ditë para arrestimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Që prej mesit të muajit dhjetor të vitit të kaluar e deri më sot, Prokuroria e Tiranës ende nuk ka hedhur dritë mbi të zotin e shumës prej afro 600 mijë euro që u gjenden në shtëpinë e Rozeta Dobit.

Ndonëse kjo e fundit u kallëzua për vjedhjen e 120 mijë eurove dhe të 30 mijë dollarëve, nga zyrtarja e lartë e qeverisë shqiptare, policia dhe prokuroria ende nuk kanë mundur të zbardhin bisedat mes dy grave të cilat ishin në pozita miqësore deri ditën kur Rozeta Dobi vendosi të fliste para prokurores së çështjes. Ajo mohoi të ishte vjedhëse e aq më tepër në shtëpinë e Aldës, ku ajo punonte si pastruese prej më shumë se 5 vjetësh.

Por, Prokuroria në hetimet, siç pretendon, intensive ka nisur verifikimin edhe të komunikimeve mes dy mikeve, ku u bë me dije nga dëshmia e Dobit se paratë që i kishte në shtëpinë e saj i kishte marrë t’i fshihte pasi Alda Klosi kishte frikë se mund të ia merrte ish-bashkëshorti pasi u tha se ata ishin në proces divorci.

Edhe Klosi është vënë në pranga për dëshmi të rreme, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash ende nuk bëhet me dije se në cilën pjesë të dëshmisë së saj është pranuar nga organi i hetimit se ajo ka gënjyer.

Të dhënat tregojnë një fakt të pakundërshtueshëm se Rozeta Dobi ka pranuar bashkëpunimin dhe dijeninë e zyrtares për marrjen e parave të saj në shtëpinë e saj për t’i çuar në shtëpinë e Dobit. Në këtë transport ka marrë pjesë edhe djali i Rozetës, Havieri, i cili në fakt nuk ka qenë në dijeni se ça mbante kutia metalike që nëna e tij kishte në një çantë të madhe.

HETIMI

Ekspertiza telefonike e aparatit celular të Rozeta Dobit provon deklarimet e kësaj të fundit se deri në momentin e arrestimit, ka pasur komunikime me ish-zyrtaren Alda Klosi. Burimet konfirmojnë se biseda e fundit mes tyre, ka qenë më 6 janar të këtij viti, 25 ditë pasi Alda Klosi e kishte kallëzuar për vjedhjen e banesës.

Prokuroria e kryeqytetit ende nuk i jep përgjigje pyetjes, nëse ka qenë vjedhje apo inskenim, duke treguar hermetizëm rreth mesazheve që ka zbërthyer në “WhatsApp”.

Ish-zyrtarja e qeverisë Alda Klosi kishte komunikim me sanitaren që e akuzon për vjedhje Rozeta Dobin, 21 ditë pas pretendimit se e kishte vjedhur. Sipas të dhënave mësohet se ka përfunduar ekspertiza e aparatit celular të sanitares teksa janë transkriptuar edhe bisedat në “WhatsApp” mes kësaj të fundit dhe punëdhënëses Alda Klosi. Biseda e fundit mes tyre mban datën 6 janar të këtij viti, vetëm një ditë përpara se Rozeta Dobi, bashkë me të birin të përfundonin në pranga, nën akuzën për grabitjen e banesës së ish-zyrtares.

Teksa në procesverbalin e Policisë rezulton se Klosi kishte kallëzuar në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, grabitjen në shtëpinë e saj më 15 dhjetor, madje u kishte thënë agjentëve se dyshimet i kishte te sanitarja e punësuar tek ajo prej 5 vitesh.

Në këtë pikë, ku evidentohen data dhe rrethana të hetimit, Prokuroria e Tiranës, shprehet e rezervuar se çfarë përmbajnë mesazhet e shkëmbyera deri më datë 6 janar mes gruas së kallëzuar dhe ish-zyrtares. Dhe madje ende nuk dihet nëse provohet në këto mesazhe, vërtetësia e deklaratës së njërës palë apo tjetrës. Dobi thotë se rreth 600 mijë euro të gjetura në banesën e saj, i përkasin Alda Klosit, dhe se gjithçka ishte një inskenim mes tyre, për t’ia atribuuar bashkëshortit të ish-zyrtares, me të cilën kishte konflikte.

Ndërkohë, që vetë Klosi, pranoi se në shtëpinë e saj ishin vjedhur vetëm 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarëve, por jo pjesën tjetër, që ishte edhe shuma më e madhe, që u gjetën në tubin e aspirimit në kuzhinën e banesës në të cilën jetonin nënë e bir. Në fillim të këtij muaj, Prokuroria e Tiranës ballafaqoi Klosin dhe Dobin, por ato vijuan të mbajnë qëndrime të njëjta, si ato që kishin thënë kohë më parë!/Panorama



3 Comments

  1. Nuk e kuptoi kete llojin e ri te gazetarise ku te njejtat gjera perseriten dy – tre here brenda te njejtit artikull.
    Beni nje vizite tek psikiatri se keni probleme te narativen kronologjike dhe funksionin shkak – pasoje.

    1. Përveç strukturës gramatikore dhe narrative të artikullit, ke ndonjë gjë për të shtuar për ndyrësine e madhe që përshkruhet në të??! Që ata po vjedhin lekët tona dhe nuk i skuqet fytyra, apo njerzit s’kanë të hanë dhe këta pallohen me njëri tjetrin nat dit? Apo që hajduti po vjedh hajdutin?! Etj etj etj ….

      Dhe na paske shkruar vetëm për “narracionin difektoz” të artikullit…. mjerë ne.

  2. Po cfare rendesie ka ne u shkruajt apo jo nje dite apo dy perpara, ndonje informacion mbi burimin e kesaj shume marramendese a keni, kjo eshte i i intereson publikut pa e lagu se lagu per te zhvendos vemendjen nga problemi kryesor nuk ka interes. Kjo eshte dhe arsyeja e mungeses se narratives kronologjike dhe kakofonise qe me siguri kush ka bere kete shkrim se ka haberin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *