• |
ide | kryesore

E pabesueshme por e vërtetë: Pogba dëmtohet përsëri, humbet edhe sfidën me Sampdoria

-Instant, Sport
Pogba



Duhet të ishte ndeshja e rikthimit pas dënimit për vonesën në grumbullimin para ndeshjes me Freiburg. E në vend të kësaj Paul Pogba duhet të shikojë edhe Juventus-Sampdoria nga tribuna. Në fakt, francezi nuk është përfshirë në skuadrën e zgjedhur nga Allegri për ndeshjen në Stadium. Arsyeja? Një problem muskulor “i ndjerë gjatë stërvitjes së fundit mëngjesin e sotëm”, siç njoftoi klubi bardhezi.

Me pak fjalë, një tjetër lajm i keq për Juventus në një moment që sigurisht nuk është i lehtë për sa i përket mungesave. Di Maria, Chiesa dhe Alex Sandro janë në infermieri pas problemeve që u shfaqën të enjten në Europa League.

Lexo më tej: Me vonesë në grumbullim: Pogba përjashtohet nga të grumbulluaruit për Freiburg

Fakti është se kjo nuk është asgjë e re për Pogba. Francezi ka luajtur vetëm pak minuta këtë sezon kundër Torinos dhe Romës, duke hyrë si zëvendësues. E kur u duk se ishte gati për të nisur, fillimisht erdhi përjashtimi ndëshkues dhe më pas ndalesa e panumërt fizike. Shkalla e problemit muskulor nuk është ende e qartë dhe në ditët në vijim do të kuptohet nëse ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen në Freiburg. Por sidomos në ndeshjen e mëpasshme kundër Inter në San Siro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *