• |
ide | kryesore

Gary Lineker u shkarkua se kritikoi qeverinë: pas dorëheqjes në grup të komentatorëve, vjen ndjesa e BBC

-Instant, Sport
Gary Lineker



Drejtori i përgjithshëm i BBC, Tim Davie, u ka kërkuar falje taksapaguesve, por çështja Lineker ende nuk është mbyllur. Intervistat e pasndeshjes të transmetuesit u pezulluan në minutën e fundit, të shtunën. Kjo pasi prezantuesit dhe komentatorët u rreshtuan në anën e prezantuesit të emisionit ‘Match of the Day’, ish-lojtarit anglez Gary Lineker.

Ish-sulmuesi i famshëm, tani një komentator kryesor, u pezullua nga transmetuesi publik pas kritikave të tij të ashpra ndaj qeverisë. Projektligji i emigracionit i qeverisë së Rishi Sunak ka marrë disaprovimin e Lineker, që e krahasoi me kohën e nazistëve. ‘Match of the Day’ është shkurtuar në një emision 20-minutësh, pa komente dhe pa praninë e ekspertëve Alan Shearer dhe Ian Wright.

Lexo më tej: Kaos në BBC/ Valë largimesh pas shkarkimit të Gary Lineker që krahasoi qeverinë me nazistët

Davie pranoi se ishte një “ditë e vështirë” për transmetuesin, por pohoi se “po punojmë shumë për të zgjidhur situatën”. “Suksesi për mua do të jetë rikthimi i Gary në transmetim. Së bashku ne po ofrojmë mbulim sportiv të klasit botëror për audiencën, të cilin, siç thashë, më vjen keq që nuk mundëm ta ofrojmë sot”. Davie në fund shtoi, duke theksuar se “absolutisht” nuk do të japë dorëheqjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *