• |
ide | kryesore

Kurti pas takimit me Dendias: Greqia, mbështetëse e integrimit europian të Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti UÇK Kosovës



Pas Vjosa Osmanit, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti. Duke folur pas takimit për Kosova Press, Kurti tha se Greqia është mbështetëse e integrimit evropian të Kosovës dhe e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë.

“Diskutuam për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Greqi, se si mund t’i përmirësojmë ato në të gjitha sferat, por njëkohësisht edhe për zhvillimet në rajon përfshirë këtu edhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do ta ketë takimin e radhës të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së Veriut të shtunën e ardhshme.

Greqia është një mbështetëse e liberalizimit të Kosovës, e integrimit evropian dhe gjithashtu e normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pra, ne gjithmonë mund të llogarisim në mbështetjen e Greqisë për familjen e madhe evropiane, e cila është garantuesja më e mirë për kontinentin tonë, si për paqe e siguri dhe po ashtu edhe për demokraci dhe mirëqenie”, ka thënë Kurti.



2 Comments

  1. Dendias diskuton me Osmanin dhe Kurtin për integrimin europian të Kosovës , normalizim të mardhënieve Koso-Serbi, mbështetjen e Greqisë si garantuese e paqes dhe sigurisë në kontinentin tonë , por të gjitha këto pa përmendur 1/2 fjale për mosnjohjen e Kosovës si shtet i pavarur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *