• |
ide | kryesore

Mbi 200 mijë izraelitë vazhdojnë prej javësh protestat kundër ndryshimeve në sistemin gjyqësor

-Instant, Arkiva, Planet
Izrael



Qindra mijëra izraelitë morën pjesë në atë që disa e quajnë protestën më të madhe në historinë e këtij vendi. Protestat kundër planeve të qeverisë se kryeminsitrit Netanjahu për një ndryshim rrënjësor të sistemit gjyqësor kanë nisur prej 10 javësh.

Një numër rekord demonstruesish dolën në qytete si Haifa, ndërsa rreth 200,000 dolën në rrugët e Tel Avivit. Organizatorët e protestës thanë se rreth 500,000 protestues pro-demokracisë dolën në rrugë në mbarë vendin të shtunën, në atë që gazeta izraelite Haaretz e quajti “demonstrata më e madhe në historinë e vendit”. Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid u tha turmave në qytetin jugor të Be’er Sheva se vendi po përballet me “krizën më të madhe në historinë e tij”. “Një valë terrorizmi po na godet, ekonomia jonë po shembet, paratë po ikin nga vendi. Irani sapo nënshkroi dje një marrëveshje të re me Arabinë Saudite. Por e vetmja gjë për të cilën interesohet kjo qeveri është të shtypë demokracinë izraelite,” tha ai. Protestat kundër reformave në drejtësi kanë nxjerrë qindra mijëra njerëz në rrugë.

Reformat synojnë t’i japin qeverisë së zgjedhur ndikim vendimtar mbi zgjedhjen e gjyqtarëve dhe të kufizojnë aftësinë e Gjykatës së Lartë për të vendosur kundër ekzekutivit ose për të rrëzuar legjislacionin. Planet e qeverise se Netanjahut kane shkaktuar përçarje të thella në shoqërinë izraelite. Netanyahu thotë se reformat janë krijuar për të ndaluar gjykatat të tejkalojnë kompetencat e tyre dhe se ato u votuan nga publiku izraelit në zgjedhjet e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *