• |
ide | kryesore

Meta në Durrës: Askush nuk mbajti përgjegjësi për viktimat e tërmetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
meta



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Durrës, ku ka kërkuar mbështetjen për kandidatin e opozitës për këtë bashki, Igli Carën. Meta tha se jeta dhe siguria e qytetarëve janë në rrezik. Ai mori si shembull tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019, ku sipas tij askush nuk mbajti përgjegjësi për ndërtesat e shembura dhe jetët e humbura.

“E dini ju edhe për tërmetin çfarë ndodhi. Mbajti përgjegjësi njeri për ndërtesat që vdiqën njerëz. Mos presim diçka më të rëndë për të treguar që jeta dhe siguria e njerëzve janë në rrezik” – u shpreh Meta që nuk i kurseu akuzat për qeverisjen e socialistëve në këtë qytet.

“Ka ardhur njeri t’ju pyesë juve këtu te komuniteti juaj se çfarë doni të parën ju? Një arrogancë e jashtëzakonshme. 11 vite vetëm gënjeshtra dhe mashtrime. Vetëm hap thesin e mashtrimeve. Asnjë palë zgjedhje nuk ka fituar ai. Prandaj ka një tmerr të madh nga zgjedhjet që po vijnë. Se ja falën ata pushtetin vendor” – tha Meta që u ndal edhe tek projekti i portot të ri të Durrësit.

“Ne si Parti e Lirisë kemi Durrësin një prioritet shumë të madh. Rilindja kërkon t’ja zhbëjë edhe portin Durrësit. Kemi një ligj këtu për investimet publike. Të vijnë këtu e të pyesin komunitetin. Kush pyeti kë në Durrës për atë akt skandaloz të portit të Durrësit.

Bëjnë maqedonasit prej 15 vitesh zona të lira industriale. Edhe kanë eksporte edhe në Europën Perëndimore. Edhe kur e informojnë atë tjertrin për zonën industriale në njoftim thuhet ndodhemi 300 km larg Durrësit. Durrësi në Durrës dhe nuk ka asnjë zonë të lirë” – tha Meta. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *