• |
ide | kryesore

TAR i kthen tifozët Eintracht për transfertën në ‘Maradona’, Napoli: “Shumë të preokupuar”

-Instant, Sport
TAR



TAR pranoi kërkesën paraprake të Eintracht Frankfurt. Kështu, pezullohet ndalimi i shitjes së biletave për tifozët në Gjermani. Mbështetësit e klubit gjerman, do të mund të jenë në Napoli për ndeshjen e kthimit të 1/8 të Ligës së Kampionëve. TAR, “pranon kërkesën paraprake dhe, si rezultat, pezullon masat, në lidhje me ndeshjen e planifikuar për në 15 mars 2023 midis Napolit dhe Eintracht Franfurt”. Shteti italian urdhëroi ndalimi për shitjen e biletave për rezidentët në Gjermani, për të gjithë sektorët e stadiumit. Por tani situata ndryshon dhe tifozët e Frankfirt do të jenë në ‘Maradona’. Reagimi i Napolit është ai që pritej: “Jemi thellësisht të shqetësuar për mundësinë reale të trazirave”.

Sipas Gjykatës Administrative Rajonale të Kampanias, në ndalimin e shitjes së biletave të lëshuara nga prefektura e Napolit, “rreziku për sigurinë publike mbetet i parashikuar vetëm në mënyrë gjenerike”. Masa e miratuar konsiderohet “jo proporcionale” sepse ekziston “mundësia e frenimit të rrezikut me masa alternative dhe më pak invazive”. Në thelb, sipas Gjykatës, “një ndalim i përgjithësuar vendoset për të gjithë shtetasit gjermanë (më shumë se tetëdhjetë milionë njerëz). Pa marrë parasysh mundësinë e përqendrimit të urdhrit në burime më të menjëhershme dhe të identifikuara të rrezikut”.

Gjykata Administrative Rajonale e Campania-s nënvizon gjithashtu se elementët në themel të mohimit nuk ishin të motivuar në mënyrë adekuate. Incidentet që ndodhën gjatë ndeshjes së parë u “identifikuan dhe u bllokuan menjëherë me ndërhyrjen në kohë të policisë dhe identifikimin e përgjegjësve”. Është “krejtësisht e parëndësishme cështja e tifozëve të Atalantës, e pranishme në Frankfurt dhe e binjakëzuar me skuadrën gjermane dhe për të cilën ka frikë se mund të ndërhyjë edhe në Napoli”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *