• |
ide | kryesore

Video/ Kumbulla penallti e karton i kuq: nota katastrofike 3 për mbrojtësin, Sassuolo i vë ‘flakën’ Romës

-Instant, F1, Sport, Video
Kumbulla



Roma mposhtet në shtëpi nga Sassuolo 3-4 në javën e 26 të Serie A. Në Olimpico, pa të skualifikuarin Mourinho në pankinë, verdhekuqtë u muposhtën nga Sassuolo e Dionisit. Roma humbet kështu mundësinë për të arritur Inter në vendin e dytë. Një ndeshje katastrofike e mbrojtësit të kombëtares shqiptare Marash Kumbulla. I kthyer titullar në kampionat pas shumë kohe, ai pa Laurienté të shënonte dy gola në 18 minuta. Goli i Zalewski në minutën e 26′ i dha shpresë Romës.

Megjithatë, pak para pushimit, Kumbulla u përjashtua me karton të kuq për faull reagimi ndaj Berardi e duke shkaktuar penallti. Roma me 10 lojtarë, ndërsa kapiteni i Sassuolo shënoi 1-3 nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë Dybala iluzionoi Olimpico me një gol të mrekullueshëm në minutën e 50′. Por çerek ore nga fundi Pinamonti fiksoi pokerin për suksesin e tretë radhazi të emilianëve, që goli i Wijnaldum në minutën e 94′ nuk e vuri në dyshim.

NOTA 3 PËR SHQIPTARIN

Pasdite për tu harruar për shqiptarin Marash Kumbulla. Nota 3 e dhënë nga Sportmediaset për mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Për t’i dhënë frymëmarrje Mancinit, Mourinho i dha besim pas golit në Europa League. Titullar pas një jete në kampionat, Kumbulla u përjashtua në pjesën e parë për një faull reagimi ndaj Berardi në zonë, duke shkaktuar edhe penalltinë. Është e vështirë – konstatojnë ata – ta shohësh sërish në fushë së shpejti.

Lexo më tej: Video/ Kumbulla shënon, Roma sheh çerekfinalen e Europa League: Sporting e Arsenal ndahen pa fitues

Mourinho kishte të drejtë kur foli për një javë të rrezikshme. Vetëm se portugezi i referohej Lazios, ndërsa rrëshqitja e verdhekuqve erdhi më herët. Sassuolo i dënoi, pikërisht kur Roma (si në Kremona) mund të bënte kapërcimin në kualitet dhe të ngjitej në vendin e dytë. Në vend të kësaj, verdhekuqtë ranë nën goditjet e Laurientè dhe Berardi dhe paguan për një çmenduri totale të Kumbullës në fund të pjesës së parë. Heroi i kupës kthehet në një ‘dele të zezë’ dhe dënon Romën të humbasë. Përfundon 4-3 për Sassuolo me plot emocione, shkëputje dhe ndjekje, polemika dhe sherre. Në fund festojnë emilianët, të qajnë u mbetet verdhekuqve në debutimin e Smalling si kapiten.

Serie A Italy

Lecce 0-2 Torino
Cremonese 0-2 Fiorentina
Verona 1-1 Monza
Roma 3-4 Sassuolo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *