• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni kontestimin e tifozëve të Inter, pas traumës në Spezia: “Tregoni që keni bo*e”

-Instant, Sport, Video
Inter



Humbja e bujshme në Spezia konfirmoi sëmundjen e Inter në transfertë këtë sezon. Tani garën për një vend në Champions League është komplikuar dhe mbi të gjitha shkaktoi reagimin e tifozëve të pranishëm në Picco. Në fund të ndeshjes, disa lojtarë të zikaltërve shkuan poshtë sektorit interist. Lukaku, Dimarco, Calhanoglu, Handanovic dhe Onana ishin në vijën e parë, por tifozët nuk e fshehën zhgënjimin e tyre. “Tregoni që keni bo*e” ishte kori i ultrasve, të zhgënjyer nga performanca larg San Siros. Tifozët sigurisht janë të shqetësuar në kuadër të ndeshjes së kthimit të 1/8 të Ligës së Kampionëve, të martën, kundër Portos.

Lexo më tej: Video/ Maldini i dënon, Interit nuk i mjaftojnë dy penallti: në Spezia, Inzaghi pëson humbjen e 8 në Serie A

Një tjetër figurë e keqe larg San Siros është me të vërtetë një goditje për të gjithë amjentin e Inter. Llogaritë e transfertave janë vërtetë dificitare. 5 fitore, 2 barazime dhe 6 disfata, shifra që e bëjnë të vështirë renditjen në top katërshe. Një situatë që do të kishte pasoja vërtet të rënda ekonomike dhe sportive. Sepse pa paratë e garantuara nga pjesëmarrja në Champions League të ardhshme, zvogëlimi i mëtejshëm i objektivave është i dukshëm. Një skenar që shqetëson shumë tifozët zikaltër, të cilët asnjëherë nuk kanë dështuar të japin mbështetjen e tyre. E megjithatë, ata janë të lodhur nga kjo mungesë vazhdimësie që rrezikon të kushtojë një çmim shumë të lartë.

VIDEO E KONTESTIMIT

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sport Mediaset (@sportmediaset)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *