• |
ide | kryesore

Dokumenti/ Meçollari përballë Xhaçkës për kalimin e pronave të ushtrisë tek privati

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Olta Xhaçka u thirr nga prokurorët e SPAK për të dhënë shpjegime mbi bazën detare Limion, Sarandë, të cilën ia kaloi me qira dy kompanive private tre vite më parë, gjatë kohës që drejtoi Ministrinë e Mbrojtjes.

Prona, që konsiderohet një bazë ndihmëse e Pashalimanit, është nën sekuestro preventive me vendim të gjykatës. Investimi i kompanive private është ndërprerë prej një jave.

Gjykata arsyetoi se “është cënuar gatishmëria dhe operacionaliteti i Forcës Detare, operacionalitet i cili duhet të vazhdojë të kryhet nga organi kompetent që është Komanda e Forcës Detare, pa ndërhyrje të subjekteve private”.

Por në dalje të SPAK, Olta Xhaçka e mbrojti vendimin për ta dhënë me qira bazën detare të ushtrisë. Ajo e quajti atë një aset që “ka qëndruar mes ndryshqeve” dhe që do të kthehet në “asete me vlerë”.

Xhaçka tha se ishte në SPAK për shkak të akuzave të opozitës, por denoncimi ndaj saj është kryer nga ish-Zv.Komandanti i Forcës Detare Artur Meçollari, i shkarkuar në vitin 2020 nga ushtria.

Kërkesat e kompanive private për pronat e ushtrisë

Majtas, Bardhyl Kollçaku, në mes Olta Xhaçka, djathtas, Bajram Begaj

Në qendër të konfliktiti është një pronë e ushtrisë prej 265 mijë metrash katrorë në Sarandë. Prona u kërkua nga bashkimi i shoqërive “Concord Investment” sh.p.k. dhe “Kastrati Group” sh.a., përfaqësuar nga shoqëria “Marina Bay Saranda” shpk, si qiramarrës.

Kërkesa e parë, në Janar të vitit 2020 mori përgjigje negative nga Forca Detare, pasi Meçollari e konsideroi të pabazuar në ligj, duke theksuar rëndësinë e saj strategjike.

Kërkesa e dytë erdhi e korrigjuar në Maj të vitit 2020 dhe u realizua sipas një vendimi të qeverisë që e dha pronën për 1 Euro. Rezultati qe se Artur Meçollari u flak jashtë radhëve të ushtrisë.

Investimi parashikon ndërtimin e një kompleksi hotelesh, rezidencash dhe një port jahtesh që do të ofrojë mundësinë për ankorim, për 400 anije.

Kallëzimi i Meçollarit në SPAK

Majtas, Bardhyl Kollçaku, djathtas Artur Meçollari

Pasi e larguan nga ushtria, Meçollari nisi përgatitjen e një kallëzimi në SPAK me besimin se do të gjente mbështetje nga njerëz që do të kthenin pas procedurat e paligjshme. Sipas Meçollarit ligji ishte shkelur përmes falsifikimit të dokumentave dhe shmangies së presidentit nga vendimmarrja.

Së pari, baza e Limionit është ende sot pjesë e Planit të Vendosjes dhe të Përhapjes së ushtrisë. Për vendimin thotë Meçollari duhej marrë miratimi i Presidentit të Republikës, në cilësinë e Komandatit të Përgjithshëm të Forcave të armatosura. Kjo nuk ndodhi asnjëherë.

Së dyti, Meçollari thotë se kur iu kërkua mendim si Zv.Komandant i Forcës Detare ai nuk e dha dakortësinë për dhënien me qira të pronës që ishte brenda Planit të Përhapjes.

Por pak ditë më pas, Ministrja Olta Xhaçka dhe Shefi i Shtabit i atëhershëm, Bardhyl Kollçaku dhanë me qira 100% të pronës së ushtrisë. Baza detare do të kishte një bankinë, por mbetej pa tokë.

“Në datën 17 Qershor që më ka ardhur shkresa, thoshte ke një javë kohë, deri në datën 23 Qershor. Po atë natë më mori në telefon drejtori dhe Shefi i Shtabit dhe më thanë “E dua sot”. Unë bëra një shënim ku i shkruajta, “Meqë ne për shkak të urdhrit verbal, nuk kemi kohë ju lutem referojuni shkresave të mëparshme”.

Shkresa e mëparshme ishte e Janarit që po e njëjta kompani donte me konçension të njëjtin territor dhe unë i kisha kthyer përgjigje negative. Nëse do i referohej, do i referohej përgjigjes negative. Në këtë moment, Shefi i Shtabit i dërgon Ministrit të Mbrojtjes shkresë ku i thotë “Jemi dakort, sipas miratimit të Forcës Detare”, ka treguar Meçollari gjatë emisionit Review në Euronews.

Meçollari u thirr në Prokurorinë e Posaçme në cilësinë e kallëzuesit. Bashkë me të, qëndroi në Prokurori për më shumë se 3 orë edhe ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Bardhyl Kollçaku, i cili tashmë është deputet i Partisë Socialiste.

Meçollari e ka akuzuar Kollçakun për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Olta Xhaçkën e ka akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim detyre dhe influencim ndaj zyrtarëve shtetërorë.

Dokumenti që djeg Xhaçkën dhe Kollçakun

Xhaçka ne SPAK

Për të provuar akuzat që ka ndaj Olta Xhaçkës dhe Bardhyl Kollçakut, ish-zvKomandanti i Forcës Detare ka kërkuar prej vitesh një dokument që e tjetërsonte qëndrimin e tij në interes të kompanive private.

Sepse JO-ja që i dha Meçollari Shefit të Shtabit, Bardhyl Kollçakut u shndërrua në PO shkresë pas shkrese.

Pas disa vitesh përpjekje e ka gjetur dhe është dokumenti më poshtë, në të cilin Ministria e Mbrojtjes i jep përgjigje pozitive Ministrisë së Financave për të vazhduar me procedurat e dhënies me qira të pronës së bazës Limion, Sarandë.

Mes rreshtave shkruhet:

“Komanda e Forcës Detare, si administruese e pronave nr.696, 1271 dhe 1272, me vendndodhje në Limion Sarndë, me shkresën nr.1762/3, datë 18.06.2020 shprehet dakort për kryerjen e investimit në Gjirin e Limionit, sipas kërkesës së bërë nga kërkuesi si dhe ka përgatitur dokumentacionin tekniko ligjor në përputhje me kërkesat e VKM nr.54, datë 05.02.2014″

lapsi.al

Kjo nuk është e vërtetë shprehet Meçollari, i cili më pas ka përgatitur kallëzimet për falsifikim dhe shpërdorim detyre. Më poshtë dokumenti i plotë, kur Ministria e Mbrojtjes i kthen përgjigje pozitive Ministrisë së Financave për pronën e kërkuar.

Përplasja e Meçollarit me Berishën

Për hir të së vërtetës, ngjarjet kanë pasur një rrjedhë ironike. Para se Olta Xhaçka ta shkarkonte Artur Meçollarin se ky kundërshtoi t’ia jepte pronat e ushtrisë kompanive private, ajo e kishte ngritur në qiell publikisht sepse ai kishte refuzuar të njëjtin presion nga Berisha.

Dihet historia e vitit 2012, kur Artur Meçollari refuzoi të firmoste për t’i kaluar bazën e Bisht Pallës investitorit Damir Fazlliç.

Socialistët e vlerësonin si patriot, deri kur iu ngeci sharra në gozhdë.

Në një debat me deputetët e PD-së në vitin 2018, Olta Xhaçka thoshte se sulmet e Berishës për kolonelin e kishin zanafillën në konfliktin që lindi për t’ia kaluar bazën e Bisht Pallës biznesmenëve pranë tij.

“Meçollari nuk pranoi të firmoste për heqjen e disa bazave detare nga plani i përhapjes. Nuk pranoi t’ua jepte bazat detare, miqve dhe familjarëve të doktorit kryeminister. Sulmi ndaj Mecollarit kur shtypi shkruante për mega-aferat me bazën e Bisht Pallës, kur shtypi shkruante për shitblerjen e pronave në Porto Romano mes familjarëve të Berishës me Damir Fazlliç” shprehej Ministrja e Mbrojtjes.

Edhe atëherë Forcës Detare i ishte kërkuar zyrtarisht heqja nga Plani i Përhapjes të Kepit të Palit, por Meçollari dhe 15 drejtuesit e Forcës Detare nuk iu bindën urdhrave politike.

Kaluan ca vite dhe historia u përsërit. Përballë Meçollarit kësaj radhe nuk ishte Berisha, por Olta Xhaçka./Lapsi.al

https://lapsi.al/2021/10/06/investigimi-si-po-zhvaten-pronat-e-forcave-detare-dhe-po-iu-falen-klienteve-te-qeverise-me-truke-shteterore/



20 Comments

  1. Chuchka xhachka shterpa koreane dhe gjykatat e tredhura te sorro shurres sherbetoret e surrelit…
    Gojoret e neuro-psikopatit narkoman.
    Mjere popolo mushka….
    Samarin vetem prej druri qe i ka gjakosur korrizin…
    Plus dhe nje lloz te pa latuar ne torrlen e shqepure voteshitese.
    Ka dhe me keqe…
    Te cepi pret fiku bithetuneli 1000 here me plehre se kurva e gjate.

      1. A imagjinoni dot se çfarë do të kishte ndodhur në këtë vend? Se çfarë do të bënte opozita? Shoqëria civile? Media? Ambasadorët (ai amerikan në veçanti) nëse në kohën që qeveriste Berisha do të ishte:

        1- Hakëruar gjithë e- albania?

        Çfarë do të bënte opozita e kohës e kryesuar nga Rama dhe “bashkimet profesionale të tij?

        2- Po sikur në kohën e Berishës të ndodhte skandali i inceneratorëve? 430 milionë euro? Një skandal që brenda një dite të firmosë 17 letra qeveria? Imagjinoni dot që pa patur inceneratorë fizik si rasti i Tiranës dhe dy incineratorë (Fier, Elbasan), që përveç parave publike nuk djegin asgjë tjetër? 80 mijë euro në ditë?

        3- Imagjinoni dot që në kohën e Berishës të kishte një skandal para syve: dy TEC-e lundruese rrangallë në Vlorë që konsumojnë 90 mijë euro në ditë pa prodhuar asnjë vat enegji?

        E imagjinoni dot që do të buçiste vendi, që grupin parlamentar të opozitës do ta kishe në Vlorë, që shoqëria civile do të bënte namin dhe media do të ulërinte?

        4- Imagjinoni dot se çfarë do të ndodhte po të kapej me zë dhe figurë një pastruese (ministrie) me 500 mijë euro kesh? Për këtë e kemi një ide se për një video të montuar dhe “fjalë pazari” bënë 11 janarin dhe jo vetëm derdhin lotë krokodili, por kanë edhe pafytyrsinë të flasin për hetime.

        5- Ky vend do të ishte djegur nëse me zë dhe figurë do të dilte kryeministri, ministrat, deputetët, kryetarë bashkie, oficerë policie dhe do të kapeshin në përgjime duke masakruar zgjedhjet në Dibër e në Durrës. Imagjinoni të kapeshin banditët me presh në dorë si në Elbasan?

        6- Për rrugën e Kombit, Rama doli dhe tha publikisht: “Rruga që nuk na çon askund. Kaq lekë që janë harxhuar do ishin bërë kaq kopshte e shkolla”. Imagjinoni se çfarë do të bënte ky njeri nëse kilometri i autostradës do të shkonte 20 milionë euro si sot dhe që për 10 vjet nuk mbaron dot as 2 km rrugë te Astiri?!!!

        7- E mbani mend këtë tipin që tha: “Enver Hoxha të ngrihet nga varri nuk ua shemb njeri shtëpitë”. Ky ka shembur më shumë shtëpi se të gjithë tërmetet që kanë rënë në Shqipëri këto 500 vitet e fundit. Imagjioni se çfarë do të bëhej nëse do të ishte Berisha që do të shembte me dinamit në mes të ditës hotelin te Mali i Robit? Po sikur të ndodhte në kohë të Berishës që të dilte një hyzmeqar pushteti dhe të thoshte: shtëpitë 50 vjeçare mund të shëmben?

        8- Imagjinoni dot që në kohën e Berishës të dilte DEA amerikane dhe të kërkonte ndihmë qytetarëve për të denoncuar trafikatët e drogës.

        E imagjinoni dot si do të kërcente nga një televizor në tjetrin Edi Rama dhe bodigardët mediatikë që sot mezi po e mbrojnë? Imagjinoni që të arrestohej ministri i Brendshëm i Berishës për trafik droge? Do të ishte tundur bota.

        9- Po të kishte ndodhur në kohën e Berishës afera McGonigal?

        Po të kishte ndodhur në kohë të Berishës që shefi i SHISH apo drejtori i policisë të hiqej vetëm pse ishin pro amerikanë?!

        10- E mbani mend sa herë dhe ku diskutohej renditja e Shqipërisë sipas Transparency International. E mbani mend se çfarë bëhej në Parlament dhe në konferenca shtypi. Po sot që gjatë 10 viteve të Ramës gjendja ka ardhur duke u përkeqësuar dhe Shqipëria renditet e fundit në Europë?…

        Ka dhjetëra skandale të paimagjinueshme, që sot janë të pashmangshme, të qeverisë 10 vjeçare Rama. Skandale aq të shumta sa kanë zhvlerësuar edhe vetë fjalën skandal.

        Çdo ditë po të mbash shënim ka një ngjarje të rëndë. Asgjë nuk ndodh.

        Dhe për fund fare mendoni pak si vepronte qeveria dhe drejtësia në kohën e Berishës pas një ngjarje të rëndë dhe si vepron qeveria Rama që çdo ditë ka një skandal dhe çdo javë një superskandal?

        Thirrini pak kujtesës dhe vini pak në punë imagjinatën dhe nxirrni përfundimin vetë.

        Kishte skandale kur ishte Berisha kryeministër. Po krahasoni pak intesitetin e skandaleve të asaj kohe me këtë sot.

        Kujtoni pak reagimet e asaj qeverie pas çdo skandali dhe reagimet e asaj drejtësisë së keqe pas çdo skandali dhe kësaj të 10 viteve të fundit.

        Kujtoni shumat e aferave të përfolura korruptive të asaj kohe me këtë sot.

    1. Armiku i popullit
      Pronat ushtareke ne bregdet te Himares
      Jane prona te fshtareve te Himarjoteve
      Te cilat pa drejtesisht shteti shqipetar i ka pervetesuar dhe i wuan toka shteti
      Bashkia e Himares duhet te padise shtetin per sigurestimin e pronave te popullit mbare Himarjot
      Pronat e bregut te detit jane prona te sfshtareve te bregut te detit dhe jo te shtetit

  2. është nxehur foltorja, pasi nësë nis me Rudin kjo përzgjedhje bëhet standard, që do të thotë se opozita do të kërkojë kandidatë dhe për deputetë jo nga panelet, por nga shoqëria. E këtu realisht shuhet foltorja, e cila premtoi hapjen por doli më keq. Madje kush del si protagonist e shpallin si bashkëpunëtor të Ramës. Sa për info: si Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj kanë qenë bashkëpunëtorë, madje të ngushtë të Sali Berishës…

    1. E bëre zbulimin e shekullit si injorant i leshit që je , se na qenka nxehur foltorja me Ruden dhe leshin “rude” të AliBashkurvave .

  3. Njerez si Mecollari i duhen ketij vendi
    Persa i takon bandes se Rilindjes keta brenda 5 vitesh do perfundojne ne burg

    1. Rilindasit e kuq e kundershtuan marveshjen e detit me Greqine e bene mire por atehere fajin e kishte Saliu por tani ata i bejne mareveshjet nen rogoz e kur i nxjerin eshte fakt i kryer. Jane marifetxhinj kuqalashet e rilindjes

      1. A po gatuajne nje marreveshje me te mire se ajo e Sales, apo per kete pune vendos Shell qe kerkon naften ne ate zone?

    2. Bravo Artur Mecollari ti je gjak pe familje patriote e Nene Pashakos qe sakrifikoj dhe derdhen gjak per kete vend.
      Vazhdo se ke mbeshtetjen e gjithe popullit shqiptar dhe ne nga diaspora.
      Shume shpejt me njerez si Ju qe ka shume si ne Shqiperi dhe ne Diaspore
      do marin fatet e Atdheut tone te bukur.
      Te gjitha pasurite e vjedhura do sekuestrohen dhe kjo klase politike hajdute do ta mare goditjen ne te dyja
      krahet.

      1. O mjer ti per trute qe paske, te paska ngel ora te filmat e Realizmit socialist dhe heroizmi i popullit tone ne shekuj. Enderro me sy hapur, po prit ulur ne kolltuk se mbase te plotesohet deshira.

        Sa per ndeshkimin e politikaneve, le ta fillojne njehere me keta qe jane ne pushtet, qe po i shesin edhe breket ketij populli qe paska sakrifikuar aq shume sipas teje (mendimi im eshte qe nuk ka bere asnje sakrifice, prandaj nuk i dhimbset liria).

        Te gjitha faktet argumentat qe permend komentuesi i ores 11:33 qendrojne.

    1. Duhen bere flete palosje me ministreshat e kryehajdutit Edi Rama si ishin cfare vishnin operacionet e shtrenjta estetike si erdhen me fustane me njolla dhe fytyre te piset dhe tani me fytyra dhe gjokset e bera operacione estetike kremerat e shtrenjta kostumet me cmime marramendese kepucet cantat e te tjera! TU SHPERNDAHEN TE GJITHE QYTETAREVE QE TE SHOHIN SA KANE VJEDHUR KETO HIENA GJAKPIRESE!NJE SENATORE AMERIKANE . NUK KA DHE NUK VISHET SI HAJDUTET E EDI RAMES!MENDONI SA KA VJEDHUR HIENAT E TUNELEVE TE SURRELIT!

  4. Eshte naivitet te besosh qe opozita tund SPAK-un, ndaj mund te jete thjesht marifet per te hequr Xhacken e per te vene nje tjeter, sepse ne 2 ministrite qe iu dhane, zonja e kreu detyren qe i ngarkoi KM…
    Pas kesaj mbyll edhe SPAK historine me Kastrat e Dulak.

  5. Ku prekin keta te rilindjes ka vetem vjedhje e hajdutlliqe.

    Kjo Xhacka eshte e perlyer sic jane KM dhe nje tufe ministrash.

    Pastaj po qene mbrapa edhe oligarke si Dulaku e Kastrati mbyllet qarku i pisllikut.

    Kam pershtypjen qe duhet te hapet nje burg i ri se zullumi eshte i madh.

  6. Xhaçka mund të jetë në rregull, se ka marrë shkresën nga Kollçaku, ky i fundit si frikacak, si servil, si i përdorur që është, e ka bërë të gjithën nga vetja.
    E ftoj SPAK të hetojë më shumë tek ky Kollçaku, sepse ky është i keq përdorur…
    Ky ka disa kontrata tek AISM. Që aty ky mori promovimin nga Mimi, duke firmosur tenderat e klasifikuar….

  7. Ikin e vijnë kurvat në qeverin e karakurvës me kartel psikopati , mbasi përlyhen e lahen me para krimi e prostitucioni dhe menduan se do të shpëtojnë duke i lënë rradhën mjera tjetrës pa llogaritur se do të vijë dita kur , ndëshkimi vonon por nuk harron .

  8. Armiku i popullit
    Pronat ushtareke ne bregdet te Himares
    Jane prona te fshtareve te Himarjoteve
    Te cilat pa drejtesisht shteti shqipetar i ka pervetesuar dhe i wuan toka shteti
    Bashkia e Himares duhet te padise shtetin per sigurestimin e pronave te popullit mbare Himarjot
    Pronat e bregut te detit jane prona te sfshtareve te bregut te detit dhe jo te shtetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *