• |
ide | kryesore

Taksat tona për 1 grusht të pasurish

-Instant, 2, Arkiva, Ide



Mimoza Paja ishte një grua e vuajtuar e cila kishte rritur 4 fëmijë.
Së fundi (sipas asaj që thonë mediat), ajo po rriste dhe mbesën.
Mimoza punonte edhe dy turne në ditë si banakiere për të përballuar jetesën.
Jetonte me qira dhe nuk i dilte.
Si mund t’i dalë rroga dikujt që paguhet me 350 mijë lekë në muaj apo qoftë edhe me 500 mijë?
Sa shkojnë dritat, uji, qiraja/kredia, buka, veshja, fatura e telefonit, administrimi i shkallës, taksat e bashkisë dhe taksat e shtetit?
Sa na shkojnë ne të gjithëve taksat? A dini që çdo vit vetëm nga taksa e konsumit të mallrave që blejmë (TVSH) paguajmë 1.6 miliard euro në vit?
A duhet që këto para të shkonin për shërbime ndaj nesh? Për shëndetësi, për rrugë me standarde, për parqe dhe kushte në shkolla e kopshte?
A shkojnë një pjesë e taksave tona për strehimin social? Po atëherë përse një e varfër si Mimoza dhe shumë të tjerë si ajo, jetojnë me qira? Përse bonuset e strehimit i marrin të afërmit e pushtetarëve dhe ata që kanë nga dy tre shtëpi?
A duhet që këto para të shkonin për pension social për gratë kryefamiljare? A duhet që ky pension të justifikonte të paktën minimumin jetik?
Paratë e taksave tona, nuk shkojnë për të varfrit, por për një grusht biznesmenësh e politikanësh që duan të pasurohen çdo ditë e më shumë.
Pasuritë natyrore të vendit janë shpërndarë sa në duart e grupeve kriminale, sa në të familjarëve të ministrave e deputetëve, e sa të biznesmenëve afër pushtetit.
Shqipëria ka përfunduar në një vend ku sado të punosh, nuk të del muaji.
Shqipëria ka qënë dhe vazhdon të jetë një vend ku drejtësia nuk funksionon dhe çdo javë ka një bilanc me viktima të pafajshme sepse drejtësia nuk ka funksionuar.
Shqipëria ka qënë dhe është një vend që ata që udhëheqin mendojnë vetëm për rrethin e tyre dhe bizneseve afër tyre.
Ekonomia, jeta sociale dhe gjithçka po shkojnë drejt shkatërrimit. Sot po vidhet aq shumë sa rrezikohet që këta që po ndërtojnë biznese në kurriz të të varfërve të mos kenë nesër blerës dhe të falimentojnë dhe ata që po nxjerrin nga burgu kriminelet, rrezikojnë që nesër të hanë dhe ata ndonjë plumb.
Jemi bërë një vend i pashpresë! Prandaj po ikin njerzit, po lenë fëmijët vetëm nëpër botë të kërkojnë azil. Që të shpëtojnë nga ky vend. Nga ky vend ku dhe po të punosh nuk të del. Po edhe nëse arrin të mbash frymën gjallë, përfundon i vdekur nga padrejtësitë e sistemit.



15 Comments

  1. Bravo Ola një skaner perfekt i gjendjes ku jemi katandisur. Ke harruar dhe të ardhurat marramendëse te pushtetit të medias se botox, 12.mije euro e me shum rroga të Bores, Donit, Albanes dhe pronarëve te tv, qe thithin kacidhet e fundit te mjeraneve shqiptareve dhe milionat trafikantëve.

    1. Mjafton te shohesh se ke miraton dhe ke refuzon bashkia ramiste per strehim per te kuptuar qe njerzit e punes dhe ne nevoje i flak ndersa patronazhistet e saj i ben me nga dy shpi. I pafte zoti se ne skemi ctu bejme me.

  2. Shqiptart dele dhe dhi, e kan pak ket mjerim sepse jan nwnshtru keq fare, ulin kokën dhe nuk hedhin as edhe nje gurr mbi këta plackites si te pushtetit politjkws,biznesit, po te palste huni, dhe tw digjeshin si ne europ e zhvillimeve, do I shihje keta brek gris, klysh proletariatesh

    1. Igli vazhdon mami te beje magji? Ty te kuptojme se duhet t’i besh hyzmetin punes, 1 pyetje kam.. dhe ne hale shkon me ata qe ruan si roje plepi?

  3. “Të dy po i shërbejnë Ramës. Duke e dobësuar PD. Mund ta bëjnë dhe për shkak të papërgjegjshmërisë. PD po ndëshkohet “për krimin”, po flas për krim simbolik, sepse po përdoret për interesa të ngushta dhe nuk ka të bëjë me interesin e demokratëve, që po i nëpërkëmbin dhe po i marrin zvarrë”

  4. Ola nuk na tregoi nese e ndjera kishte bere kerkese per banese sociale apo jo. Dhe as nuk na tregoi se si taksat tona shkojne te te pasurit dhe se kush jane keto te pasur qe marrin bonus qiraje.
    Llafe pazari, futja kot.
    Ola dola ne rruge te mbare per tu bere anal iste si puna Bushatit.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Pse je i trashë në kokë e lëkurë trashë se nuk kupton e ndjen çfarë denoncon autorja nuk është përgjegjësi e saj, por e kokëtrashësissë tënde o idiot!

  5. Pergezimet e mija Ola, madje jo vetem per kete shkrim, por per kurajon qe ke treguar ne shume shkrime apo dalje televizive!

  6. “Ekonomia, jeta sociale dhe gjithçka po shkojnë drejt shkatërrimit.”

    Ne cfare Shqiperie jeton Ola?! Se ketu ne Tirane nuk eshte kjo panorame e zymte. Perkundrazi.
    Rruget plot, kafenete plot, restorantet plot, dyqanet plot, aktivitetet kulturore plot.

    Ola te mos ndjeki me Syri TV dhe te merret me sport qe t’i kaloje.

    1. Po ti ku në pidh të satëme jeton që nuk e shikon se njerëzit e ndershëm e të mirëarsimuar jetojnë më keq se para 10 vjetësh, biles shumë më keq!!!??

  7. “Dëshmitë tregojnë se Monika Kryemadhi, gruaja e ish-presidentit shqiptar që qeverisi në koalicion me PD-në, Ilir Meta, ka marrë një sërë pagesash në vitin 2017 nga kompani të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës me lidhje të ngushta me Kremlinin, përmes një sërë kompanish offshore.”

    Kështu shkruan portali “Eu Reporter” me seli në Bruksel, teksa analizon përpjekjet e Kremlinit për të fituar influencë e kontroll në rajonin e Ballkanit.Te ola per olen dhe syri i xenit te Qimit

  8. Media e Brukselit nxjerr dokumentat: Monika Kryemadhi u financua nga njerëzit e Putin, Rusia po përdor çdo mjet për të kontrolluar Ballkanin,mbas fitores se revolucionit demokratik te salihut shpellkaret e cecenet pa vule,kete e meritojne sepse jane rrace pa vule njelloj si salihu,qe hyri si komunist i devotshem dhe iku si vulehumbur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *