• |
ide | kryesore

Krizë ndarje mes Keita Balde e Simona Guatieri: në mes është akoma Wanda Nara

-Instant, Sport
Guatieri



Zërat në lidhje me flirtin e supozuar të Keita Balde me Wanda Nara kanë lënë gjurmë. Mauro Icardi, në atë rast, i mbështetur nga Wanda, kishte sulmuar ashpër ish-shokun e skuadrës te Inter se i kishte dërguar mesazhe të shumta gruas së tij. Lojtari i Galatasaray e kishte quajtur gruan e Keita “brinare”. Simona Guatieri, pastaj, i ishte përgjigjur me fjalë të gjata për femrat e pastra dhe “lopët”. Me pak fjalë, një cirk i vogël në favor të vëmendjes mediatike. Në atë kohë u përfol gjithcka, madje u përfshinë edhe gazetarë.

Lexo më tej: Wanda ka tradhëtuar Icardi me ish-shokun e skuadres te Inter: sulmuesi i tregon pabesinë gruas së Keita Balde

Dyshja e krijuar nga Keita dhe Simona i kishte mohuar thashethemet dhe ishin shkëputur nga gjithçka. Por disa të dhëna dhe shenja të reja ngjallin frikën se më e keqja nuk ka kaluar ende. Përkundrazi. Guatieri dhe Keita kanë reshtur së ndjekuri njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Lojtari për më tepër festoi ditëlindjen e tij të 28-të. Asnjë urim nga partnerja e tij, e cila nuk mori pjesë në festë. Atmosferë ndarje? Simona Guatieri ndan vetëm foto të fëmijëve të saj. Nga burri i saj – në rrjetet sociale – nuk ka më asnjë gjurmë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *