• |
ide | kryesore

Van Basten kurorëzon Kvaratskhelia: “Nuk mund të jetë e vërtetë që bëri atë gol”

-Instant, Sport, Video
Kvaratskhelia



Napoli dhe Kvaratskhelia vazhdojnë të fluturojnë lart. Të shtunën, skuadra e Spallettit mundi 2-0 Atalantën e Gasperinit në stadiumin Maradona. Një lojë e bllokuar derisa gjeorgjiani bëri magjinë që ndryshoi ndeshjen. Një gol nga shumëkush e kanë cilësuar për antologji, për kinoteka, për manualin e futbollit. Për “Mbretin” e Gjeorgjisë mbërrin edhe vlerësimi i të madhit Marco Van Basten.

Lexo më tej: Napoli përgatit detajet e festës titull tre muaj përpara: atmosferë në të gjitha rrugët e prodhohet torta Osimhen

Ish-sulmuesi i Milanit, Marco Van Basten, ishte një nga sulmuesit më të fortë të viteve nëntëdhjetë. Holandezi është fitues i Topit të Artë, kampion europian me Milan dhe Holandën e kampion bote me kuqezinjtë. Më pas dëmtimi i kaviljes që i dha fund karrierës së tij. Tashmë, Van Basten është komentator për televizionin holandez Ziggo Sport dhe e komentoi kështu golin e Kvaratskhelia në Napoli–Atalanta: “Shikoni këtë gol. Kundër tij ishin tetë lojtarë dhe mendo… si ka mundësi që ai shënoi”.

KRAHASIMI ME AKSIONIN E MARADONËS

Në vazhdim të analizës së tij, Van Basten e krahasoi golin e Kvaras me aksionin e Maradonës në Argjentinë–Belgjikë në vitin 1986. Me ndryshimin se Diez nuk arriti të shënonte, ndryshe nga Kvaratskhelia. Gjeorgjiani i ka pushtuar me të vërtetë të gjithë, në çdo pjesë të botës: Kvaradona…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiamarsi Bomber (@chiamarsibomber)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *