• |
ide | kryesore

Video/ Humbi penalltinë, Vlahovic takohet me Stankovic në dhomat e zhveshjes: ja për çfarë folën

-Instant, Sport, Video
Vlahovic



Nuk gjeti ngushëllimin te Allegri, por në fundin e Juventus-Sampdoria, Vlahovic shkoi të fliste me Dejan Stankovic. Një mbrëmje e vështirë për sulmuesin serb pas gabimeve që bëri në ndeshje, përfshirë edhe penalltinë në shtyllë. Ishte një nga ato mbrëmje ku gjithçka shkoi keq për sulmuesin serb të Juventusit. Në çdo mënyrë ai u përpoq të shënonte por nuk ia doli kurrë. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, shërbeu penalltia e goditur në shtyllë dhe super pritja e Turk, në goditjen me kokë të Vlahovic, që më pas u dërgua në rrjetë nga Soulè.

Pas ndeshjes, ish-sulmuesi i Fiorentinës shkoi për të biseduar me teknikun serb të Sampdorias Stankovic. Ai e ngushëlloi Vlahovic, duke e përqafuar gjatë dhe duke i folur me zë të ulët. Sulmuesi dëgjonte dhe tundi me kokë fjalët e mentorit të tij. Biseda vazhdoi edhe më pas, me sulmuesin serb që shkoi në dhomat e zhveshjes të Sampdorias për të folur me Stankovic, pa frikën e kamerave dhe mikrofonëve. Eksperienca e ish-lojtarit të Interit i shërbeu lojtarit të Juventusit për të kërkuar qetësinë dhe forcën e duhur mendore për të përballuar këtë periudhë të vështirë.

SQARIMI I STANKOVIC

Një qëndrim shumë prindëror ai i trajnerit, i cili në fakt më vonë tha në mikrofonat e DAZN: “Dusan është një sulmues i madh. Është vetëm një moment jo. Folëm me njëri-tjetrin në dhomat e zhveshjes siç bën babai me djalin, sepse ai është në moshën e djalit tim të madh. Nuk duhet të dorëzohet, ai është një sulmues super dhe në këto vite karrierat fluturojnë. Ai duhet të mbajë veten në nivelin më të lartë, do të gjejë vazhdimësinë dhe do të zhbllokohet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *