• |
ide | kryesore

Aksidenti në Bulqizë/ Plagoset rëndë një minator

-Instant, Lajme, Të fundit



Një minator është plagosur rëndë në Bulqizë. Mësohet se 50-vjeçari Sh.K. është aksidentuar gjatë punës në një minierë kromi. Ai po transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë /informacion paraprak Rreth orës 11.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Sh.K., 50 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar jashtë rrezikut për jetën duke u lënduar në këmbë. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *