• |
ide | kryesore

Arrestimi i efektivit të RENEA/ Dyshime për lidhje me masakrën e Don Boskos

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
RENEA



Personi që shikoni në foton më sipër është efektivi i RENEA-s, Altin Morina që u arrestuan ditën e sotme me një shumë të madhe parash në makinë. Ai ishte duke lëvizur me një automjet tip Audi dhe brenda saj sipas policisë u gjetën dhe sekuestruan 113 mijë euro, rreth 290 mijë lekë të rinj dhe 80 paund.

Në njoftimin e policisë thuhet se ai u ndalua nga forcat “Shqiponja” në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë “pas informacioneve të marra falë inteligjencës informative”. Por mediat raportojnë se ndërhyrja lidhet me masakrën e së dielës në zonën e Don Bosko ku një grua humbi jetën dhe 6 persona të tjerë u plagosën.

ABC raporton se Morina u kap në makinë me një nga personat e dyshuar të atentatit. Policia ende nuk e konfirmon zyrtarisht një gjë të tillë. Forcat e rendit thonë se 43-vjeçari, me detyrë Shef i Stërvitjes tek Reparti Special RENEA do të përballet me akuzat penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Efektivi nuk ka treguar burimin e të ardhurave deri në këtë fazë të hetimeve. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Atentati në Tiranë/ Fatjon Murati në arrati, larg hasmit dhe policisë



6 Comments

  1. Qente e ramutit kete pune kane…
    Polica diten
    Vrases me pagese naten.
    Popull pusht.
    Voteshites te mjere…
    Doni dhe drejtesi ju..???
    Kur shisni votat nga 100 €.!!!
    Plehra.

  2. Ne polici duhet nje reforme e thelle.
    Gjithsesi duhet thene , qe krimi sot ka aq shume buxhet sa mund te blej lehtesisht cdo drejtues policie i cili paguhet aq sa paguahet.
    Te gjithe drejtuesit e Policise ne vite, ja e te pasur me prona me nga 3-4 apartamente e tjetj ne Tirane. Ku i gjeten te ardhurat?!!!

  3. Pal-i-karit jok koment, i zhdukur , mos vallë në Audin e efektiv-RENE-as , duke ndar paratë e “kapura” me shumic , bashkë me polic-krimat e bordellos Polici ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *