• |
ide | kryesore

Celibashi nuk regjistron PD e vulës/ Kërkon firmën e Lulzim Bashës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Celibashi, PD



Komisioni Qëndror i zgjedhjeve nuk regjistron PD-në e vulës në zgjedhjet e 14 majit. Kjo pasi regjistrimi nuk mund të kryehet pa firmën e kryetarit ligjor, Lulzim Basha. Faktin e bëri të ditur kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Debate të forta u zhvilluan në seancën e diskutimit sot në KQZ.

Kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka njoftuar se kërkesa e PD për tu regjistruar si subjekt zgjedhor nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet.

Sipas Celibashit, edhe pse me tërheqjen e Bashës Alibeaj mund të ushtrojë disa kompetenca, ai kurrësesi nuk mund t’i ushtrojë të gjitha, siç është edhe regjistrimi i PD-së në zgjedhje.

Lexo më tej: PD jashtë zgjedhjeve/ Celibashi reagon për mediat 

Celibashi shkoi edhe më tej, duke i dhënë nje goditje të ulët përfaqësuesve të vulës. Thelbi i kunjit të Celibashit mund të sintetizohet kështu: Kur ju intereson, Basha është kryetar. Kur nuk ju intereson, Basha ka dhënë dorëheqjen.

“Në vlerësimin tim ky pretendim nuk ka asnjë bazë lifjore por bie dhe në kontradiktë me veporimet e bëra nga ana juaj, si i autorizuari nga zoti Basha.

Kur është rasti për të legjitimuar kërkesën tuaj për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor nga ana juaj kundrejt pretendimit të zotit Sali Berisha, ju sillni si provë faktin që kundërshtuar juridik sipas të cilit është zoti Basha kryetar. Kur ju kujtoj që Basha si kryetar duhet të përmbushë detyrimet që kodi zgjedhor i cakton, atëherë ju thoni që zoti Basha ka dhënë dorëheqjen dhe që ky është një fakt i njohur botërisht.

Sipas jush, autorizimi i Enkelejd Alibeajt është në përputhje me ligjin. Mund të themi që deklarata të nënshkruhet edhe nga nënkryetari, por vetëm në kushtet kur kryetari i partisë nuk është në detyrë, ka dhënë dorëheqjen apo ka humbur interesin politik. Por duhen depozituar njoftimet përkatëse. Vendimet e mundshme që tregojnë se kompetenca e kryetarit i ka kaluar një personi tjetër. Në fakt Basha ka dhënë dorëheqjen që nga marsi i vitit 2022. Në drejtim të Bashës nuk ka asnjë detyrim ligjor për ta formalizuar këtë dorëheqje, por organet e tjera drejtuese që mendojnë se mund të marrin funksionet e kryetarit, duhet të depoizitoni njoftimin sipas të cili kryetari apo ish-kryetari.

Si ligji për partitë politike ashtu edhe kodi zgjedhor nuk e detyrojnë një person që kur jep dorëheqjen të zgjedhë pasardhësin. Në kushtet kur në regjistrin e partive nuk është bërë regjistrimi i Bashës, Alibeaj mund të pranohet se i ushtron disa kompetenca, por nuk pranohet kurrsesi që ai i ushtron të gjitha kompetencat. Ndaj në kushtet kur deklarata nuk është, nuk merret parasysh kërkesa, zoti Basha nuk është paraqitur.

Do t’ju lutesha që ta qasni këtë çështje ashtu si duhet qasur në përputhje me ligjin. Për mua nuk ka asnjë lloj problemi, çfarë do që ju komentoni ose jo lidhur me këtë vendimmarrje. KQZ vendos mspranimin e kërkesës së Partisë Demokratike të Shqipërisë me kryetar Lulzim Basha. Keni të drejtën e ankimimit brenda tre ditëve të shpalljes së këtij vendimi.” – u shpreh Celibashi.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Indrit Sefa kërkoi sot nga Celibashi që të merren 2 vendime të veçanta për të dyja kërkesat, atë të Alibeajt dhe atë të Berishës, pasi sipas tij janë dy kërkesa të ndryshme dhe ka akuzuar KQZ-në se i ka shkaktuar dëm të madh Partisë Demokratike për pjesëmarrjen në zgjedhje.

Një ditë më parë Komisioni Ankesave dhe Sanksioneve nuk pranoi të marrë në shqyrtimin ankimimet për regjistrimin e PD së Alibeajt dhe PD së Berishës për lokalet e 14 Majit. Në tryezën e KAS ishin dy ankesa nga juristët e dy grupimeve në PD por KAS, mini gjykata e KQZ, mbërriti në përfundimin se fillimisht duhet të jetë Ilirian Celibashi në marrjen e vendimit për mos regjistrimin e dy PD-ve. Vetëm atëherë kur të ketë një vendim të tillë nis puna e KAS.

Nga grupi i Alibejat reagimet ishin të ashpra me akuza ndaj KQZ-së dhe Celibashit. Gazment Bardhi zbuloi se ky vendim do të ankimohet menjëherë në KAS.

“Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS”, reagoi Bardhi.

Alibeaj shkoi edhe më tej me reagimin e tij.

“Vendimi i paralajmëruar i Komisionerit të Zgjedhjeve është qartas i ndikuar politikisht nga aktorët politikë të interesuar që PD të mos regjistrohet në procesin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sikundër e deklaroi dhe publikisht, zoti Celibashi e ka të pamundur të ndajë opinionet dhe tifozerinë personale nga faktet juridike. Për pasojë, vendimi i tij e zgjat pa fund dhe pa arsye të qenësishme regjistrimin e PD. Dukshëm, e madje deri në kufijtë e groteskut, komisioneri nisur vetëm për shërbim politik ndaj kundërshtarëve të PD, vendos ta përjashtojë nga zgjedhjet.

Siç ndodhte këtu e 32 vjet më parë, kur ishte partia në pushtet ajo që lejonte ne zgjedhje vetëm satelitët e saj. Kjo marrëzi politike, si 32 vjet më parë, i ndodh sot Shqipërisë kur është vend i NATO-s dhe synon të jetë anëtar i BE-së! Megjithëkëtë e si përherë do të vijojmë rrugën ligjore për të finalizuar përfaqësimin e PD në 14 maj. Çdo artificë ligjore apo arsye e stisur politike dhe aspak ligjore është thjesht rruga e dëshpëruar që zgjatime të politikës së vjetër në institucione kushtetuese të pavarura kanë zgjedhur për të na penguar në rrugën tonë. Nuk do ia dalin!!”  

Pas vendimit të KQZ për mos regjistrimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale, u njoftua edhe lëvizja e radhës e përfaqësuesve të vulës. Në orën 18.30, përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa, do të depozitojë ankimin ndaj vendimit të KQZ, në KAS.

©LAPSI.AL 


27 Comments

  1. Tani do te thone se nuk na regjistroi KQZ se do te kishim fituar,duhen injoruar keta zvarranike politik pa elektorat pa dinjitet te pa turpshem,e dine edhe vete se jane te mbaruar po hajt kapim cte kapim e te shtyjme sa te shtyjme.suksese ne jete o Alibashet e partise me vule,vulosni bythen e njeri tjetrit tani.

    1. Cirku i rames vazhdon shfaqjen

      Akrobatet alibeaj bardhi dhe basha nga hollanda realizojne me sukses numrin e tyre te hedhjes pa duar me bythe drejt karit te rames

    2. Celibashi duhet që të shkarkohet, se pse ky idjot po bëne lojen e Rames, Saliut, dhe Metes. Një njeri i tilli kurre nuke duhet që të drejtoje një instututsjone që duhet të jet i pa varu. Shqiprija ështe bër rrush e kumbulla komplet. Tupe.

  2. Tallje trapi. Se mirë ju tha, që mos të regjistrohet Berisha sjellin dokument nga gjykata por që të firmosë thonë ka dhënë dorëheqjen. Hani një mut rracë e ndyre se jeni kapur pas një vulë pa parti me shpresën se do riktheheni.

    1. Po prof.dr berisha ku ktu?

      Po qija robt kta te vules kan vulen e rames.skan elektorat , elektorati eshte me doktorin. Opozita e di ke ka udheheqes. Kta alibythrat jan kot

      Po beni noi cik mundim mos shkruani idiotlliqe haptaz fare.. sju jep dot fugkermejorgua noi cope karte me dy rreshta me shume?

  3. Pu pupu ca turpi, u rikthye monizmi totalitar ne shqiperi.
    Te krijohet opozita urgjentisht, te bashkohet PD dhe urgjent zgjedhje te reja se keta kthyen monizmin. U zbraz teresisht shqiperia nga keta idiote qe qeverisin kete vend.
    Celibashi bashke me stafin e tij duhet te arrestohen urgjentisht per kolspsin e krijuar

    1. Akrobat eshte celibashi, luan
      nje rol, sic luan dhe gjykata, sic kane rolet dhe alibeaj bardhi basha, por showman eshte ; ediiiiiii ramaaaaaaaa

  4. Mafia politike e 32 viteve eshte e konsoliduar dhe trekendeshi i bermudes ka filluar nje beteje te ashper per te mos e leshuar pushtetin e pergjakur te korrupsionit. Kjo beteje eshte kunder shqiptareve, kunder vlerave te demokracise, kunder aleateteve strategjike anglo amerikane, Celibashi eshte nje enuk i padinjitet e familjarisht ne sherbin afatgjate te kesaj mafie. Zoti dhe SHBA i shpetofte shqiptaret nga ky oktapod i tmerrshem.

    1. O njerëz po çar prisnit nga bijtë e baballarëve. Jane kopje e tyre.A e kuptoni që kanë qenë e janë antishqiptarë. Nëse shqiptarët nuk kanë kuptuar atëherë është momenti për të reaguar. Këta e kanë mendjen te Kina.

  5. Pataten e nxehte me Bashen dhe Alibeajn, le ta mbajne ata qe e gatuan dhe nuk ka pse te shkele ligjin Celibashi.

    Gjykata me regji dhe asistencen nderkombetare ne marrjen e vendimit mund te gjeje zgjidhje per Alibeajn me nje grusht njerez ne nje mision te pamundur.

    Demokratet kane me se 1 vit qe e kane marre vendimin e tyre dhe do te votojne, çka eshte e drejta e tyre.

    Cirku i grupeve qe quhen parti vazhdon luften per mbijetesen si parazite. Dhe qershia mbi torte eshte kur LZHK kerkon nderrimin e emrit te saj ne KQZ e jo ne Gjykate, sipas ligjit.

    Me sa duket, ligjet nuk i shkel vetem Rama, por edhe politikane 30 vjecare qe dergojne rishtaret ne KQZ per te hyre ne zgjedhje nga oxhaku…

  6. Më vjen keq vetëm për një gjë që se si një demokrat të përdoret kaq keqas nga një i pa shkollë si Rama!!!I përdori për ato ligje që deshi dhe tani ju tha s’më duheni më.

    1. ti c’ke qe qan,

      endrra tu plotsua

      pse nuk e shijon?

      ju psikopatet e marx-it dhe lenin-it keni bllokazh emocional logjik, eshte e famshme, keni vetem nje zgaver humnere urrejtje qe nuk ju lejon te njifni as kenaqesine, as miresine, as humanizmin…

      e keni fut planetin ne dare qe prej 300 vjetesh

      1. Psikopate te Marksit dhe Leninit?!

        😂😂😂

        Une thjesht tall trapin me dementet.

        Cfare moralisht, ne kushte normale, nuk do te ishte e drejte. Por kur dementet kerkojne te me udheheqin, atehere po.

        Partia Demokratike me vule dhe pa vule eshte grupim budallenjsh. Njerez me IQ te ulet. Ndjekesit e saj, akoma me keq.

        Jeni budallenj. S’mbushni.

        1. Nuk te kuptova dot

          Me siguri nga qe ke IQ te larte

          Nuk keni sherim, po nejse kshu eshte kjo pune…

          Vetem kujdes mos rreshkisni se ju IQ lartet harroni qe atyre qe po i nxini jeten tani dhe jane te dobet, thjesht jane tu majt shenim…

          Sapo te rreshkisni, do hapet blloku

          Masanej futeni IQ ne byth

          Po ju do ikni nga shqipria, siç iken gjithe sigurimsat dhe amelika i mbajti pa problem

  7. rama i perdori alibashet jo vetem per ligjet qe i duheshin por edhe per ta rrezuar berishen ne apel, dmth i perdori si letra higjenike dhe ne fund u tha tani sme duheni me, ikni pirdhuni

    1. Prit se do tallet edhe me. Rama e ka sport karagjozllikun
      Burri i marsides leket i ka marre, tani do kryej sherbimin ku tallja eshte bakshish i rames

  8. “Vula,pengu,brava, beu , këto janë disa nga epitetetet e përdorura nga Berisha e mbështetësit e tij, sa subjektive aq edhe banale e qesharake, për të demonizuar politikanët e rij me formim perëndimor të PD , që nuk ishin dakord me rikthimin e tij në krye të kësaj partie.
    Tani le ti marim me rradhë këto katër fjalë të stërdëgjuara për çdo ditë në mediat shqiptare gjatë vitit të kaluar e këtë vit, për të kuptuar marrëzinë e abuzimit me to.
    “VULA”
    Vula nënkupton njohjen zyrtare të një prone, një institucioni shtetëror apo civil, të një partie apo shoqate që nga kryeplaku i një fshati të vogël e deri tek shefi i shtetit.
    Në psikollogjinë popullore, kur duan të ndëshkojnë një veprim antiligjor e amoral, përdoren fjalët “të humbtë vula”.
    Paradoksalisht në Shqipëri për gati 5 dekada “vulën” e mbajti me dhunë e terror diktatura enveriste.
    Paradoksi po vazhdon këtë dekadën e fundit me diktatorin anarshist Edi Rama, që megjithë skandalet e shumta korruptive, pretendon të qëndrojë në pushtet sa Enveri duke thënë “nuk keni parë gjë akoma”
    Në 23 vite edhe Berisha sa në pushtet, edhe në parti në opozitë mbajti “vulën”. e kryetarit të PD.
    Me humbjen e zgjedhjeve të 2013, bëri gjestin e lavdërueshëm demokratik duke dhënë dorheqje nga të gjitha “vulat” duke përkrahur politikanin e ri Basha si “pasardhës” të tij.
    Në vitin 2021, pas zgjedhjeve, që risollën në pushtet Ramën për një mandat të tretë, qeveria amerikane e shpalli ate e familjarët e tij si person “non grata” në një kohë që një pjesë e madhe e opinionit publik prisnin që ky ndëshkim ti jepej Ramës për abuzimet skandaloze me pushtetin.
    Basha i ndodhur midis dy zjaresh, që të mbronte PD si një parti “non grata” nga SHBA apo të armiqësohej me militantët fanatike të Berishës, zgjodhi të dytën që të shpëtonte PD sipas mendimit të tij.
    Në fakt non grata e SHBA i kalon kufijtë e PD, e dëmton gjithë Shqipërinë duke ndikuar në adhurimin e shqiptarëve për këtë shtet simbol të demokracisë botërore, të cilit i jemi borxhllij historikisht.
    Berisha në fillim bateritë e akuzave i drejtoi tek Sorosi, mandej tek Rama e më pas tek Basha e tek “guvernatorja” ambasadore amerikane.
    Skandali McGonigal, nxorri në pah se të gjitha intrigat për të dëmtuar PD, kishin për autor Edi Ramën.
    PENGU
    Pas këtij skandali që si objekt e viktimë kishte Bashën e jo Berishën, sëpaku nga aktakuza e prokurorisë amerikane, që të thuash përsëri se Basha është peng i Ramës, është një shaka e trashë.
    I mashtruar nga Rama me marëveshjen zgjedhore të 2017 po , por kursesi jo peng i tij.
    Formalisht ajo marëveshje po të ishte respektuar ndershmërisht nga Rama që gjoja hoqi dorë nga ca ministra të tij, e nën rogoz kishte blerë vota me “duartë akullore” të Gjushit të lidhura me bandat e trafikut të drogës nuk do ti kishte fituar dot kurrë zgjedhjet.
    Cilat kanë qenë qëndrimet më radikale opozitare ndaj Ramës, protestat e fuqishme të organizuara nga Basha ku dëgjoheshin ulërimat e dhjetra mijë njerëzve deri në Durrës, “Rama ik”, apo fjalimet e gjata të Berishës me përsëritje të të njëjtave gjëra të stërthëna ?
    A ka më veprim më radikal se të lësh mandatet si shenjë proteste ndaj një parlamenti monist apo bllokimit të zgjedhjeve vendore pas mbushjes së tyre me kryebashkiakë të ardhur nga bota e krimit ?
    BRAVA
    Në gjithë botën fjala “brava” simbolizon mjetin e mbrojtjes nga hajdutët e bandat, pra si një mjet sigurie.
    Mos duhej që Basha e grupi i tij pas deklaratës së bërë nga Berisha se do të vij me 44 mijë mbështetës të mij që tju flakim nga Selia e PD “me pekule” në Lanë, ti hiqnin bravat e të hapnin dyert pas atyre deklaratave ?
    Fatmirësisht sot çdo ngjarje jepet livë nga televizionet dhe u pa se kush ishin të dhunëshmit.
    Në krye të dhunës ishte po ish shefi i një partie demokratike, që më pas e pamë në parlament të shtynte me dorë e me trup dhunshhëm
    BEU
    Armiqësinë kundër bejlerëve patriotë që ishin elita e rilindjes shqiptare, e kanë pasë më së shumti enveristët
    A mos kujton Berisha se duke e quajtur Enkelejdin “Alibeu”, mund të ngjallë urrejtjen e demokratëve të persekutuar nga komunistët për juristin e ish ministrin e drejtësi së PD , Z Alibeaj ?

  9. Shumica, shumica, shumica ……….
    Pakica, pakica, pakica ……
    Bollshevikët, bollshevikët, bollshevikët ………
    Menshevikët, menshevikët, menshevikët……..
    O shqiptarë të uruar !
    Po nëse duhet të “respektojmë” shumicën me të cilën ka ardhur dhe po e mban pushtetin Rama, përse duhet të bëjmë “revolucion paqësor demokratik” kundër tij ?
    Akoma pas mbi tre dekadash të përmbysjes së “shumicës enveriste” e lemë veten të mashtrohemi me nocionin e një shumice fiktive të sajuar me dhunë e mashtrime ?
    A nuk u ngopët o shqiptarë me regjimet autokratike të adhurimit të bajlozëve të gjithëpushtetshëm e të përjetshëm ?
    Thelbi i sistemit demokratik kapitalist të tregut e mendimit të lirë, është udhëheqja e vendimmarja kolegjiale e jo diktati i një “bajlozi”, kushdo qoftë ai.
    Me “primare” zgjidhet edhe presidenti i SHBA me një proçes të gjatë dyvjeçar, ku mbrenda një partie ndërmjet deri 10 kandidatëve fiton vetëm njeri që do të ndeshet në fund me fituesin e dhjetë kandidatëve të partisë kundërshtare, por edhe kur zgjidhet një president, fjalën e fundit nuk e ka ai po Kongresi e Semati.
    Nuk ka ndodhur asnjëherë në Kongresin amerikan që të gjithë përfaqësuesit e partisë demokrate apo republikane, të ngrejnë lartë kartonin e votës me komandën e presidentit.
    Përse ?
    Sepse edhe mbrenda dy partive më të mëdha të SHBA funksionon mendimi ndryshe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *