• |
ide | kryesore

Eintracht iu ndaluan tifozët, ironia therëse e Glasner: “Shpresojmë të lënë skuadrën të futet në Napoli”

-Instant, Sport
Glasner



Polemika mes Eintracht Frankfurt dhe qytetit të Napolit nuk shuhet. Pas vendimit të Prefektit për ndalimin e shitjes së biletave për banorët e Frankfurtit, ka reaguar trajneri i skuadrës. Oliver Glasner e ka shprehur mos aprovimin e tij me një ironi therëse: “Çdo ditë ka indikacione të reja. Shpresoj vetëm që si grup ekipi të na lënë të hyjmë në Napoli”, tha Glasner. Më i ashpër ka qenë reagimi i klubit që ka bërë thirrje: “Do të heqim dorë nga sjellja e tifozëve tanë për të mos i ekspozuar ndaj rreziqeve. Por në parim dhe në funksion të ngjarjeve të ardhshme do të apelojmë urdhëresën e re të Prefekturës”.

Lexo më tej: “Në Napoli si padronë”: dalin përgjimet e tifozëve të Eintracht, do ndihmohen nga një tifozeri italiane

Pas vendimit të prefektit, anëtari i bordit të Eintracht Reschke u kthye në sulm. Ai nënvizoi faktin se ndalimi cënon vetëm banorët e Frankfurt: “Do të kishte mënyra të panumërta për ta anashkaluar këtë dekret dhe për të sjellë disa nga tifozët tanë në stadium. Por, së pari, ne nuk do të lejojmë të ndahemi me zona të kodit postar. E së dyti, nuk duam të ekspozojmë askënd ndaj rrezikut të dukshëm arbitrar të autoriteteve. Ashtu si po eksperimentojnë në mënyrë të paprecedentë me të gjithë ata që janë në krye të Napolit. Prandaj ne do të heqim dorë nga mundësia e për të cuar tifozë në transfertë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *