• |
ide | kryesore

Hallaçi i tërbuar për penalltinë e padhënë: “Pastaj fillon e quhet mundje”. Martini: “Nuk di si ta quaj”

-Instant, Sport
Hallaçi



“Keqardhje për eliminimin se kishim mundësitë dhe kishim skuadër që mund të kualifikohet. Këtë rezultat e ka marrë historia dhe duhet të shohim para”. Rrahman Hallaçi nuk i gëzohet fitores me përmbysje, i djegur nga kualifikimi i munguar. Tekniku i Kukësit ka rezerva për penalltinë e pa akorduar ndaj Barbosa në minutën e 93′. Me rezultatin 2-1 në favor të Kukësit, Barbosa rrëzohet në zonë pas një kontakti me Markun. Arbitri Xhaja lejoi lojën të vazhdojë pavarësisht pretendimeve të Hallaçit. “Është shumë e thjeshtë, topi është pas shpinës së mbrojtësit. Ai i Teutës nuk sheh për topin por ka vënë dorën e djathtë te mesi. Dhe nëse dora është te mesi, nuk e lejon të shkojë sulmuesin te topi. Është shumë e thjeshtë, nëse kemi kapje të tilla, fillon e quhet mundje” tha Hallaçi.

Lexo më tej: Video/ Kukësi përmbys rezultatin, por jo Teutën: Hallaçi fiton me 10 lojtarë, por kualifikohet Teuta

MARTINI: ME 10 VETË ËSHTË E PAFALSHME

“Futbolli kështu është por me 10 vetë është e pafalshme. Duhet të punojmë e përballojmë. Por unë përgëzoj djemtë se ky ekip di të luajë futboll. Kundërsulmojnë, bëjnë presion, por edhe dinë të vuajnë kur duhet”. Edi Martini nuk e ka pëlqyer fare pjesën e dytë të skuadrës së tij. Teuta u kualifikua edhe pse humbi 2-1 ndaj Kukësit, por mund të kishte shkuar më keq nëse ndaj Barbosa do të jepej penallti. Rënia e të tijve me kundërshtarin me 10 lojtarë nuk i ka lënë shije të mirë teknikut Martini: “E cilësuam para kohe të fituar ndeshjen, vetëkënaqësi a nuk di si t’ia vë emrin. Por gjithsesi kur duhej, luftuan dhe ia dolën. Kishim edhe probleme fizike me 2-3 lojtarë. Por kur mbaron ndeshja kështu, shumë histori mbyllen. Komplimentoj djemtë për kualifikimin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *