• |
ide | kryesore

Hazard, ndërhyrje mbretërore për ta kthyer te Belgjika: “Mbreti Filip më telefonoi, por nuk ndryshoj mendje”

-Instant, Sport
Mbreti Philip



Eden Hazard u largua nga kombëtarja e Belgjikës në dhjetor dhe nuk ka në plan të ndryshojë mendje. Sulmuesi i Real Madrid u ka dhënë lamtumirën Djajve të Kuq, si kapiten dhe simbol. Hazard luajti 126 ndeshje dhe shënoi 33 gola për kombëtaren. Për mikrofonat e RTBF ai konfirmoi vendimin e tij, që duket të jetë i pakthyeshëm. Edhe kur ndërhyn Mbreti Filip.

“Nuk mund ta shihja veten duke mos luajtur për Real Madrid dhe më pas të shkoja në kombëtare dhe të luaja”, tha Hazard. “Nëse mund ta rimendoj? Nuk do të ndodhë me mua, jam 100% i sigurt për këtë. Nuk e shoh veten duke e bërë këtë dhe nuk më ka shkuar kurrë në mendje. E kisha menduar edhe më parë, pas Kampionati Evropian. Tani vendimi është marrë”.

Një prapaskenë interesante Hazard e tregon mbi një telefonatë të rëndësishme të marrë: “Nëse më telefonoi Mbreti Filip? Po, e bëri por ajo për të cilën folëm mbetet mes nesh. Në futboll nuk duhet thënë kurrë kurrë, por kam shumë gjëra të tjera për të bërë. Duhet të shpenzoj më shumë kohë me fëmijët e mi, me familjen time. Nuk e shoh veten duke u tërhequr nga vendimi im për kapriçio.”

Për arsyet e largimit nga kombëtarja: “E përsëris, fillova të mendoj për këtë pas Kampionatit Evropian. Në atë kohë kisha punuar shumë, u dëmtova dhe nuk munda të luaja kundër Italisë. Më dhembi, por ka më shumë gjëra. Shoku im i skuadrës, Toni Kroos u largua nga kombëtarja gjermane dy vjet më parë. Ai komentoi se duke qenë se lojtarët e tjerë janë në kombëtare, ai mund të kënaqet me fëmijët e tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *