• |
ide | kryesore

I dëshpëruar, Putin dërgon edhe gratë e burgosura në luftë

-Instant, Lajme, Planet



Rusia po dërgon për herë të parë gra të burgosura në luftën kundër Ukrainës, ndërsa Vladimir Putin  po përpiqet të kompensojë viktimat e luftës.

“Javën e kaluar pati lëvizje të mëdha trenash drejt Donetskut, ku u dërguan të burgosur në luftë. Në një prej vagonëve kishte edhe gra të burgosura”, thuhet në një deklaratë të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Edhe më parë është raportuar në media të ndryshme se disa prej të dënuarave janë transferuar në burgun “Kuschevka” në rajonin Krasnodar, pranë zonës së luftës. Aty, disa prej tyre, të liruara nga burgu përmes një skeme të lidhur me mobilizimin e vendit për luftë, u futën në punë për të ndihmuar me furnizimin e ushtarëve me ushqime dhe pajisje.

Olga Romanova, e Fondacionit “Rusët pas hekurave”, tha se rreth 100 gra janë dërguar në Ukrainë deri tani.

Më parë, burrat e burgosur të dërguar në luftë janë bërë pjesë e grupit mercenar Ëagner, por së fundmi, themeluesi i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se nuk do të marrë më luftëtarë nga kjo kategori, pa dhënë shpjegime pse.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *