• |
ide | kryesore

Incident në Detin e Zi/ Avioni rus godet dronin amerikan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
amerikan



Një avion luftarak rus Su-27 goditi të martën helikën e një droni vëzhgimi ushtarak amerikan “Reaper”. Si pasojë, forcat amerikane u detyruan ta rrëzojnë mjetin ajror pa pilot në ujërat ndërkombëtare të Detit të Zi. Ushtria amerikane e cilësoi si “të papërgjegjshëm” incidentin që nxjerr edhe një herë në pah tensionet në rritje SHBA-Rusi lidhur me luftën e Moskës në Ukrainë.

“Avioni ynë MQ-9 po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur u godit nga një avion rus, duke rezultuar në rrëzimin dhe humbje të MQ-9-ës,” – tha në një deklaratë gjenerali i Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara, James Hecker.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby tha se presidenti Joe Biden ishte informuar për incidentin nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan. Zoti Kirby tha se goditja ishte “e rrezikshme dhe joprofesionale” dhe rrëzimi i tillë i një avioni amerikan “është diçka e pashembullt”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se Shtetet e Bashkuara kanë thirrur të martën pasdite ambasadorin e Rusisë në Uashington, lidhur me incidentin. Ambasadori amerikan në Moskë i ka përcjellë një mesazh të fortë Ministrisë së Jashtme të Rusisë dhe zyrtarët amerikanë kanë informuar aleatët dhe partnerët për incidentin, u tha zoti Price gazetarëve në një konferencë telefonike për median.

Komanda e Shteteve të Bashkuara në Evropë tha në një deklaratë nga Shtutgarti i Gjermanisë se Su-27 derdhi karburant dhe fluturoi disa herë përpara dronit amerikan MQ-9 përpara përplasjes “të papërgjegjshme, të pasigurt për mjedisin dhe joprofesionale”. Nuk ka patur ende ndonjë reagim nga Moska, e cila ka shprehur vazhdimisht shqetësime për fluturimet e zbulimit amerikan pranë Gadishullit të Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në 2014. /VOA



11 Comments

  1. Cdo amerikoni me dron ne det te zi prane krimese. Po te ishte droni rus ne ujrat nderkombetare te gjirit te meksikes prane brigjeve amerikane ca do bente amerikoni🖕

    1. Ne fakt nendeteset berthamore ruse jane ne ujerat nderkombetare rrotull amerikes dhe ne mesdhe. Kjo detyroi naton te bente mbledhje urgjente sigurie para 10 ditesh por si fakt ruset jane prezente

    2. O katunar, a ja ke idene se cfar domethene ujra nderkombetare?
      Po anijet luftarake te Rusit cfar duan ne detin Adriatik?

  2. War comparisons from military observers and a retired NATO admiral.

    The Russian military has undergone a sweeping modernization drive after it was forced to abandon many new ships following the collapse of the Soviet Union in 1991. The Russian navy now commands one of the most diverse submarine fleets in the world, with an estimated 58 vessels. Some of them are capable of carrying ballistic missiles with nuclear warheads, which Moscow considers key to its strategic deterrent.

    Russian President Vladimir Putin has been set on expanding Russia’s underwater capabilities. Over the past several years, Moscow has been producing a series of submarines that have the capability to reach the most critical targets in the U.S. or continental Europe.

  3. War comparisons from military observers and a retired NATO admiral.

    The Russian military has undergone a sweeping modernization drive after it was forced to abandon many new ships following the collapse of the Soviet Union in 1991. The Russian navy now commands one of the most diverse submarine fleets in the world, with an estimated 58 vessels. Some of them are capable of carrying ballistic missiles with nuclear warheads, which Moscow considers key to its strategic deterrent.

    Russian President Vladimir Putin has been set on expanding Russia’s underwater capabilities. Over the past several years, Moscow has been producing a series of submarines that have the capability to reach the most critical targets in the U.S. or continental Europe.

  4. Me ate shurranjos me dementia qe ka amerika mire dhe kaq ..Rusia nuk eshte Siria apo ndonje shtet rengbythje por numri dy i botes dhe nuk ta ben te gjate po e provokove

  5. Nuk e di se ku do me shku kjo Rusi!!! Që provokon kjo është e qartë sepse e bën shpesh me avionë dhe me flotën detare që e ka shpërndarë kudo në ujrat ndërkombëtare.Ka të drejtë thonë këtu.Ku e kanë të drejtën. Të që hapë lufra dhe të krijoj disekulibre që dëmtojnë bashkëjetesë normale.Shtet terrorist e agresor.Nuk e shihni çar po bëjnë në Ukrainë.Dhe po mos të jetë Amerika kushedi se çfarë tjetër mund të bëjnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *