• |
ide | kryesore

Juventus dridhet nga frika e përjashtimit europian: Uefa kërkon e merr dokumentat në Prokurorinë e Torinos

-Instant, Sport
Juventus



UEFA kërkoi dhe mori dokumentet më të fundit shtesë në lidhje me llogaritë e Juventus. Institucioni që drejton futbollin kontinental kërkon në këtë mënyrë të hetojë settlement agreement të muajit gusht. UEFA vazhdon të jetë e interesuar për hetimin Prisma. Organizmi i futbollit europian në fakt i ka kërkuar prokurorisë së Torinos dërgimin e dokumenteve më të fundit në lidhje me hetimin ndaj Juventus. Dokumente që tashmë janë dërguar dhe marrë nga UEFA.
Kjo për shkak se organizmi më i lartë evropian më 1 dhjetor ka hapur një hetim të tijin për klubin e Juventus. CFCB (Trupi i Kontrollit Financiar të Klubit) po punon ngushtë me autoritetet italiane. Ata duan të sigurohen që pasqyrat e fundit financiare të Juventus të jenë të sakta. Kjo pasi më 23 gushtin e kaluar, klubi i Juventus ka lidhur marrëveshje me UEFA-n pikërisht mbi bazën e buxheteve të viteve 2019, 2020 dhe 2021, që janë në qendër të hetimit penal.

Lexo më tej: Opinioni ndryshe i Corriere dello Sport për ‘kartën Covisoc’: “Një autogol nga ana e Juventus”

ÇFARË DO TË THOTË KJO PËR JUVENTUS

Hetimi në nivel evropian nuk është i lidhur në asnjë mënyrë me atë të FIGC. Me përjashtim të shkëmbimit të dokumenteve. Prandaj, dënimi i marrë nga Gjykata e Apelit nuk do të ketë asnjë ndikim në vendimin që do të merret në nivel evropian. Për Juventusin ky është një front i dytë beteje. Pikërisht nga ky front i ri mund të vijë pezullimi i klubit nga garat evropiane. Ndoshta edhe një bllokim i merkatos së transferimeve. Pa harruar masa të tjera që Ceferin mund të vendosë bazuar në rezultatet e hetimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *