• |
ide | kryesore

Konfirmohet romanca e Shawn Mendes me Sabrina Carpenter

Paparazzi, Slider



Janë zbuluar detaje të reja rreth romancës së Shawn Mendes dhe Sabrina Carpenter. Një burim ka treguar për ET se dyshja “po shihen me njëri-tjetrin” dhe kanë kaluar shumë mirë”.

“Shawn dhe Sabrina po shihen. Ata janë shoqëruar shumë dhe janë përpjekur t’i mbajnë gjërat në nivele të ulëta. Ata ishin në një festë ditëlindjeje së bashku disa javë më parë,” tregon burimi. “Shawn është i lumtur.” Burimi gjithashtu sqaroi disa thashetheme romantike rreth këngëtarit të “Stitches”, duke i thënë ET se Mendes jo vetëm që nuk po takohej kurrë me Dr.Jocelyn por edhe gjërat nuk kanë qenë kurrë “romantike” mes të dyve.

Romanca vjen më shumë se një vit pas ndarjes së artistit në vjeshtën e vitit 2021 me Camila Cabello. Shawn foli për ndarjen në një video në Instagram pas publikimit të këngës së ndarjes së vitit të kaluar, “When You’re Gone”.

“Kur ndaheni me dikë ju mendoni se cila është gjëja e duhur për të bërë, nuk e kuptoni gjithë këtë situatë që vjen pas saj”, shprehet ai në videon në Instagram. “Kë të telefonoj kur jam në një atak paniku? Kë të telefonoj kur jam, keq?Është sikur, oh, unë jam vetëm tani. Tani ndihem sikur jam me të vërtetë vetëm dhe e urrej këtë. Ky është realiteti im, e dini ?”Sa për Carpenter, ajo ishte  pjesë e trekëndëshit të dashurisë që përfshinte Joshua Bassett dhe Olivia Rodrigo./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *