• |
ide | kryesore

Tronditet Gjermania/ 12-vjeçarja vritet në pyll nga 2 shoqe të saj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
12



Marrin një kthesë të bujshme hetimet për vrasjen e një 12-vjeçareje në Freudenberg të Gjermanisë. E mitura duket se është vrarë nga dy vajza të saj të moshës 12 dhe 13 vjeç. Këtë e bënë të ditur hetuesit në një konferencë për shtyp. Dy vajzat kanë pranuar krimin e kryer pas goditjeve të shumta me thikë. Viktima e quajtur Luise u zhduk të shtunën teksa po kthehej nga shtëpia e një shoku. Ajo u gjet e vdekur në një pyll të dielën. Nuk dihet ende motivi i vrasjes, por disa media gjermane flasin për hakmarrje pas një sherri. Për shkak të moshës, nuk do të ngrihet padi penale për dy vajzat.

Florian Locker, i komisariatit të Koblenz sqaroi se 2 vajzat kanë treguar se janë autore të krimit. Ky ishte konkluzioni i bërë pas dëshmive të gjata gjatë marrjes në pyetje, e kryer nën mbikëqyrjen e psikologëve dhe në prani të prindërve të tyre. Dy vajzat e pranuan përfundimisht vrasjen dhe deklaratat e tyre u vërtetuan nga disa prova. Autoritetet shpjeguan se, duke pasur parasysh moshën e dy vajzave të reja, nuk mund të jepeshin detaje të mëtejshme për mënyrën e vrasjes.

Kërkimet për armën e vrasjes vazhdojnë. Prokurori e ka theksuar vazhdimisht delikatesën e çështjes, pikërisht për shkak të moshës së viktimës dhe autorëve. Sipas një raportimi të së përditshmes “Focus”, motivi i krimit mund të jetë hakmarrja për një ngacmim të Luise ndaj njërës prej vajzave të tjera. Por e vetmja gjë e konfirmuar deri më tani është se dy vajzat shumë të reja kanë rrëfyer vrasjen pasi janë marrë në pyetje. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Lere gjermanine po shih shqiperine.
    3.000.000 fryme dhe baderdi.
    Dite per dite vetem ngjarje te renda me vdekje.
    Kamarjerja e shkrete vritet ne mes te qytetit me kallash. Me e fundit kjo.

    1. Eja ne Amerike ri dhe so te dujet Shqiperia parajse nga Krimi. Vetem ne Ohikadelphia deri tani ka 1500 vrasje dhe 7000 plagosje pa llogaritur rrahjet, grabitjet, perdhunimet

    2. Eja ne Amerike ti dhe do te duket Shqiperia parajse nga Krimi. Vetem ne Philadelphia deri tani ka 1500 vrasje dhe 7000 plagosje pa llogaritur rrahjet, grabitjet, perdhunimet ose vjedhjet

  2. Nuk kane faj femijet por industria e lojrave. Lojrat me te famshme per femije jane vec me dhune, vrasje, arme , gjak… lehtesisht te aksesueshme.
    Pa ndaluar kete industri vdekjeprurese nuk ka derman. Me keq do behet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *