• |
ide | kryesore

Video/ Dy penallti autogol e barazim me 10 lojtarë: Kastrioti e provoi, në gjysmëfinale shkon Tirana

-Instant, F1, Sport, Video
Tirana



Një ndeshje që ishte e vendosur që në takimin e parë, por që rezervoi surpriza e momente emocionuese. Tirana barazon 2-2 me Kastriotin në cerekfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë, duke u kualifikuar falë 4-1 në vajtje. Ashtu si pritej, të besuarit e Orges Shehit nuk e vunë në diskutim kalimin në katër më të mirët e kompeticionit.

Në stadiumin “Selman Stërmasi” bardheblutë patën mundësinë të rreshtonin linjat e dyta dhe t’i jepnin minuta të rëndësishme edhe Kristal Abazaj, i kthyer pas dëmtimit. Kastrioti në anën tjetër nuk kishte ndërmend të sforcohej në një front që nuk i interesonte. Krutanët e kanë mendjen te mbijetesa dhe Tirana e shfrytëzoi. Sfida u zhbllokua shumë shpejt nga Hasani në minutën e 13’. Sulmuesi përmirësoi shifrat personale sezonale, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Para se skuadra e Çelës të tentonte reagimin, erdhi dyfishimi kryeqytetas. Në minutën e 24’ Najdovski dyfishoi shifrat, duke u treguar i saktë brenda zonës.

Lexo më tej: Video/ Tirana di të shënojë, por ka pak sulmues. Hasani i merr fronin Xhixhës: “Më vjen keq, por nuk ndalem”

Gjërat u komplikuan edhe më shumë 4 minuta nga bilbili i dyfishtë me Arapin që ndërhyri keq ndaj Isenit. Karton i kuq pas rishikimit me VAR dhe Kastrioti me 10 lojtarë u mundua të luajë lojën e tij në pjesën e dytë. Tirana u tregua ngelizhente, edhe pse nuk i interesonte më rezultati. E atëherë krutanët barazuan. Autogoli i Isenit në të 73 i dha shpresë miqve, që vendosën ekuilibrin në të 82’. Ajazi shënoi me penallti një gol që nuk e pengoi Tiranën të kualifikohet për herë të 37 në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *