• |
ide | kryesore

113 mijë euro në makinën luksoze, zbardhet dëshmia e policit të RENEA-s

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
RENEA



Është zbardhur dëshmia e Altin Morinës, shefit të stërvitjes tek reparti i RENEA-s, në makinën e së cilit policia gjeti 113 mijë euro, paund dhe lekë.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson ekskluzivisht se në dëshminë e tij, Morina ka thënë se paratë janë të ligjshme dhe janë tërhequr nga banka nga një mik. Ai ka deklaruar se nuk ka kryer asgjë të jashtëligjshme dhe se nuk është pjesë e ndonjë grupi kriminal.

“Paratë janë të ligjshme dhe vijnë nga një biznes. Janë tërhequr në bankë dhe i kam marrë për hallet e mia tek një mik. Nuk kam kryer asgjë të jashtëligjshme dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal”- ka thënë Morina.

Ai u vu në pranga mesditën e djeshme në zonën e Kodrës së Diellit pasi makinën “Audi” me të cilën po lëvizte e kishte shndërruar në një bankë lëvizëse.

Në sedilen e parë të pasagjerit ai kishte fshehur të mbështjella me qese marketi rreth 113 mijë euro, lek dhe paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia ra në gjurmë të tij pas të dhënave të grumbulluara në rrugë operative ku u sinjalizuan se në makinën Audi po transportoheshin para me origjinë të dyshimtë.

Pas ndalimit të saj forcat shqiponja u përballën me kolegun e tyre që u detyruan ta vendosin në pranga për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës.



3 Comments

  1. Parate nuk jane te tijat, i a ka marre borxh Xhaxhaitne USA, te ALDA KLOSIT (kusherire e Ministrit dhe e CENOS se Tatimeve), se ashtu kishte nje hall. Me poshte nr. tel. i Xhaxhait +191694545454, per cdo hallexhi, qe kapet me miliona, thesi me €, $ gati, KAQ!

  2. Media e Brukselit nxjerr dokumentat: Monika Kryemadhi u financua nga njerëzit e Putin, Rusia po përdor çdo mjet për të kontrolluar Ballkanin,mbas fitores se revolucionit demokratik te salihut shpellkaret e cecenet pa vule,kete e meritojne sepse jane rrace pa vule njelloj si salihu,qe hyri si komunist i devotshem dhe iku si vulehumbur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *