• |
ide | kryesore

Georgina Rodriguez rikthehet në Spanjë pa Ronaldo-n

-Instant, Paparazzi, Slider



Georgina Rodriguez pritet të kthehet në Spanjë pa Cristiano Ronaldon, por vetëm për një kohë të shkurtër. Megjithatë, modelja është e lumtur në Arabinë Saudite me partnerin e saj, por ajo ka disa biznese personale për të ndjekur në Evropë.

Rodriguez  është ftuar të marrë pjesë në programin ‘El Hormiguero’ në televizionin spanjoll. Vizita e saj është pjesërisht për shkak të promovimit të vazhdueshëm për sezonin e dytë të ‘Soy Georgina’, i cili do të publikohet në Netflix më 24 mars të ardhshëm. Intervista do të transmetohet më 22 mars. Mbetet për t’u parë nëse në atë intervistë Georgina do të ketë diçka për të thënë edhe për Cristiano Ronaldo-n.

Kujtojmë se futbollisti në janar vendosi të largohej nga Evropa për herë të parë për të luajtur në Arabinë Saudite. Përveç kësaj, do të jetë një mundësi e mirë për të parë se si është marrëdhënia e tyre pasi disa media raportuan për tradhëti nga ana e futbollistit. Mirëpo, Georgina e ka treguar mbështetjen e saj ndaj futbollistit portugez në çdo moment pa i dhënë rëndësi këtyre raportimeve./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/12/27/gjithcka-dua-per-krishtlindje-eshte-nje-rolls-dhurata-e-georgina-rodriguez-per-cr7-vlen-350-mije-euro/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *