• |
ide | kryesore

Rabiot në super formë, ish-trajneri Casanova i zbulon planet: “E njoh, po vlerëson të shkojë në Premier League”

-Instant, Sport
Casanova



Ish-trajneri i Adrien Rabiot në kohën e Toulouse, Alain Casanova, foli për TuttoJuve për të ardhmen e mesfushorit. Kontrata e francezit me Juventus skadon në fund të sezonit e bardhezinjtë po tentojnë të rinovojnë. Sipas ish-trajnerit të Rabiot, lojtari mund të mos e zgjasë eksperiencën bardhezi dhe, përkundrazi, ka në mendje destinacionin e tij të ardhshëm.

“Ai ka luajtur në një Botëror të shkëlqyer dhe po e konfirmon veten në këto nivele – tha Casanova -. Pjesa e dytë e sezonit me Juventus është vërtet e jashtëzakonshme. Unë gjithmonë kam menduar se ai kishte potencialin për t’u bërë një nga mesfushorët më të mirë në botë. Ai është një djalë i fortë, teknikisht i aftë për të bërë mirë në çdo repart të fushës. Është shumë i mirë në rikuperimin e topit dhe i aftë për të shënuar gola. Ka gjetur një trajner që beson shumë tek ai, kjo më bën të lumtur”. ka thënë ish-trajneri i Rabiot, Casanova.

Për të ardhmen e tij dhe rinovimin me Juventusin, Casanova i ka idetë e qartë. Ndoshta edhe më shumë se vetë Rabiot: “Nëse do të isha trajner i Juventus, nuk do të doja kurrë të privohesha nga një lojtar i këtij niveli. Ai është kaq vendimtar, i talentuar, shumë i mirë për të shënuar dhe asistuar me një vazhdimësi të caktuar. Do të doja absolutisht ta mbaja. E ai e meriton rinovimin. Mendoj se rinovimi i Adrien për bardhezinjtë do të ishte një avantazh i madh për sezonin e ardhshëm. Sinqerisht, nuk e di nëse ai do të rinovojë kontratën me Juventus. Për sa e njoh unë, mendoj se po vlerëson idenë për të luajtur në Premier League”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *