• |
ide | kryesore

Financial Times: Reputacioni i Ramës është njollosur!

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Imazhi i Ramës në mediat ndërkombëtare nuk është më ai i viteve të para në politikë. Financial Times ka dhënë një provë tjetër përmes një shkrimi të gazetarit Marton Dunai. Ndërsa vite më parë, penelat me ngjyra dhe arredimi i zyrës së Ramës zinin një vend të rëndësishëm në raportimet e gazetarëve të huaj, tashmë njollat e skandaleve të keqqeverisjes janë kryefjalë e raportimeve të huaja.

Ndaj në raportimin e gazetarit Marton Dunai për Financial Times nuk mungojnë skandalet e fundit, si ai i McGonigal, amnistia fiskale nën 2 milion euro, fuqizimi i trafikantëve të drogës apo kontrolli i territorit nga organizatat kriminale.

Nga Marton Dunai, FINANCIAL TIMES

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është një nga liderët më properëndimorë në Ballkan, një ish-basketbollist dhe artist që erdhi në pushtet duke premtuar një goditje të pamëshirshme ndaj bandave kriminale.

Megjithatë, një dekadë më vonë, përpjekjet e Ramës për të përmbushur këtë premtim po bëhen gjithnjë e më të parëndësishme, teksa është zvarritur në disa skandale që kanë njollosur imazhin e tij brenda dhe jashtë vendit.

Rama është detyruar të mbrojë reformat që dyshohet se janë miqësore me pastruesit e parave, të shpjegojë se si bashkëpunëtorët e vjetër të qeverisë u përfshinë në hetimet e trafikut të drogës dhe të llogarisë rolin e tij në rrëzimin e një zyrtari të turpëruar të FBI-së.

Lutfi Dervishi, një analist i pavarur politik dhe ish-drejtor ekzekutiv i Transparency International në Shqipëri, tha: “Dëmi më i madh ka qenë në reputacionin ndërkombëtar të vendit. Kryeministri dikur ishte një yll i mediave ndërkombëtare.”

Ai tha se Rama i kishte trajtuar mirë krizat e shumta, përfshirë pandeminë e koronavirusit, “por tani, si një bumerang, befas ai është në qendër të vëmendjes për lajmet negative”.

Fuqia e rrjeteve kriminale në Shqipërinë e Ramës u zbulua në mënyrë spektakolare muajin e kaluar. Policia hoqi qindra kamera vëzhgimi të instaluara nga kriminelët – një operacion i madh spiunazhi që monitoron forcat e rendit dhe rivalët.

Zbulimet u bënë në një sfond jo të lehtë për Ramën, 58 vjeç. Nga një familje artistësh, Rama filloi karrierën e tij si basketbollist, më pas kaloi një dekadë duke pikturuar në Paris para se të kthehej në Shqipëri dhe të hynte në politikë. Zyra e tij ende përmban relike të basketbollit dhe shkarravina të tij shumëngjyrëshe në mure. Si kryebashkiak i Tiranës në fillim të viteve 2000, ai ndihmoi në transformimin e kryeqytetit duke rilyer blloqet e apartamenteve të epokës komuniste me ngjyra të gjalla.

Rama ka mbrojtur përpjekjet e tij për të çrrënjosur bandat: “Lufta kundër krimit dhe trafikimit ka qenë një prioritet për këtë qeveri”, tha ai për Financial Times përmes një zëdhënësi.

Megjithatë, qeveria e tij shkaktoi polemika vitin e kaluar duke kërkuar të ofrojë një amnisti tatimore për riatdhesimin e të ardhurave të huaja të padeklaruara deri në 2 milionë euro, një lëvizje që kritikët thonë se do t’u jepte kriminelëve me të ardhura të larta një leje kalimi falas.

Ligji është në pritje të miratimit parlamentar edhe pse draft-versionet e mëparshme u kritikuan nga BE, në të cilën Shqipëria është një kandidate për t’u anëtarësuar. Qeveria e Ramës ka thënë se ligji do të zbatohet vetëm për të ardhurat e ligjshme. Kjo pasoi skandale të tjera.

Dervishi tha se indeksi i perceptimit të korrupsionit të Transparency International për Shqipërinë ka shkuar “vetëm në rënie” që nga viti 2016. “Kam mbajtur shënim këtë vit skandalet e mëdha të lidhura me korrupsionin. Unë i kam vërejtur një duzinë”, tha ai.

Anëtarë të lartë të administratave të mëparshme të Ramës janë implikuar në çështje droge. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u burgos për shpërdorim detyre për lidhje me një rrjet trafiku.

Mbrojtësit e Ramës thonë se krerët e mëparshëm të qeverive nuk do të kishin lejuar kurrë burgosjen e zyrtarëve të tyre. Por skandali i mbikëqyrjes zemëroi qytetarët e rregullt, shumë prej të cilëve besojnë se qeveria bashkëpunon me trafikantët e drogës.

Këta trafikantë po zgjerojnë shtrirjen e tyre.

Bandat shqiptare janë zgjeruar nga plantacionet ilegale të kanabisit deri te trafikimi i kokainës dhe heroinës direkt nga Amerika Latine dhe Azia. Miliona euro u derdhën në Shqipëri, duke ndihmuar në zhvillimin e pasurive të paluajtshme luksoze përgjatë bregdetit të Mesdheut.

“Bota e krimit po forcohet në një nivel të ri”, tha ish-ministri i drejtësisë Aldo Bumçi, një anëtar i Partisë Demokratike të opozitës. Ai vuri në dukje zhvillimet bregdetare dhe kullat e shndritshme të banimit në Tiranë si destinacion për paratë e paligjshme. “Rrjetet e shpërndarjes rriten, ashtu si edhe pastrimi i parave… kush mund t’i përballojë këto apartamente? Jo shqiptarët e zakonshëm”.

Stili i shkëlqyer i jetesës së gangsterëve në një nga vendet më të varfra të Evropës është në kontrast të fortë me luftën e shqiptarëve të zakonshëm, shumë prej të cilëve zgjedhin të emigrojnë. Një e treta e qytetarëve të vendit jetojnë jashtë vendit, ku emigracioni në Mbretërinë e Bashkuar ka tensionuar marrëdhëniet me Londrën.

Reputacioni i Ramës jashtë shtetit është njollosur gjithashtu nga kontaktet e tij me një zyrtar të turpëruar të zbatimit të ligjit në SHBA, i akuzuar se ka ndihmuar liderin shqiptar për të përndjekur rivalët politikë.

Departamenti amerikan i Drejtësisë akuzoi ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal në janar për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe përfshirje në pastrim parash duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska.

Lexo edhe: Neë York Times: Si i shiti McGonigal shërbimet e tij në Shqipëri!

Lexo edhe: Washington Post: McGonigal i zhytur deri në fyt në pakt sekret me Ramën

Një aktakuzë e veçantë fokusohet në kontaktet e padeklaruara të McGonigal me Ramën dhe pretendimet se ai kryente shërbime me pagesë për shqiptarët. McGonigal akuzohet se ka marrë të paktën 225.000 dollarë nga një oficer shqiptar i inteligjencës dhe më pas ka kaluar informacion nga zyra e Ramës tek autoritetet amerikane. Ata nga ana e tyre hapën një hetim për një lobist me bazë në SHBA që punonte për opozitën shqiptare.

Udhëheqësi i opozitës Sali Berisha, një ish-president dhe kryeministër, pretendoi se futja e tij në listën e zezë nga SHBA në vitin 2021 ishte rezultat i kontakteve të dyshuara të Ramës me McGonigal. Vendimi i SHBA-së, “tetë vjet pasi u largova nga pushteti… bazohet tërësisht në fuqinë lobuese të Edi Ramës”, tha ai për FT.

Rama mohon të ketë përdorur kontaktet e tij me McGonigal për këtë qëllim. Ai vuri në dukje se çështja McGonigal nuk ngriti asnjë akuzë kundër tij dhe tha se ai është “përdorur si kokë turku nga shumë individë në Shqipëri që kanë problemet e tyre të vazhdueshme me sistemin e drejtësisë”.

I dërguari i lartë për Ballkanin i qeverisë amerikane, Gabriel Escobar, tha se Shqipëria mbeti një “aleat solid i NATO-s – një partner i mirë dypalësh”.

Personaliteti i dashur i Ramës i ka krijuar atij lidhje të mira me liderët, duke përfshirë liberalët dhe konservatorët nga lindja dhe perëndimi. Ai mori pjesë në dasmën e tretë të George Soros, si dhe në atë të një vajze të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Por zgjedhjet bashkiake në maj do të testojnë dominimin e kryeministrit në politikën shqiptare. Edval Zoto, një analist i pavarur, tha se Rama po vuante “pasoja në lidhje me mbështetjen popullore dhe opinionin publik”. Ai shtoi megjithatë se “aktualisht nuk ka asnjë ofertë tjetër politike në Shqipëri”, duke qenë se lideri i opozitës Berisha është i sanksionuar nga aleatë të rëndësishëm, SHBA dhe Britania e Madhe.

Partia Socialiste e Ramës kontrollon çdo pushtet vendor, përveç qytetit verior dhe krahinës së Shkodrës. Pranë Malit të Zi, qyteti është vendi ku filloi skandali i spiunazhit.

Oficerët kërkuan të merrnin pamjet nga ato kamera në janar pas një shpërthimi jashtë shtëpisë së një komandanti policie, i cili kishte drejtuar një operacion kundër kultivuesve të kanabisit dhe rrjeteve të trafikut të drogës. Kur gangsterët vendas refuzuan të bashkëpunonin, policia filloi t’i hiqte ata. Më shumë se 500 pajisje u hoqën në të gjithë vendin.

Rama tha në atë kohë se operacioni i policisë ishte “pak si një situatë Catch-22 pasi akuzohemi se nuk kemi marrë masa dhe akuzohemi gjithashtu kur marrim masa”.

Artan Hoxha, një gazetar investigativ shqiptar, tha se kishte parë “dhoma të mëdha kontrolli me shumë ekrane, ku grupet e mëdha të krimit vëzhgojnë”.

“Ata kishin kamera nate, aftësi për njohjen e fytyrës dhe targave. Vetëm policia duhet të ketë kamera të tilla. Madje kishte kamera në pyll për të monitoruar plantacionet e marijuanës.”

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, nga Partia Demokratike e opozitës së Berishës, tha se frika e kriminelëve kishte shkaktuar një eksod. “Ky rajon ka 215,000 banorë, [por] rreth 6,000 largohen brenda një viti. Me atë ritëm, në një dekadë e gjysmë, gjysma e rajonit do të zhduket”.

Duke fajësuar “strukturat shtetërore jofunksionale”, ai tha se skandali i mbikëqyrjes ishte “një pikë në oqeanin e qeverisë sonë të infektuar nga krimi”.

Petriti, një menaxher kafeneje në Shkodër, ishte dakord: “Ajo që duket si korrupsion, ngjan si korrupsion dhe që tingëllon si korrupsion është ndoshta korrupsion… Nuk është çudi që njerëzit po largohen masivisht.”



45 Comments

  1. I lexon Departamenti shtetit apo ambasada ne Tirane, znj,Kimete kete artikuj??

    Apo valixhet do dalin edhe tek ju, sic pritet te dalin qe sherbimet sekrete ruse kane paguar Parlametin Europian shume shpej??

    Faji nuk eshte i Berishes por i makuterise suaj per te mbrojtur nje rregjim mafioz dhe fashiste si ky i Rames.

    1. Po nuk ka nevoje Departamenti i Shtetit te lexoje Lutfi Dervishin.
      Sepse ka ketu ne Shqiperi nja 200 agjente te CIA, te FBI, te DEA, dhe te Financave, qe informojne te gjitha institucionet ne SHBA.
      Dhe keta i kane thene Departamentit te shtetit se Rama e ka mbushur kupen.
      Mirepo nuk kemi me ke ta zevendesojme.

      1. Jo kupën ka mbushur , jo vetëm brekushet “moderne”, por gjithë Shqipërin që kundërmon era qelbësirllëk-krim-drog . Kjo sepse shqiptarët , 45 vjet të zhytur në mutin e qotëlargut , u zhytën thellë të joshur nga muti i përzjer me drogë që ka shije parakrimi të kryemutit grop thithëse shqiptarësh.

        1. Sa të painformuar janë lexuesit e Lapsit.
          Ku ta marin vesh ata lajmin qe është botuar sot në Bruksel, se Monika Kryemadhi është financuar me rubla ruse?
          Hëë, ku ta marin vesh? Ata vetëm Lapsin lexojnë.
          Nuk i lexojnë nja 30 gazeta e portale të tjera që e japin lajmin e REPORTER.
          Mirëpo Lapsi vdes dhe këtë lajm nuk e jep. Nuk e jep, nuk e jep. Lexuesit e lapsit mbeten të painformuar.

          1. Por qe e fishiu me pas, o ti me emer paemer! Apo ti nke ngel aty o trap!

          2. Po pse mo kaq budallej i kujton ti rusët e Putinit si veten tënde që të harxhojnë rublat për të bërë për vete Monikën apo qoftë edhe Bashën kundër SHBA ?
            Po çfarë kanë pasur në dorë drejtuesit e opozitës shqiptare për të bërë pazare me . tendera të fshehta me rublat e Rusisë ?
            Ka dhjetë vite që Rama hap pas hapi ka marë në dorë të gjitha institucionet shtetërore ku lëvrohet paraja e madhe.
            Tashmë është vërtetuar me fakte të përditëshme që Rama për çdo marrëzi e maskarallëk që bën vetë, ja adreson opozitës, e kjo u vulos me skandalin e fundit ku doli botërisht e verteta se ai arriti të blejë një ndër funksionarët më të lartë të FBI amerikane, për të sulmuar Bashën se gjoja paska marë rubla ruse.

      2. Qe Rames po i del era ajo dihet dhe shikohet. Ka plot arsye per te mos e votuar me.
        Por dhe artikuj te tille te ofendojne inteligjencen me nivelin medioker te manipulimit.

        ” Lutfi Dervishi, një analist politik tha : …. ”
        “‘ …… tha ish-ministri i drejtësisë Aldo Bumçi, “””
        ”’ Udhëheqësi i opozitës Sali Berisha pretendoi se ….. ”
        ”’ Edval Zoto, një analist i pavarur, tha se …. “‘
        “‘ Artan Hoxha, një gazetar investigativ shqiptar, tha se …. “”
        ” Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia tha se … “”
        ” Petriti, një menaxher kafeneje në Shkodër ra dakort se … ” .

        Ky nuk paska qene artikulli i Marton Dunai, por nje permbledhje te mendimeve qe kane per Ramen persona qe jane kryesisht kundra tij.
        Duket me shume nje artikull i paguar se sa nje analize e vertete e nje gazetari serjoz.

        1. Po sigurisht që për të vjelë mendimin e opinionit publik të një shteti tjetër, gazetat e huaja do të mbështeten në faktet e mbledhura nga opozita e jo nga era e qelbur që lëshon ndonjë Mero Gëlbaza apo një politikan mediokër si Tao Palla.

      1. Po pse jo, apo vetem spiunimet e delina ficos quhen…

        Lutfija s’ka flejt me kryeministra e ministrat e pd, ne dijenine time,

        delina s’ka lone çun ne ps pa pastru koka peshku

        Siç bot do jua bojn, se kuptoj pse çuditesh

    2. Edi dhe PS fitojn 59 bashki,doktorrsat bashke me alibashsat bashke me anal istat qe ju sherbejn atyre 2 bashki.rama ik ik ik.

      1. Po qe se vjedhin votat, siç kane ba deri tani, ke te drejte, hajdutet i fitojne te gjitha. Por laku sa vjen e sherngohet o miush i bodrumeve te stalles..

        1. Or kokloqe Comte ,saliu ka fituar zgjedhjet vetem 1 here ne 1992 .Gjithe zgjedhjet e tjera I ka fituar dhe I fiton e majta dhe Edi .

          1. Po o gojekarist. Edhe ne 2005, 2009 Rama i fitoi.

    3. Prit te vijë lajmi për kas për alibashen pas nderhyrjea të pritshme te kimete piththarës dhe pastaj do hidhen në sulm fugplasurit

      1. Nuk I plas cari fugs tek shqupsat e krahut te sqifterave apo krahut t pllumave .Jane te gjith klone te saliut.

    4. Rama mund të thotë se dashuron Hitlerin dhe nuk rrëzohet sa kohë ka përpara Berishën dhe Metën; siç dhe do provohet prapë në Maj, prapë në 2025ën dhe prapë e prapë më vonë nëse Berisha nuk ikën.

      Rama e ka bërë punën e vet. Ai është gati për të dalë nga pushteti. Por nuk e len Berisha or vlla.

  2. Kush t’a zëvendësojë?Po ka sa të duash Shqipëria o Emer. Rendesi të jetë i ndershëm e korrekt dhe mbi të gjitha i djathtë në filozofi.Se vetëm të djathta bëjnë shtet dhe zhvillojnë ekonominë.Dhe historia e ka treguar me plot shembuj. Një vend bëhet nga patriotët dhe jo nga hajdutët e kriminelat.

    1. Po ku ka te djatht e te majt ketu te ne. Ketu partit jan si klane mafjoze, ketu vijn e sundojn, as nuk e din se cfar jan politikat e djathta apo te majta. Ky Rama, si i majte, mburrej ne Itali qe ketu nuk ka sindikata. U habiten italianet, si ka mundesi te jet i majt ky. Nga ana tejter punon per oligarket duke shtyp te varferit. Zero politika sociale. Qeveria Berisha beri shum me shum politika sociale, duke filluar qe nga rritjet e pagave dhe pensioneve qe ishin te pervitshme. Ky ka 10 vjet e ka ber vec nja dy rritje qesharake.

    2. Kush është me prejardhje të djathtë o Gimi……….. . SRB që ka qenë sekretar i Partisë Komuniste dhe hante darka në shtëpinë e Enver Hoxhës?
      Apo Tritan Shehu që me kazëm në dorë shëmbi kisha i xhamija?
      Apo Eduart Paloka, i biri i sekretari Byrosë të Partisë Komuniste të ministrisë të industrisë.
      Apo Albana Vokshi, mbesa e Bie Vokshit, familje e privilegjuar e sistemit komunist?
      Apo komunisti Edmond Spaho, apo Klevis Balliu, i biri i gazetarit të Enver Hoxhës?
      Apo ata spiunat dhe bijtë e spiunave?
      Kush, pra kush? I vetmi i persekutuar dhe i djathtë, aty është Enkelejd Alibeaj, të cilin
      gjithë komunistët e PD dhe spiunat e bijtë e spiunave po e shajnë e fyejnë pa doganë.

        1. O i zgjuar! Të djathtët janë në Shqipëri, ish pronarët, ish të përndjekurit, por i përzuri komunisti i të majtës ektreme SRB-i.
          Les Valesa ka thënë: – Komunisti më i ndyrë është komunisti i kthyer në demokrat.

  3. FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU
    FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU FuckEU

  4. Pjese ne kete pisllik ka edhe ambasadori anglez ne Tirane qe i japin femra per te shkruar ne Foren Office qe fajin e ka Berisha dhe Rama eshte yll.

    Plehre te kane ardhur ditet te shkosh si nenpunes ne ndonje vend afrikan.

    1. Evropa ka marr fund, e keqja dhe korruptuara e drejton. Çuditem me ata shqiptarë që akoma ëndërrojnë të futen në Evropë. Asaj t’i rrinë sa më larg të jetë e mundur.

    2. Shume shpejt e kuptuan qe Rama eshte nje mafioz. A nuk e tha Nano qe e mora nga nenurrat e Parisit? A nuk rronte ky me leket qe nxirte nga shitja e ikonave te vjedhura e enderonte te behej nje Vangog apo Picasso?

      1. Piktori zhgaravin do të shkoj në Greqi për të ekspozuar …….. Se mos harrojmë , a e mbylli pazarin me detin para se të qërohet apo kemi edhe “ekspozitën” ?

  5. Na plasi rrocka per financial times. Skan ngel ata tna thone ca mut politikanesh kemi. Te gjith pa perjashtim. I gjati, maloku, koklopa, monatransja

  6. “Dëshmitë tregojnë se Monika Kryemadhi, gruaja e ish-presidentit shqiptar që qeverisi në koalicion me PD-në, Ilir Meta, ka marrë një sërë pagesash në vitin 2017 nga kompani të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës me lidhje të ngushta me Kremlinin, përmes një sërë kompanish offshore.”

    Kështu shkruan portali “Eu Reporter” me seli në Bruksel, teksa analizon përpjekjet e Kremlinit për të fituar influencë e kontroll në rajonin e Ballkanit.

  7. Po boll na hapet barkun me keshtu karlliqesh se pastaj kur keta botojn per Salen i bie ti marrim te gjitha te verteta. Qe situata eshte mut, kjo sdiskutohet po para se te lexoni shkrimin duhet te lexoni dhe burimet ku jan bazuar gazetaret qe jan, Sali Berisha, Spahia, Bumci e ca si keta. Nejse, nuk e them per te mbrojt Ramen se Rama e ka ber mutin mullar me incinerator e te tjera. Per te mos fol per masakren qe i kan ber tiranes bashk me ate ropqirin Veliaj. Po keta qe na vijn si shpetimtar kemi 30 vjet qe i kemi par se cfar mutrash jan, hajdut me cizme dhe vrases. Kan vjedh e kan vra kete popull e tani pa pik turpi kerkoj qe ti votoj populli. mjer ne, kan marr peng dhe opoziten e nuk e len qe te behet forc ndryshimi. E pyten Salen a do jepje doreheqje per hir te bashkimit. U pergjigj Sala, ate o dhe Kim qe un te jap doreheqje po un nuk e jap. Normale qe Kim do ate, USA do ate gje, sepse USA nuk mund te ulet ne tyrez me nje qe e ka akuzuar boterisht si hajdut i madh me gjith familje. Kujton Sala se USA eshte si Sala, qe ca nuk thot e cfar nuk peshtyn e pastaj i lepin prap vet pesthymen e tij (mos harroni ca ka then per Like floririn, se vet ja vuri dhe ate emer, ca ka then per Arben Imamin, Neritan Ceken, Azem Hajdarin, Pjeter Arbnorin e shum e shum te tjer). Keta enverista qe u shperndan neper parti te ndryshme nuk bejn me per ne. Venid eshte ne nje moment qe duhet te lirohet njeher e pergjithmon nga keto skorje tranzicioni. Treshja Rama-Meta_Berisha duhet me se sben te hapin krahun pergjithmon, vetem ateher mund te themi se gjerat edhe mund te rregullohen. Tani per tani jemi ne mes te mutit.

    1. mos ha mut me hartime për salën por na prij ti rrëzojmë të gjithë politikanët e vjetër se qenke shumë, po shumë i zgjuar

    1. Boll ma mate IQ po shif veten. Mos u beni bracalet per tre ropqira, se lat nam. Shof ketu qe shahen nga ropt e shpis per tre mafjoza ropqira. A ka mjerim me te madh.

      1. ti e permene qe ke IQ te larte, ne ndryshim nga shpellaret me IQ te ulet

        asnji tjeter nuk shof te flase me superlativa se sa shume e dashurron veten

        per ata tre mafiozet dakord jam, po qe i gjati eshte burre shtet formues, ate fute atje ke IQ

  8. shum mir qe e botuat kete lajm. Tani meqe jeni te pavarur dhe asnjeanes, botoni edhe ate lajmin e “Eu Reporter” per paret off-shore te Mones. Apo ai nuk quhet.

  9. Media e Brukselit nxjerr dokumentat: Monika Kryemadhi u financua nga njerëzit e Putin, Rusia po përdor çdo mjet për të kontrolluar Ballkanin,mbas fitores se revolucionit demokratik te salihut shpellkaret e cecenet pa vule,kete e meritojne sepse jane rrace pa vule njelloj si salihu,qe hyri si komunist i devotshem dhe iku si vulehumbur

  10. Prandaj e mori gomari i surrelit Liken e Monen ne 2013 e fitoi zgjedhjet me votat e LSI. Pastaj beri Liken kryetar parlamenti. Me pas e beri President. Me mutin e LSI keni qeverisur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *