• |
ide | kryesore

Video/ E hoqi Haaland për të mos thyer rekordin e Messi: Guardiola jep arsyen më brilante përse e bëri

-Instant, Sport, Video
haaland



Erling Haaland me 5 golat kundër Leipzig, në kthimin e 1/8 të Champions League u ngjit në kuotën 33 gola në turneun elitar në vetëm 25 ndeshje të luajtura. Askush si ai ndonjëherë, me 22 vjecarin norvegjez që theu rekordin që i takonte Ruud Van Nistelrooy (31 gola në 34 prezenca).

Një sezon i vërtetë rekordesh për gjigantin e City. Me golat e shënuar kundër Leipzig, Haaland e çoi rezultatin e tij sezonal në 39 gola, nga të cilët 28 nënshkruar në kampionat, 1 në Kupën EFL dhe 10 në Champions League.

Në Champions moderne të inauguruar në 1992-93, vetëm 2 lojtarë kishin shënuar 5 gola në një ndeshje të vetme. Konkretisht Luiz Adriano (në Bate Borisov-Shakhtar 2014-15) dhe Messi (në Barcelona-Bayer Leverkusen 2011-12). Haaland, rekordin e ka me fanellën e Norvegjisë në maj të 2019-ës, kur shënoi 9 gola ndaj Hondurasit. E tani futet me të drejtë në klubin e të mëdhenjve.

22-vjeçari gjithashtu u bë lojtari që arriti 30 gola në Champions League më shpejt se të gjithë. Norvegjezi regjistroi trigolëshin në pjesën e parë dhe shënoi dy të tjera në të dytën. Haaland mund të kishte shënuar gjashtë, por Guardiola e zëvendësoi me argjentinasin Julian Alvarez rreth minutës së 60′.

REPLIKAT PAS NDESHJES

Tekniku u akuzua se e bëri këtë për të ndaluar Haaland të thyente rekordin e Messi. “I thashë atij [Pep] kur dola, se doja të shënoja një trigolësh të dyfishtë. Por çfarë mund të bëj”, tha makina e golit të City pas ndeshjes. Guardiola u akuzua pas ndeshjes se e ndaloi norvegjezin qëllimisht të thyente rekordin e Messi: “Nëse ai e arrin këtë moment historik në moshën 22, 23 vjeç, jeta e tij do të jetë e mërzitshme. Tani ai ka një objektiv, prandaj e bëra zëvendësimin. Nuk e dija këtë për Messi, por normalisht kur ndeshja të përfundojë, dua t’i lë të gjithë lojtarët të luajnë sa më shumë që të jetë e mundur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *