• |
ide | kryesore

Tenderi 2.8 milion euro/ Pse u arrestua kryebashkiakut i Bulqizës, Lefter Alla

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Një tender me vlerë rreth 2.8 milion euro për ujësjellësin e lagjes së vjetër të Bulqizës është shkaku i valës së arrestimeve në Bashkinë e Bulqizës, mes të cilëve kryetari, Lefter Alla dhe vartësit e tij që morën pjesë në manipulimin e procedurave.

Alla, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste për Bulqizën u arrestua bashkë me shtatë zyrtarë të tjerë, mes të cilëve nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës, Enkeleda Lleshi dhe punonjësit Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja dhe Aqif Konesha.

Sipas njoftimit të SPAK, drejtuesit e Bashkisë së Bulqizës ndërhynë që tenderi me vlerë 322 milion lekë të fitohej nga dy kompanitë Egland shpk dhe BE-IS shpk, ndërkohë që punimet u kryen realisht nga një kompani e tretë, OE 2AF Albania shpk.

Kompania që kreu punimet sipas prokurorëve ka lidhje me kryetarin e arrestuar të bashkisë, Lefter Allën.

“Nga hetimi ka rezultuar se për shtetasin nën hetim L. A. me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me proçedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor,” bëhet e ditur nga njoftimi i SPAK.

Lefter Alla dhe të tjerët u arrestua mbrëmjen e kaluar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit me akuzën e falsifikimit të dokumentave. Qëllimi i tenderit ishte rinovimi i rrjetit të ujësjellësit në lagjen e vjetër të Bulqizës.

“Ky shtetas nën hetim në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë,” thuhet në njoftim.

Dy biznesmenët e kompanive që dolën fituese në tender janë lënë në arrest shtëpie.

Lefter Alla është edhe kryetar i Partisë Socialiste në Bulqizë. Ai ka qenë i hetuar më parë nga SPAK pas një video ku dukej duke konsumuar kokainë. Atëherë, Lefter Alla nuk pranoi se ishte ai personi që dukej në video dhe i shpëtoi dënimit.

Alla është kryebashkiaku i dytë që goditet nga SPAK pas atij të Lushnjës, Fatos Tushe që u arrestua për korrupsion./Lapsi.al



13 Comments

  1. Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. thotë:

    Egziston ndonjë RILINDAS pa vepra penale?PS-ja është organizatë mafioze,duhet të shpallet e jashtligjëshme për tradhëti kombëtare,shpopullimin dhe shkatrrimin e Shtetit shqiptarë me vetëdije,mbi 1000 persona të inkriminuar janë dënuar deri tani.Ka ndodhur kjo në ndonjë vend të Botës?
    2019 Arrestohet për drogë djali i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, Enio Alla.
    Pas një sherri në një lokal në Bulqizë mbeti i plagosur me armë zjarri Vangjel Alla, vëllai i Lefter Allës. Gjithë ngjarja ndodhi pas një konflikti me disa persona të tjerë dhe shkak dyshohet se kanë qenë përplasjet mes grupeve kriminale në Bulqizë.
    2020 Video, Lefter Alla duke konsmuar drogë(kokainë).
    SPAK-u pushoi hetimet për ish-kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, ndaj të cilit rëndonin dyshimet për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike, por për PD-në, kjo nuk ishte surprizë.

    1. Nuk te them dot qe ske te drejte , por bulqizaket u arrestuan sepse sot erdhi varlehyi, duhet te kepute aspaku noi varikars pa peshe per propagande

      Futi dhe tabakun mren , jorida si opozita e emeruar versioni 2.0 dhe varlehyi mund te mbushe raportin me genjeshtra, premtime qe sbehen kurre realitet.

      Ti ke te drejte por aspaku kishte shfaqje sot ne cirkun e rames. Kishte ardh varlehi ne cirk.

  2. Keta plehra kane bere aq zullume sa ngado ti kapesh e ngado ti zeshe te ngelin ne dore . Kane vjedhe e po vjedhin aq shume saqe mbjellin vetem vjedhje dhe vjellin vetem para . Duhen ekzekutuar me çap buke ne goje .

    1. PS ,eshte fatkeqesi kombetare,nuk shof SE dikush edhe as Amerika ti largoj nga skena politike,keta Jon bijt e komunistave ,Jon hilegji te mdhej,dinak SI sllavet

  3. E me gjithe cka ndodh perdite ne ate vend duke filluar nga presidenti i vendit ( gjenerali qe shiste bazat e ushtrise) gjatoshi qe cfare ti numurosh me pare e deri tek kryepleqte e fshatrave qe edhe ata nuk lene pa shfrytezuar rastin ( nese i vjen ne dore) sondazhet per zgjedhjet vendore nxjer fitues rilindasit super hajdute. E pastaj ndje keqardhje per ate popull qe nuk di se kush eshte e bardha e kush e zeza.

  4. Per dy vjet gati 80% e drejtuesve te bashkive, ministrive do perfundojne ne burg.

    Aq te madh e kane bere demin.

    Kjo vjen vetem prej arrogances se tyre.

    Mundohen te imitojne kryemafiozin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *