• |
ide | kryesore

Conte përflitet te Inter, Inzaghi nis fërkimin: “Titulli solli probleme ekonomike, unë kam fituar 3 trofe”

-Instant, Sport, Video
Inzaghi



Nën kritika prej kohës, Simone Inzaghi shryu inatin në fund të Porto-Inter dhe sulmoi administrimet e mëparshëm të klubit. Më saktë, ato përpara se ai të mbërrinte në pankinë. Trajneri ka marrë shumë kritika pas humbjes në Picco ndaj Spezia dhe në përgjithësi për ndeshjet e keqadministruara në Serie A, sidomos ndaj skuadrave “më të vogla”. 8 humbjet në kampionat janë shumë për një ekip që luftonte për titullin në fillim të sezonit.

Në këtë pikë Simone Inzaghi u mbrojt kështu: “Tetëmbëdhjetë muaj më parë u thirra për ta rikthyer Interin në 1/8, më kërkuan këtë dhe ne bëmë një punë të rëndësishme. Ndonjë humbje edhe mund të qendrojë. Tani jemi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe është e drejtë t’i shijojmë ato”.

Lexo më tej: Video/ Haaland në historinë e Champions, 5 gola ndaj Leipzig: Porto ndalet nga shtyllat, Inter kualifikohet

Ish-trajneri i Lazio nuk u ndal me kaq. Tani që vendi i tij nuk është më në dyshim, Inzaghi ka hequr disa guralecë nga këpuca: “Nuk kam asnjë revansh për të marrë. Në dymbëdhjetë vitet e fundit klubi ka fituar një titull, që ka shkaktuar disa probleme ekonomike”.

Pas këtij sulmi të mbuluar ndaj menaxhimit të Conte, Inzaghi ka dashur t’i japë vlerë punës sw tij: “Në tetëmbëdhjetë muajt e fundit ka fituar tre trofe. Ka fituar një Kupë Italie, dy herë Superkupën dhe tani është në çerekfinale të Champions League. Do të flas kur të kem dëshirë, i detyrohem vetes dhe familjes time”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *