• |
ide | kryesore

Kryemadhi u përgjigjet akuzave se mori para ruse në 2017-ën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kryemadhi



Monika Kryemadhi u ka dhënë përgjigje akuzave të ngritura nga portali EuReporter, që në një artikull të një dite më parë raportoi se ajo kishte marrë para nga kompani ruse në 2017-ën. Në një intervistë për “Opinion”, Kryemadhi u shpreh se artikulli që më pas u hoq ishte i rremë dhe i financuar nga Mirel Mërtiri.

“Mua më vjen çudi që vlerat që kanë vendosur janë vlera qeshakarke, 13 mijë euro, 5 mijë euro. Absolutisht. Vjen si rezultat i shkrimit të zotit Rama në Financial Times. Mua më rezulton që pagesat për këtë shkrim tek Eureporter i ka bërë zoti Mirel Mërtiri.

Po patjetër që e kam këtë informacion. E dyta, unë do t’i drejtohem edhe prokurorisë së Tiranës dhe SPAK që ta hetojë këtë çështje sepse përdorimi i të dhënave personale sikurse ishte dhe ajo e operacioneve plastike, që paguheshin në një servis makinash.

Problematikat që ka mazhoranca është që kanë shkuar tek një portal i lidhur ngushtë me kompanitë kineze përsa i përket situatës së kompanive kineze të lobimit në Bruksel.

Për një gjë më bëhet qejfi që Monika ia ka prishur terezinë Veliajt për inceneratorin e Tiranës. Në ditë paguajnë 100 mijë euro për inceneratorin e Tiranës nga buxheti i shtetit” – tha Kryemadhi. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. – Nëse Bëlind Këlliçit nuk i mjaftojnë 2 milion lekë në muaj rrogë dhe për një javë shpenzon 1200 dollarë, si e shtyn ai pjesën tjetër të muajit?

    – Nëse për sponsorizimet e tij në Facebook janë financim në kuadër të fushatës, kush janë financuesit e tij dhe çfarë shumash i kanë financuar?

    – A është vëllai i tij, financuesi i mijëra eurove që derdhen në llogaritë e Facebook?

    – A e ka deklaruar Këlliçi burimin e të ardhurave në deklaratën e tij të pasurisë pranë ILDKPI?

    – A i paguan ai 11 menaxheret e faqes se tij në Facebook, prej të cilëve 6 jetojnë në Shqipëri, 3 në Kosovë, 1 në SHBA dhe 1 në Gjermani?

  2. o Mona botox, qe akuzoi Kinen per kospiracion ndaj saj per botoxin. Ca thiatro me kete, prit prit se t tjera do dalin, do dali gjith muti sheshit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *